Rama, sërish paralajmëron ndërtuesit: Po përgatiten dosjet e pallateve, askush nuk i shpëton dot ndjekjes penale!

5 Dhjetor 2019, 19:55Sociale TEMA

Kryeministri i vendit, Edi Rama, vijon inspektimet në zonat e prekura nga tërmeti. Këtë mbrëmje ai së bashku me ministrin fuqiplotë për përballimin e emergjencës, Bledi Çuçin panë nga afër procesin e pastrimit të inerteve të banesave dhe pallateve në Durrës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa u njoh me punën që po kryhet në terren dhe për destinacionin se ku do shkojnë inertet e banesave të shkatërruara, shefi i qeverisë tha se të gjitha dosjet e pallateve po përgatiten dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësitë penale.

“Të gjitha dosjet duhet të plotësohen për ato aspektet që kanë të bëjnë me ligjin dhe me ndjekjet penale, më të gjitha, se nuk duhet të shpëtojë asnjë nga ata që kanë përgjegjësi”- tha kryeministri Edi Rama.

Qyteti i Durrësit dje dhe sot është shfaqur tërësisht ndryshe, ku qytetarët dhe subjektet tregtare kanë nisur aktivitetin normal duke iu rikthyer plotësisht jetës së përditshme.

2 komente në “Rama, sërish paralajmëron ndërtuesit: Po përgatiten dosjet e pallateve, askush nuk i shpëton dot ndjekjes penale!”

  1. rrema says:

    O EDI BOLL FE FJALEN BURG, NE BURG TE FUT PROKURORIA DHE GJYKATA, MOS U BO MO KEQ SE ENVERI.

  2. Mjerimi says:

    Po pse duhet te beje tellallin ky kryeminister!
    Ky sikur thote qe nuk jam as gjykates e as prokuror dhe pastaj ka 7 dite qe kercenon me burg te gjithe!
    Leri burgjet o artogant i pa fre,por bej detyren tende!
    Duket qe te djeg ndonje gje qe ke bere dhe bertet di si frikacaku ne pyll!
    Ti nuk je per kryeminister !
    Ti je fatkeqesia jone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje