Shoqata e Siguruesve: Do të paguajmë dëmet e tërmetit

5 Dhjetor 2019, 22:30Sociale TEMA

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë premton se çdo dëm i siguruar nga tërmeti do të paguhet për çdo të dëmtuar sipas masës së kontratës së lidhur me kompaninë përkatëse.

Në një deklaratë për mediat, kjo shoqatë bën me dije se kërkesat për të nisur verifikimin e dëmeve e më pas dëmshpërblimin e tyre janë me qindra e se fatura është shumë herë më e lartë se ajo e tërmetit të 21 Shtatorit.

Vetëm për dëmet e 21 Shtatorit kompanitë kanë një faturë dëmesh prej 4.5 milionë dollarësh, ndërsa pritet që fatura e 26 Nëntorit të jetë shumë fish më e lartë.

Shoqata siguron se kapaciteti financiar i tregut dhe kompanive të risigurimit që ato kanë kontratë është i tillë që i përballon të gjitha kërkesat.

2 komente në “Shoqata e Siguruesve: Do të paguajmë dëmet e tërmetit”

  1. Bardha says:

    Pse edhe mund te mos i paguaje??? Esht detyrim ligjir ska pse ben deklarate po sigurisht jan msu mos me pagu deme hajdutet dhe bejn kto deklarata koti

  2. petrit says:

    Reklame dhe asgje tjeter.Por nese te gjitha shtepite qe u demtuan te ishin te siguruara?,pervec fatures se kripur,jam kurioz se ku do ti gjente kompania siguruese 300 specialiste terreni per vleresimin e demit ne ndertesa?,sepse nese demi eshte ne 5000 banesa,kontrolli duhet bere ne te pakten 50 000 banesa.pra i bie qe pas 100 vitesh te perfundoje demshperblimi.Nese eshte e nevojshme poilica e sigurimit ,ate ta beje shteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje