Tërmeti, Austria dhuron 600 mijë euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara

6 Dhjetor 2019, 13:43Sociale TEMA

Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke vënë në dispozicion 600,000 €, për rindërtimin e banesave të shkatërruara apo dëmtuara.

Marrëveshja për dhurimin e kësaj shume u nënshkrua në Ministrinë e Mbrojtjes nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe drejtoresha e zyrës lokale të Agjencisë Austriake Për Zhvillim Simone Ungersböck.

Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe shefi i misionit në Ambasadën Austriake në Turanë, Christian Steiner.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet e prekura nga tërmeti, duke rindërtuar ose riparuar shtëpitë e dëmtuara.

Përfituesit kryesorë të këtij donacioni do të jenë kryesisht bashkitë e Durrësit dhe të Tiranës.

Partner zbatues i kësaj marrëveshjeje është Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ndërsa Agjencia Austriake për Zhvillim do të monitorojë gjithë procesin e zbatimit të këtij projekti dhe do të informohet në mënyrë të vazhdueshme, direkt në terren për ecurinë e këtij projekti.

Projekti ka hyrë në fuqi më datë 01 dhjetor 2019 dhe do të vazhdojë deri më 31 mars 2021.

Austria ka qenë një nga vendet e para të Bashkimit Evropian që ka ofruar mbështetjen e saj në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së duke siguruar pas tërmeteve të 21 shatorit dhe 26 nëntorit 2019, gjeneratorë, batanije, krevatë portativë dhe mjete higjeno-sanitare.

6 komente në “Tërmeti, Austria dhuron 600 mijë euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara”

  1. is says:

    U dhurua dhe një banesë 7 katëshe me sipërfaqe kati 500m2, me 4 apartamente në kat, ku mund do të strehohen 28 familje, bashkë vendin e parkimeve në katin nëntokë.

  2. Eno says:

    Bravo juve por,
    Cojani ne llogari ahmetajt se ti firon gjysmat ai pa fillu pune ende.
    Edhe gjysmen tjeter do e vjedhi me ndertuesit… shkurt muhabeti ky vend as 50 mije euro s’ka per te pare nga keto te shkreta ndihma.

    1. Lani says:

      Une mendoj qe Ahmetaj te lere diçka edhe per Gjiknurin se edhe ai per keto pak lek punon e militon.

  3. ardi says:

    Tallni lesht tallni edhe ju se pak I tallin politikanet tone.
    cohu o popull me nje levizje si e studenteve e I vini para te gjithe kasten e dhjere politike.
    Robt ku ti keni qe talleni me ket popull te varfer.

    1. Piro says:

      Austria na ka ndihmuar perhere. Falemnderit Austri!

  4. Henry says:

    Ka kohe ly lajm o idioter gazetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje