Panairi ndërkombëtar i Tiranës: 100 tregtarë nga Serbia konfirmojnë pjesëmarrjen

21 Nëntor 2019, 13:47Ekonomia TEMA

Më shumë se njëqind tregtarë nga Serbia do të marrin pjesë në Panairin e Tregtisë Ndërkombëtar në Tiranë në datat 23 – 26 Nëntor. Brënda pavijonit të Serbisë do të prezantohen 23 ndërmarrje me një shumëllojshmëri produktesh nga sektorët e industrisë, bujqësisë dhe shërbimeve nën sloganin “Energji e re – Zgjidhje të reja”.

Pjesëmarrja e kompanive serbe në këtë panair sjell një mundësi për bashkëpunim midis ekonomive të dy vendeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës të cilat do të hapin derën për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike serbo-shqiptare. Gjithashtu, pjesëmarrja në këtë panair do të kontribuojë në rritjen e tregtisë së ndërsjellë ku kjo e fundit ka shënuar rritje të qëndrueshme.

Të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Serbe dhe Agjencia Serbe e Zhvillimit, ekspozuesit do të prezantojnë programin e produkteve dhe sherbimeve në një stendë prej 224m2. Partnerët e mundshëm ndërkombëtar do të prezantohen me: „Trigano prikolice“ Kragujevac, „Jović Servis i remont“ Bačka Palanka, „Hemotehna“ Subotica, „Tehno market“ Pančevo, „Soko inžinjering“ Beograd, „Adeco“ Novi Sad, „Korali“ Kraljevo, „Moto plast“ Nova Pazova, „Metal VM“ Preševo, „Bio Panon“ Bačka Palanka, „MHS Team“ Čačak, „Costas“ Novi Sad, „Sanders“ Temerin, „Mega plast Jovanović“ Nova Pazova, „Cold Pressok“ Beograd, „Kuč Company“ Kragujevac, „Stan Tech“ Beograd, „MTS“ Severna Mitrovica, „Fruvita“ Beograd, „MTM Sirela“ Čačak, „Van Drunen Farms“ Banatsko Karađorđevo, „Nutriko“ Vranje i Institute of Field and Vegetable Crops “NS seed” Novi Sad.

Panairi ndërkombëtar I Tiranës është një nga eventet më të rëndësishëm të llojit të tij në rajon I cili po mbahet për herë të 26-të duke sjellë ekspozues të ndryshëm nga më shumë se 20 vënde. Kompanitë serbe marrin pjesë për herë të 16 në këtë panair.

Si pjesë e programit të panairit, SCC dhe RAS në bashkëpunim me Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve (EEN) do të organizojë takime midis biznesve më 24 Nëntor ku synon të bashkojë furnizues, klient, partner si dhe vendosjen e kontakteve të biznesit mes palëve cka do të sjellë mundësi biznesi të ndërkufiatare.

Panairi po mbahet në një kohë kur Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një iniciativë për të ngirtur një zonë ekonomike të përbashkët me qëllim integrimin e rajonit. Kjo zonë ekonomike synon të lejojë levizjen e lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit në menyrë që të përmirësohet konkurenca e ekonomive. Afërsia e tregjeve, interesat e ngjashëm dhe nevojat e prodhuesve dhe konsumatorëve nxisin më tëj integrimin dhe kontribuojnë në stabilizimin afatgjatë të rajonit si dhe përshpejtimin e integrimit në BE.

 

2 komente në “Panairi ndërkombëtar i Tiranës: 100 tregtarë nga Serbia konfirmojnë pjesëmarrjen”

  1. mamadu analist says:

    Po mire per tregetaret serb qe jane gati per te ardhur se duan te na helmojne me produktet e tyre ……… kjo nuk eshte risi. por …… hem …. tregetare nga ameriqia dhe grand britania a do vine valle simjet ???!!!!!! Apo neve na duan si kavje per te testuar arme dhe politika te transformimit te njeriut ne majmun per te vertetuar teorine e Darvincit ??!!!!!

  2. Spartakos Thrakiotis says:

    Kush i ka vendosur flamurët në atë mënyrë?
    Nuk kishte flamurë të ngushtë me emblemat kombëtare të Shqipërisë dhe Serbisë (shqiponjat) që të shikojnë lartë,dhe sikur të mos kishte duhet të ishin vendosur siç duhet dhe jo në këtë mënyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje