E pamë gjatë ditëve kur gërmohej në gërmadhat e pallateve të shembura në Durrës por të gjithë menduan se bëhej fjalë për një qen të ekipeve të kërkimit që erdhën nga jashtë.
Por jo, ai është ‘Brandi’qeni hero i Policisë shqiptare, zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës
‘Brandi’ është heroi me 4 putra i Policisë së Shtetit, të cilin qytetarët e panë përmes ekraneve që transmetonin live nga vendngjarja ku kërkonte për persona të mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, goditur nga tërmeti. Këtë e bën te ditur Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ai tregon se pasditen e 26 Nëntorit, teksa u ndërprenë punimet me mjetet rënda dhe u fikën mjetet që punonin nën rrënoja, u përgatit dhe u fut në kërkim qeni policor.
Pas kërkimit në pjesën perëndimore të banesës, ku nuk pati asnjë shenjë u kalua në pjesën jugore të objektit. ‘Brandi’ u fut në një tunel, rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit.
Në këtë vend ka ardhur reagimi i qenit, i cili dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.
Ky nuk ishte misioni i parë i ‘Brandit’, pasi ai është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë.
Qenka me i bukur si Sala
Cna bete! prite kur ta nxjere Fevzo Qerosi ne opinion.
Vetem ket qen kemi per drog, rob dhe eksploziv. Po bon dhe fakultetin ke kristali per nuhatje paresh.