Veliaj, apel bizneseve: Dhurata që mund t’i bëni qytetit për Vit të Ri është hapja e vendeve të punës

8 Dhjetor 2019, 19:46Sociale TEMA

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve që në prag të festave të fundvitit t’u ofrojnë mundësinë e punësimit të gjithë atyre të prekurve nga tërmeti. Duke folur gjatë takimit falënderues me të gjithë punonjësit socialë dhe vullnetarët për ndihmën e pakrahasueshme që dhanë në këto ditë të vështira, Veliaj theksoi se ky dhjetor do të jetë edhe një muaj punësimi.

“Dua të thërrasim një konferencë të të gjithë bizneseve kryesore të Tiranës dhe ti themi, dhurata që ju do ti bëni këtij qyteti për Vit të Ri edhe për Krishtlindje është punësimi i “x” njerëzve. Pra ne duhet të japim tani edhe listën e njerëzve në fshat dhe në qytet që ju ra tavani, që u ra shtëpia, që e kanë shtëpinë e pabanueshme. Nëse ne arrijmë ta kthejmë këtë krizë në një oportunitet dhe në një mundësi do të jemi realisht fitimtarë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë të rindërtimit të gjithë banesave të dëmtuara si dhe të planit ambicioz për krijimit të lagjeve të reja që do kenë të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

“Unë besoj që çdo krizë është një mundësi, çdo gjë që prishet është shans për diçka që të rregullohet. Kemi një shans urbanistik bashkë me kryeministrin, bashkë me qeverinë të dizenjojmë këto tre lagje të reja. Kemi filluar punën në disa prej këtyre, kishim filluar gjithsesi sepse ishin zona të qytetit që kishin mbetur periferike dhe pa shumë zhvillim dhe unë besoj që tani kemi mundësinë që të shkojmë nga marshi i parë ku i kishim futur këto projekte t’i çojmë në marsh të pestë. Pra është një mundësi në urbanistik, është një mundësi në ekonomi nëse ne këtë e kthejmë në avantazh vitin tjetër që është 100 vjetori i Tiranës si kryeqytet”, theksoi Veliaj.

Ai bëri apel që në këto momente të gjithë të bëhen bashkë për të kapërcyer këtë situatë dhe për t’i dhënë shansin një brezi të ri.

4 komente në “Veliaj, apel bizneseve: Dhurata që mund t’i bëni qytetit për Vit të Ri është hapja e vendeve të punës”

  1. BE"25 says:

    Sa here qe jam i lodhur , hyj ne Tema te defrehem me Lali Erin dhe me iken lodhja nga humori i tij ma i mire se ai i grupit te Vlores apo Cekes nga Berati.
    =
    Rrofte Partia qe na ushqeu, na dha pune dhe ngriti pallate.

  2. Lali 20 %-shi says:

    Ponku te le ti me hap vende pune !
    I ke bere taksat sikur te ishim ne Zvicer.
    Je nje Arsen Lupen i vertete.
    Do zoti ta jep aty ku te dhemb me shume.

  3. Sheshi i Flamurit says:

    Njeriu fallco dhe qe perdoret si makineri manipulimi te qytetarve. U lodh shume per te prishur Teatin Kombetar, por duket qe po deshton. U perpoq te bente tryeza dialogu me grupet e interesit, qe ne fakt ishin te gjithe kliente te tij. Si e si tu mbushte mendjen njerzve qe teatri eshte i paqendrueshem nga ana strukturore, e gjitha qe te merrej toka publike ne nje zone super te shtrenjte dhe te perdorej nga Edi Rama. Firmes Fusha do i jepej nje kocke e vogel sa per sherbimin, llomkat e medha do i merrte poturja korruptivo-jo estetike. Dhe lali ishte aty per lepirjen e radhes. Kur erdhen ne fillim e testuan reagimin e publikut me shpalljen e Projektit te Hyrjes ne Parkun e Liqenit, qe ishte totalisht nje perpjekje per te mbushur me kulla edhe hyrjen e parkut te liqeni nga ana e Korpusit. Publiku reagoj dhe projekti u harrua.
    Ky vend ka nxjerre plote lider te korruptuar, ka edhe nje lider qe i ka lyer duar me gjak(S.Berisha), por ky vemje qe eshte tani eshte nje vrases i ngadalte, ky eshte si diabeti. Ky eshte zoteria me fallco, me i korruptuari, me i padinjitetshmi. Nuk pyet as per nderin e familjes se tij, ai do vetem te behet kryeminister.

  4. Lee lee says:

    Sa boze eshte ky njeri.Cdo njeri normal sa e lexon ose e degjjon ve duart ne koke. Po ska mundesi te jete kaq I ceket. Nuk ka mundesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje