Ilir Meta i është rikthyer sulmeve ndaj Këshillit të Lartë të Emërimeve.
Ai thotë se bëhet fjalë për një rast tmerrësisht flagrant dhe një cështje që askush nuk mund t’i shmanget.
Sipas tij kreu i KED, Ardian Dvorani ka shpërdoruar detyrën. Meta paralajmëron se do publikojë një video për këtë.
“Prokuroria ka pas edhe cështje të tjera që kanë qenë të lidhura me tërmetin e 26 nëntorit, po kjo është një cështje që askush s’mund t’i shmanget. Jemi të qetë të duruar do bashkëpunojmë ngushtë me Prokurorinë, ky është një rast tepër flagrant.
Pa dashur të vijoj me ketë cështje, se vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme, mund t’ju them se do vijojmë të komunikojmë me qetësi, durim, argumenta me qytetarët shqiptare. Sapo të kthehem do autorizoj Blushin të publikojë spotin e parë për cështjen në fjalë, të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e Kushtetutës, dhe integritetin.” -u shpreh Meta.
Mire o mire po dosja e cia s amerikane eshte gati per ty, pritet vetem rasti I volitshem per te dale dhe po te vuri cia ne shenjester te lepiu miu!
…. ky bibilushi tend po behet viral me idiotesite e tua .Une them se po te perdor o FLORI Iliri .