Rama mbledh përsëri Komitetin Kombëtar të Rindërtimit: 261 pallate të pabanueshme

9 Dhjetor 2019, 16:18Sociale TEMA

Është mbledhur për herë të dytë Komiteti Kombëtar i Rindërtimit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Kryeministri Rama e nisi këtë mbledhje duke thënë se aktualisht janë vlerësuar 261 pallate si të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshëm. Kryeministri tha gjithashtu se banesa të pabanueshme janë konstatuar 2030. Pallate me dëme të konsiderueshme dhe të mesme janë 851 apartamente, tha Rama.

Kryeministri theksoi se te pallatet e dëmtuara rëndë po bëhen një punë specifike për të përcaktuar shkallën e rrezikut dhe sipas specialistëve të huaj, një pjesë e këtyre pallateve janë me struktura të padëmtuara, por të rikuperueshme. Në qytetin e Durrësit do të shemben 438 objekte.

Kryeministri bëri të ditur se aktualisht janë në terren 500 inxhinierë. Po ashtu janë edhe 81 ekspertë nga 11 vende të huaja.

1 komente në “Rama mbledh përsëri Komitetin Kombëtar të Rindërtimit: 261 pallate të pabanueshme”

  1. BE"25 says:

    ene pastaj?
    =
    perse nuk diskutojne arken bosh te shtetit analbanez…banda e Rilindjes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje