Reshjet e borës, ARRSH informon mbi situatën e akseve rrugore në zonat malore

6 Dhjetor 2019, 12:46Sociale TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar së në segmentin Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës është bërë trajtimi me kripë në vende të veçanta dhe tashmë ky aks është i kalueshëm për mjetet.

Gjithashtu sipas njoftimit në të gjitha akset rrugore në zonat malore ku ka pasur reshje bore nuk ka probleme me qarkullimin.

ARRSH ka bërë me dije se situata po monitorohet dhe kontrollohet vazhdimisht falë grupeve të punës së mirëmbajtjes që janë në terren dhe në gatishmëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje