Popullsia e Greqisë në ulje alarmante

10 Dhjetor 2019, 13:21Rajoni TEMA

Popullsia greke ka qenë në rënie të shpejtë që nga viti 2011, viti i parë në të cilin është regjistruar një normë negative e lindjes që nga viti 1944, deklaroi Stefanos Chandakas, obstetër-gjinekolog, themelues dhe CEO i HOPE Genesis, një organizatë greke jofitimprurëse, që trajton çështjen e niveleve të ulëta të lindjeve në Greqi.

‘’Viti 2017 pati 88 553 lindje dhe 124 501 vdekje në Greqi’’, tha Chandakas, i cili paralajmëroi se popullsia greke do të arrinte në tetë milionë deri në vitin 2050.

Popullsia aktuale e Greqisë është 10 451 862 njerëz, sipas shifrave të fundit të OKB.

Mjeku theksoi se Greqia është akoma e ulët në adoptimin e politikave të lindshmërisë, familjes dhe mbështetjes së fertilitetit dhe theksoi se qëllimi kryesor duhet të jetë krijimi i një ambienti të favorshëm për të mbështetur çiftet e reja për lindjen e fëmijëve.

Rreth 36% e popullsisë greke do të jetë mbi 65 deri në vitin 2050, krahasuar me 6% në vitet 1970 dhe 18-20% të popullsisë së përgjithshme aktuale.

Të dhënat demografike në rënie ndikojnë drejtpërdrejt në numrin e fuqisë punëtore aktive, peshojnë në rrjetin e sigurimeve dhe kërcënojnë përfitimin e sistemit të pensioneve.

1 komente në “Popullsia e Greqisë në ulje alarmante”

  1. Detari says:

    Mos i qani hallin Greqise ju, Greqia u rrit me 1+ mil shqiptare keto 20 vitet e fundit, te gjithe u bene Grek dhe lindin Grek.

    Popullsia e shqiperise sa eshte, 1 mil? Ne shqiperi vetem pleq shikon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje