Bail out-i i ndërtuesve

7 Dhjetor 2019, 17:42Ekonomia TEMA

Nga Klodian Tomorri

Një nga aktet e brutale të ndërhyrjes së qeverive në tregun e lirë është ai që quhet bail out.

Kjo është situata kur qeveria shpëton me paratë e qytetarëve, kompani të falimetuara, që tregu i lirë i ka dënuar me vdekje, ose kur ble asete që tregu i ka refuzuar.

Zakonisht ky mekanizëm përdoret për të shpëtuar bankat në prag të falimentit ose edhe industri të rëndësishme, siç është ajo e automobilëve në SHBA.

Por edhe kur përdoret për këto raste, sërish bail out-i është perversitet, korruptiv dhe atentat ndaj tregut të lirë.

Plani i qeverisë për të blerë apartamentet stok të ndërtuesve është i tillë. Saktësisht një thikë m’u në zemër që i ngulet tregut të lirë. Po përdoren paratë e qytetarëve për të blerë një mall që tregu e ka refuzuar.

Dëgjova kryeministrin sot të thoshte që nuk ja u blejmë ndërtuesve nëse duan të bëjnë fitim dhe që ne do të vendosim si tavan çmimin e tregut. Për çfarë çmimi tregu bëhet fjaleë?

Sepse po të ishte për çmimin e tregut do ishin shitur ndërkohë ato, nuk do ishin stok. Por për shkak se tregu nuk i do janë aty të pashitura.

Përtej të gjithave, varianti më i mirë do të ishte ai i ndërtimit të lagjeve të reja. Të plotësuara me infrastrukturë, shërbime publike dhe hapësira publike. Kjo do të rregullonte pjesërisht edhe barbarinë urbanistike, veçanërisht në Durrës.

Por nëse qeveria është në presionin e kohës për të strehuar banorët dhe ka vendosur të blejë apartamentet stok të ndërtuesve, atëherë tavani maksimal i çmimit duhet të jetë kostoja fiskale.

Ndërtuesit duhen thirrur të garojne kush e ul me shumë çmimin nga kostoja fiskale. Madje edhe kostoja fiskale është shtrenjtë për një mall që ka mbetur stok.

Por çdo çmim mbi koston fiskale është korrupsion dhe marrëveshje e pistë për të shpëtuar me para publike asete dhe kompani që tregu i ka nxjerrë jashtë.

20 komente në “Bail out-i i ndërtuesve”

  1. Student says:

    Stok. Stok. Dmth mall qe qe ble kush. Jaahte kohe e jashte tregu . Dmth stof qe nuk shitet me meter linear po me kg. Kjo per shitsin wshtw tamam kap c te kapesh. Njelloj ai te martosh plaka qe s jane te reja. Po ne shqilperine tone nuk ka koncepte ekonomike te tilla.njesoj policia do gjoba jo rregull ligj.

  2. lesh e li says:

    Shume drejte. Ndertesat qe si pranon tregu leri te vdesin. Ato Jane ndertime rremuje.

    1. Llaman says:

      Apartamentet nuk jane shitur deri tani sepse nuk ka kerkesa. Kjo nuk dmth se ato jane jashte standartit. Blerja tyre eshte nje model i shkelqyer se si nje vend zgjidh krizen e termetit dhe cbllokon asete te vdekura.

  3. Niko says:

    Shumë e drejtë.

  4. is says:

    Aspak normale nuk do të ishte blerja e apartamenteve stok me çmimin e tregut të lirë. Në koston fiskale duke aplikuar edhe amortizimin për vitet nga koha e ndërtimit do të ishte marrëveshja më e mirë, duke mos harruar se edhe ato ndërtime i përkasin periudhës para tërmetit.
    E megjithatë më e mira do të ishte ndërtimi i lagjeve të reja të premtuara, për të parë edhe modelin e ndërtimit në zbatim të kondicioneve urbane të një lagjeje, duke e lënë pak mentalitetin e ndërtimit ku të mundesh.

  5. Neveri says:

    Per keto pune Rama eshte mjeshter i pazareve me ndertuesit!
    Hiqet si engjell,por eshte nje djall i vertete!
    Bravo gazetari per shkrimin se i ka rene ne plage problemit!
    I gjithe dyshimin e shton vete Rama,se ai nuk ka lene specialistet,ministrat e linjes,por merret vete per cdo gje!
    Kjo tregon se ai eshte vete pazarxhiu i vetem dhe nuk do qe te veproje shteti,por individi me pushtet!
    E pame edhe kur mbante tabletin qe u tregonte qytetareve se si te kerkonin ndihme,sikur ky ishte specialist edhe ne fushen kompiuterike dhe se ata qe i kishin bere keto programe nuk ishin te zote edhe te jepnin spjegime publikut!
    Nuk e di,por po te vije puna per pastrimin e wc-ve a do te dale vete Rama me kove a lecke ne dore te fshije ato?
    Turp i madh per kete kryeminister!
    Edhe Osman Gazepi ka qene me dinjitoz se ky sharlatan!
    Nuk e shohim dot ne tv,se komunikon si adoleshent i pa pjekur dhe harbut!
    Behet fjale per ndertime,por nga qeveria nuk del njeri qe te merret me kete pune,se nuk ka ministri Ndertimi,por vetem ajo e Infrastruktures e Ballukut,qe merret vetem me pazaret e PPP-ve te rrugeve ku del leku i madh!
    Bile edhe Balluku nuk u muarr fare me termetin,por u muar me ndertimin e nje shtepie ne Vore ku shkoi Rama dhe Veliaj per foto imazhi!
    Mallkuar qofsh o Rama qe e ke katandisur qeverine kokoshi nje thele!
    Edhe se cfare do behet,nuk flet asnje minister,por vetem Rama,sikur ky eshte me i dituri mbi dhe,ndersa te tjeret jane …KUKULLA!

    1. artan kurti says:

      O NEVERI mos harro se shume pallate jane ndertuar ne zonen e Astirit dhe nuk jane shitur jo se nuk jane sipas kushteve por se cmimi nuk i afrohet zones.Sa per kryeministrin mos flasim fare se po te ishte S.B do merrnin shperblimin e permbytjeve ne Shkoder kur u hapi portat hidrocentraleve te komunizmit qe jane dhe sot.Mos valle ke pare ndonjehere reagim me te mire se kete here ne 30 vjet Demokraci qe i thencin.Prandaj mendohu para se te shkruash,dhe jo me Parti por me Zemer.Sa per arogance ose si femije kuvendi behet sipas vendit.TUNG

      1. Gamba says:

        Gabohesh Artan ne arsyetimin tend!
        Ne lagjen nr.14 qe perfshin Astirin dhe Yzberishtin(KMY) ka shume ndertesa 10 kateshe pa shitur dhe arsyeja e vetme eshte se bashkia e Tiranes i ka diskriminuar banoret e kesaj lagje njelloj sic ka bere dikur klika Tito-Rankovic me kosovaret!
        Kryebashkiaku Veliaj,si sundimtar i vertete i bashkise,ka hedhur miliarda leke kryesisht ne qender te Tiranes dhe zonat afer aksit Rinas-Tirane-liqeni artificial,por ne Yzberisht,ku banoj edhe une prej 8 vjetesh bashkia nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,kend sportiv,biblioteke,lulishte,rruget midis pallateve 10 kate jane te pa shtruara,me gropa e balte,plehra e qe rrugace ka plot etj,ndonese ka marre miliona leke ne muaj me taksa vendsore,por qe nuk ka mbjelle asnje peme te vetme!
        Ku i ka cuare milionat tona Veliaj,pervec se per qellimet e tij personale?
        Lindi nipi im,u be per shkolle,por kurre nuk provoi ne lagje te argetohej ne lulishte,kend lojrash apo sportive,por mbeten femijet te shoqerojne te rriturit neper kafene duke luajtur me tableta!
        Ky eshte masakrim qe i eshte bere femijve tane nga bashkia,por qe as duan t’ia dine se nuk i le reklama dhe fitimi i tyre!
        Kjo eshte arsye se pse nuk jane shitur shume shtepi ne Yzberisht dhe Astir!
        Duke pare se bashkia nuk ka reaguar fare per keto probleme,bile as kryeministri,qe i kam derguar email,djali vendosi te shese shtepine e tij dhe te largohej jashte shtetit,ndersa une do ta shes shtepine ne Yzberisht,se nuk mund te pres Veliajn e Ramen ne pangopesine e tyre mashtruese!
        Ja pse ka sot me qindra shtepi pa shitur,por ti i shikon gjerat nga larg dhe flet si e ema e Zeqos maje thanes!

    2. Komentuese says:

      Dmth sipas teje Rama paska lut dhe prit kete termet qe te beje pazare se nuk i bente dot me perpara, e pengonte kush? A ju jeni te lojtur.Ate meritoni ju, Berishen!

  6. Spartakos Thraks says:

    Varianti më i mirë është të ndërtohen lagje qyteza të reja dhe me shtëpi max 2_3 Kate me oborr dhe parking, por ky plan vonon do kohe te gjate. Qeveria në këtë moment me sa duket ka prioritet strehimin e te dëmtuarve sa më shpejtë.
    Sa për çmimin e shtëpive është shteti ai që e vendos dhe jo privati në raste të tilla. Shteti ka strukturën për të çmuar çdo objekt, inxhinier, normist, llogaritare, etj,keta bëjnë vlerësimin dhe vendosin çmimin.

  7. Sqepari says:

    Ha diskutim. Domatet qe u hodhen se nuk gjeten shitje ne tregun e tejngopur per shkak te mbi prodhimit nuk ishin cilesisht me te keqija se ato qe u shiten!

  8. Rebel says:

    Ne Shqiperi ,qe nga 1990-ta eshte ndjekur nje politike kriminale per levizjet demografike te popullsise dhe lejimin e ndertimeve ne sherbim te politikave populisteThemelet e kesaj politike i vuri antishqiptari S.Berisha dhe i vuri vulen aventurieri E.Rama!
    Ne emer te gjoja te drejtesise sociale dhe fitimit te elektoratit ne bastionet e PD-se,filloi legalizimin e banesave dhe shtesave te pallateve te ndertuara pa leje,duke mos verifikuar cilesine e ndertimit te tyre dhe sot,qeveria eshte e detyruar te paguaje miliardat per rindertimin e tyre ne dem te shumices se shqiptareve!
    Ky eshte nje krim i madh,qe ka nevoje te hetohet seriozisht se eshte me pasoja te medha ne ekonomine e vendit!
    Rama duhet ta paguaje populizmin e tij ne interes te imazhit te tij mashtrues!

  9. Zagora says:

    Politika shqiptare duhet te shkundet nje here e mire qe per ndertimet te hartohet nje Strategji Kombetare,qe te percaktoje te gjitha modalitetet e nevojshme per nje shperndarje te drejte te banimit,punes etj per nje sherbim me te mire per jetesen!
    Sot ne Shqiperi jane boshatisur fshatrat,qytetet e vogla e te largeta dhe shumica e popullit eshte perqendruar ne Tirane e Durres duke krijuar probleme te shumta per gjithcka!
    Kete kompleks mesjetar te te menduari per banimin e ka nxitur vete qeveria Rama,qe per interesat e saj korruptive nuk ka lene asnje meter te teritorit te qytetit te Tiranes pa betonuar duke ndertuar godina 10 kate e me lart,por qe u mungojne te gjithe elementet e tjere jetike te nje zone te banuar si cerdhet,kopshtet,shkollat,lulishtet,kendet e lojrave e sportive,bibliotekat,rruget e shtruara,ndricimi i rrugeve,pastrimi i ambienteve e jo vetem zbrazja e kazaneve dhe caktimi i sakte i adresave te cdo banese e godine!

    Per kete arsye ne Tirane jane grumbulluar 1 milion banore,por cilesia e jetes se tyre,ne vartesui te banimit nga qendra e Tiranes,ku jane derdhur shumica e investimeve per qellime imazhi propagandistik mashtrues ndryshon si nata me diten!
    Nje shembull konkret i kesaj politike diskriminuese te qeverise e bashkise se Tiranes eshte Yzberishti me 50 mije banore e rreth 4-5 mije femije qe mungojne te gjitha keta elementet jetike te jetes se komunitetit,faji i vetem i banoreve te Yzberishtit eshte se banojne ne nje zone ku nuk kalojne turistet,ambasadoret,gazetaret etj ashtu sic ndodh ne aksin Rinas-Tirane-liqeni artificial ku eshte derdhur miliarda nga buxheti i bashkise dhe qe me kete aks mburren se keshtu eshte edhe e gjoithe Tirana!
    Po kleshtu Rama ka vepruar edhe me te gjitha pedonalet e qyteteve ku lagjet ne brendesi jane si para 30 vjeteve!
    Veliaj shkon shpesh ne SHBA,por nuk shkon per te mesuar se si eshte organizuar urbanizimi i zonave te banuara,sistemi perfekt i adresave,i pastrimit te mjediseve,i gjelberimit,i sinjalistikes rrugore,i sherbimit te urgjences mjekesore,i sherbimeve dhe ankesave on line te qytetareve nga administrata vendore e shteterore etj!
    Shembull mund te merret edhe ne hartimin e programeve mesimore te klasave te ulta,te maredhenieve mesues-prinderrt,te aktiviteteve sportive e kulturore ne shkolle etj,qe influencojne ne rritjen e nivelit mesimor dhe edukimin e femijve!
    Ne shtetin e Michiganit ku jam prej 4 muajsh,kam shetitur ne shume qytete dhe zona te banuara ku pervec qytetit te madh yte Detroitit qe ka ndertesa shume te larta,te gjithe zonat e banuara jane te shtrira ne te gjithe shtetin me shtepi e vila deri ne 3 kate,qe u ka paraprire nje rrjet perfekt i rrugeve te shtruara,trotuareve,lulishteve,gjelberimit dhe komplekseve te shtepive te banimit qe u jepet firmave te ndertimit ku jane percaktuar edhe furnizimi i sigurte me energji elektrike,uje dhe gaz!
    Shumica e shtepive te banimit kane ngrohje qendrore ku kombinohet dimer vere energjia elektrike me gazin gje qe jo vetem garanton ngrohjen dhe freskimin normal te te gjiothe baneses,por edhe kursen shpenzimet!
    Matia e shpenzimeve te ujit,energjise elektrike dhe gazit behet nga qendra online!
    Ne se ne Shqiperi do te zbatohet kjo politike demografike,sidomos pas termetit dhe ndertimet,me siguri,qe do te popullohet akoma me shume teritore qe sot jane braktisur dhe jeta ka vdekur!
    Por kjo kerkon nje studim dhe pergjegjshmeri nga qeveria!
    Michigani eshte nje shtet ne veri te SHBA ne kufi me Kanadane ku dimri eshte i ftohte,me debore dhe ngrica,por jeta eshte organizuar e persosur!
    Ndersa ne Shqiperi gjyhet lehte dhe duket utopi qe qeveria te disiplinoje ndertimet sipas nje studimi te rrepte ku shteti te caktoje jo ndetesat e shkeputura shumekateshe,por komplekset e banimit te shtrira ne te gjithe teritorin e vendit!
    Neper supermarkete dhe pika karburanti shumica e sherbimeve kryhen me carda krediti dhe pak cash dhe cmimi i naftes eshte 50% me i ulet se ne Shqiperi!

  10. R. says:

    Po lagjet e reja me ca cmimi do behen?

  11. is says:

    Në duam të ndërtojnë sipas kërkesave të kushteve teknike në fuqi, kosto e ndërtimit ku në të përfshihet edhe vlera e studimit gjeologjik, e projekt-preventivit dhe rrjetit inxhinierik, e pagesës për supervizion dhe kolaudim, duhet të shkojë tek 45,000.00 lek/m2 në qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, ndërsa në Laç do të shkojë tek 43,000.00 lek/m2. Në këtë çmim/m2 nuk përfshihet TVSH.
    Flasim për ndërtime me asistencë teknike brenda kërkesave të ligjit nr.8402, datë 10.09.1998 ” Për kontrollin dhe disilplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar (ndryshimi i fundit viti 2010).

  12. is says:

    Duhet të fillojë epoka kur fitimet e ndërtimeve në Shqipëri të mos e kalojnë koston e ndërtimit të tyre. Vetë shteti për prokurimet publike, aplikon fitim 10% për ndërtuesin, mbi shpenzimet e drejtpërdrejta!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Shume e drejte !!!

  13. Neveri says:

    Per 30 vjet eshte zbatuar politika kriminale demografike e levijes kaotike te popullsise ne kembim te besnikerise ndaj sundimtarit per t’i grabitur votat!
    U vodh toka bujqesore,materialet e ndertimit neper ish nderrmarrjet shteterore,ndertimet u bene pa projekte te licensuara dhe shumica e popullsise u grumbulluan ne aksin Tirane-Durres gje qe ka krijuar pasoja ne te gjitha drejtimet!
    Tirana eshte sot nje GETO me plot kuptimin e fjales,se mungojne ne blloqet e banimit cerdhet,kopshtet,lulishtet,kendet e lojrave,rruget e shtruara,pastrimi 24 ore ne dite e jo thjesht zbrazja e kazaneve te plehrave,bibliotekat,etj,etj!
    Nderkohe jane braktisur shumica e teritorit te vendit,qytete e fshatra te tera te braktisura,toka bujqesore djerr,se qeverise Rama i eshte bere mendja PPP,autostrada,turizem dhe kulmi i turpit do beje edhe 100 fshatrat turistike,kur shume lagje te Tiranes jane sot njelloj si ish kampet e internimit komunist!
    Kudo jetojne njerezit,pra sot qeverise i duhet te shnderroje totalisht politiken anti ekonomike e anti sociale te getonizimit te qyteteve,por zhvillimi i barabarte i te gjithe teritorit te vendit!
    Mjaft me me mburrjet ,mashtruese te autobuzeve elektrike,te bulevardeve e pedonaleve llamburitese vetem ne qendrat e qyteteve,me stadiumet e bukura ne mes te qytetit,kur ai stadium mund te ishte ndertuar ne periferi te Tiranes,prane Top Channelit,ku do dilte nje stadium madheshtor,me te gjithe zhvillimin modern te zones!
    Por jo,ai stadium duhej bere ne mes te Tiranes,sepse atje mund te ngrihej edhe kulla fitimorurese,qe ishte qellimi i vetem edhe i prishjes se stadiumit me te madh e me te mire qe ka patur vendi!
    Nuk u prish stadiumi Dinamo,i ngritur mbi dhe nga te burgosurit,por u prish ai Qemal Stafa edhe per t’i hequr me djallezi emrin e heroit antifashist!
    Mallkuar qofsh o Rama!

  14. ana says:

    Je i pasakte kur thua qe Rama kerkon ti bleje me cmimet e tregut. Dhe per fat te keq te gjithe hartimin e ke ndertuar mbi nje te pa vertete. Turp!

  15. Peza says:

    Duhet t’i jepet fund betonizimit te qyteteve,sidomos te qendrave te tyre me pallate!
    Zonat e banuara nuk duhet te kene vetem pallate banimi,por edhe detyrimisht te gjithe elementet e tjere te jetes ne komunitet si cerdhe,kopshte,lulishte,rruge te shtruara ,kende lojrash e sportive,ndricim rrugor,pastrim mjedisi gjate 24 oreve,uje e drita etj!
    Rasti i termetit te shkunde trute e Rames dhe te degjoje specialistet e urbanistikes e jo te hiqet se ai di gjithcka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje