Tërmeti: Bashkia e Tiranës miraton bonusin e qirasë për 554 familje, ja lista e plotë

5 Dhjetor 2019, 21:02Sociale TEMA

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e sotme bonusin e qirasë për 554 familjet e para, shtëpitë e të cilave janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmetit.

Pas përgatitjes së dosjeve në një kohë rekord, Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur kalimin e listës së parë të familjeve të prekura nga tërmeti i javës së shkuar që kanë aplikuar për bonos qiraje me kushtet e tregut.

Masa e bonusit të qirasë është përcaktuar në bazë të njësive të banimit. Të gjitha këtyre familjeve bonusi i qirasë do ti kalojë që gjatë ditës së nesërme në llogaritë e tyre bankare.

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës do të vijojë të miratojë listat e tjera për të gjithë ata që po aplikojnë për tu trajtuar financiarisht për përballimin qirave të apartamenteve në Tiranë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje