Dedikimi prekës i Greg Ramës: Zemra e një mashkulli i ngjan shumë detit

6 Dhjetor 2019, 11:43Sociale TEMA
Dedikimi prekës i Greg Ramës: Zemra e një mashkulli i ngjan

Pak orë pasi Shqipërinë e kishte goditur tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe po rritej pak nga pak numri i viktimave, përmes një postimi në Instastory, djali i kryeministrit Rama, Gregu shkruajti se kishte humbur një person të afërm dhe familjen e saj nga tërmeti në Durrës.

Bëhej fjalë për Kristi Reçin e cila humbi jetën në rrënoja me prindërit dhe vëllanë.

Media italaine dhe ajo amerikane shkruan më pas duke e cilësuar vajzën e re si të fejuarën e djalit të kryeministrit, lajm që e kishin konfirmuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë.

Vetë Rama kur u pyet dy netë më parë nga gazetari italian në emisionin “Porta e Porta” të Bruno Vespës, e pranoi për herë të parë se Kristi ishte fejuara e djalit të tij Gregor Rama, shkruan panorama.

Ai tha se nuk reagoi publikisht për këtë, pasi të gjithë viktimat e tërmetit ishin njësoj për të.

Ndërsa Gregu, ka bërë një tjetër postim në Instagram, ku ka veçuar një nga shprehjet në anglisht të Van Gogut.

Zemra e një mashkulli i ngjan shumë detit, ka stuhitë e tij, ka baticat e tij dhe në thellësi ka xhevahirët e tij gjithashtu“, shkruan ai në “Insta Story”.

3 komente në “Dedikimi prekës i Greg Ramës: Zemra e një mashkulli i ngjan shumë detit”

  1. boston says:

    U PREFTE NE PAQE.

    1. vang says:

      U PREFTE NE PARAJSE.

  2. Tirana vitet “80 says:

    Zemra Juaj do jete nje kala e mirefortifikuar besoj, ku vetem”Virtytit” mund ti Hapen Portat e se Vertetes..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje