Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar një takim me drejtorët e përgjithshëm të bankave tregtare dhe përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe iu ka kërkuar që t’ju vijnë në ndihmë të gjithë klientëve që janë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit e që kanë blerë banesat me kredi.
Gent Sejko ka thënë se tashmë bankat duhet të shikojnë portofolet e kredive dhe të mos lejojnë që kjo situatë të shkaktojë ngadalësimin e ritmit të kreditimit të ekonomisë.
Sakaq për të gjithë ata kredimarrës që kanë pësuar dëme nga tërmeti dhe në rastin më të keq kanë humbur banesën e tyre, bankat do të ofrojnë bashkëpunim dhe do të analizojnë situatën me kompanitë e sigurimit.
Bankat kanë deklaruar se po vlerësojnë individualisht të gjithë klientët e tyre kredimarrës të prekur nga tërmeti, për të pasur një panoramë më të qartë të situatës, për të ristrukturuar kreditë përkatëse, nëse do të jetë e nevojshme, pa aplikuar kosto shtesë.
Pra nëse një person duhet të paguajë 5 milionë lekë në 10 vite, banka mund ta zgjasë afatin deri në 20 vite pa marrë përqindje interesi të shtuar.
Po ashtu, si guvernatori Sejko ashtu edhe përfaqësuesit e bankave në shenjë solidariteti po vlerësohen individualisht mundësitë për të kontribuar me donacione të formave të ndryshme.
Duhet ti paguajne agjensite e siguracionit.Mos u mundoni tja fusni njerezve per te ndihmuar siguracionet.Kudo qe ta kerkosh ne cdo vend te botes perendimore nje rast te tille,siguracionet mbulojne komplet demet.
It Teme Sejkua në dy njihet qe eshte kriminel hajdut dhe me i ndyre nga ai bastardi I qelbur Full-Hani qe e shpetuan nga burgu I perjetshem e shoqja gjyqtare me klanin hajdut kriminal në Shqiperi.