Ndërtuesi i pallatit të dëmtuar nga tërmeti: Nuk mbaj unë përgjegjësi, por Zoti!

11 Dhjetor 2019, 09:53Sociale TEMA

Jemi në Shkozet, në atë që njihet si pallati 10-katësh pranë drejtorisë së AKU. Grupi i inxhinierëve sapo ka kryer inspektimin dhe e ka klasifikuar të pabanueshme godinën deri në kryerjen e rikonstruksionit të plotë. Situata brenda pallatit është tepër e rëndë. Muret e apartamenteve janë rrëzuar sikur të ishin copa kartoni.

Aty gjejmë edhe arkitektin që ka ndjekur punimet për ndërtimin e pallatit, Erind Cami, i cili është djali i pronarit të kompanisë ndërtuese Er-Ar, Maksim Cami.

“Nga kontrolli rezulton që struktura nuk ka dëme të dukshme, ndoshta për analizë tjetër duhen teste me i nstrumenta, valë jo shkatërruese. Ka dëme të çuditshme, stress në muraturë që nuk e konstaton dot direkt për të vënë gishtin për faj, është i pabanueshëm se ka rrezik për shkëputjen e inerteve”, tregon arkitekt Erind Cami.

Edhe në këtë rast, u vendos nga inxhinierët një inspektim i dytë për të përcaktuar përfundimisht nëse ka dëmtime të strukturës që mund të jenë të padukshme.

“Struktura filimisht në pamje të dukshme tha është OK, tha ka diskordime në raport me projektin se muret s’kanë rënë pa arsye”, tregon Arta Çuni, banore.

Arkitekti i pallatit, që është njëkohësisht djali i ndërtuesit, i gjen arsyet e dëmtimeve të rënda tek furnitorët.

“Unë s’kam fabrikë tulla të kontrolloj si është, unë e blej te një i tretë, që është i lincensuar.

Unë i kam bërë ekspertizën e qëndruar te koka, si shkoj mbarëvajtja e punimeve sipas një kodi që kam në punë, unë s’kam eksperiencë në të tilla raste.

Kush është përgjegjësi ? Përgjegjësi sipas teologjisë është Zoti, po për mua është tërmeti, se pallatin nuk e prisha unë, as tullat nuk i prisha unë, u përpoqa e ndërtova..

Se bëra të prishja tullat e të plagosja njeri, më e rëndësishmja është që në këtë pallat nuk ka as të plagosur, as viktima”, thotë arkitekti Erind Cami.

Disa prej banorëve të mbetur në qiell të hapur, bëhen pjesë e debatit teknik mbi shkaqet që çuan në shkatërrimin e pallatit. Ata kërkojnë përgjigje nga ndërtuesi.

Edhe pallatet e tjerë të firmës Er-Ar kanë dëmtime të një grade të rëndë. Zhvendosemi rreth 300 metër dhe shohim dy pallatet e tjera të kompanisë të shpallura të pabanueshme.

Muret janë rrëzuar dhe fati i ka shpëtuar banorët. Një tjetër pallat aty pranë nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Dy realitete të ndryshme në pak metra.

Top Story, ka siguruar edhe dokumentacionin e Bashkisë së Durrësit për këtë godinë.

Mes tyre, është edhe dokumenti i firmosur nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ku përcaktohet se këto pallate, janë projektuar të përballojnë goditje tërmeti deri në 9 ballë pa pësuar dëmtime.

Tërmeti i nëntorit ishte me magnitudë 6.4 rihter, dhe intensitet rreth 8 ballë.

Pra, intensiteti ishte më i ulët nga parashikimi i dokumentit të firmosur nga Dako, ndërkohë pallatet kanë pësuar dëmtime tepër të rënda.(Top Story)

13 komente në “Ndërtuesi i pallatit të dëmtuar nga tërmeti: Nuk mbaj unë përgjegjësi, por Zoti!”

  1. Detari says:

    pse jo, ashtu tha dhe hoxhe ed rama

  2. Gërmo Tare, gërmo says:

    Bjeri se i bie bukur.
    Dhe si gjithmonë faji jetim.
    Po duke gërmuar do dali se faji nuk është i tullave o trap arkitekt i leshit..por i hekurit pa cilësi importuar nga Ukraina pa EU dhe CE standarte, dhe betoni do dali i Gjushit pa mostra e kampione respektive te rruajtura..
    Si konkluzion një prokurori që duhet të veproj urgjent para se njerzit te çmenden dhe kalojnë në vetgjyqsira

    1. Ilia Toli says:

      Hekuri i Ukrainës është dhe radioaktiv, se janë thjesht hekurishte të mbledhura në zonën e Çernobilit që mund të shiten vetëm në Shqipëri dhe asgjëkundi tjetër. I njëjti muhabet me drithin e importuar. O sa mirë me qenë shqiptar.

  3. lesh e li says:

    Babai investitir, djali inxhinier. Ketu gjithecka eshte kunder blersit. Mer paret dhe ik.

  4. Cdo kush mund te behet avokati i djallit… Ra katermaja mbi njeriun e shkret dhe po presim me pa durim te gjykohet Allahu, Jehovai nga casti ne cast… Ushtria e Don Kishotit qe e ndjek nga pas eshte gati per sulm… I uroj fitore dhe suksese Mjekerrsis se tij, sa me shume shiringa vitin tjeter… Debatet televizize gumzhijne per mjalt… Dhe nje i semur i shkretuar qe degjon Genesis “Land of Confusion” si te vetme ngushellim per ate qe po i ndodhe ne jeten e tij,si te gjithe njerezit e ndershem qe rrijne mesfkartonave 8 kateshe, dhe nje Skluptor me femijen e tij te apasionuar pas okultizmit Satanik… Shpresoj qe kaposhi i detit te mos jete me salmonel ,me shiring brenda… I uroj Shqiptareve termete te mbara… Po e them me gjithe shpirt ,pa poturre pa dorashka fare.

  5. Shqipja says:

    Firma DAKO gjithandej Te varet para sheshit ne mes te popullit Dursak Xhuxhi

  6. Emiljano says:

    Po ku ka njeri te mbaj pergjegjsi ne shqiperi,kur like floriirin e kapen me presh ne dore dhe e dime cfare ndodhi.Jo me disa ndertuesa kaubojse,qe se kane idene nga ndertimi .albanistan hesapi

  7. Zylo says:

    Djale me se e ke marre shkolken e inxhinierise o arkitekt i jesaj demokracie.Se nuk e ke idene se cke futur aty neper ato pallate dhe ben rrolin e budallit.Ky eshte frut i paeade se babes dhe Dakut te Durresit.Per ty thjesht do te shpallim te pafajshem.Ikni ore plehra se i moret ne qafe njerzit

  8. H says:

    Sikur lekët që fitove nga pallati ti kishe çuar tek kishat apo xhamitë, fajin mund tja jepje zotit. Duke marrë lekët për vete, ke marrë edhe fajin. Vetëm për justifikumin prej injoranti, meriton burgun.

  9. BRSS says:

    KETE MOTER QIRIN KALBENI NE BURG

  10. Durrsak 5 breza says:

    Eeee mer gjush dako o pidh motre sa borxh i ke durrsit ti…i Glitch durrsi eshte betonu nga betonu familjes tate….ti do Jeep si kec ta qifsha familjen.

  11. pjeter says:

    Mbajne qe ç’ ke me te pergjegjesi.Struktura duhet te mbaje nje termet edhe me te larte, arkiteti duhet tadije, inginieri duhet ta dije ,duhet ta dine me ç’ materiale duhet bere nhe strukture te perballoje 7,8 balle.Pergjegjesi kane ata qe dhane lejet ne pervende qe diheshin te rrezikshme, strukturat shteterore qe duhet te kontrollonin , sepse eshte miratuar leja e nje pallati ,sepse mendoj se eshte prezantuar edhe projekti.Kush e ka ndertuar qellimisht te dobet me materiae te cilesise se ulet, dhe projekti i tij nuk e lejonte, eshte kriminel dhe si i tille duhet pergjigjet.

  12. Ilir says:

    Pse ke bërë kaq shumë mëkate, megjithëse je goxha i ri ? Zoti këtë herë zgjodhi pallatin tënd dhe të ndonjë tjetri , tepër i mëkatuar, sic edhe ti. Pse nuk zgjodhi Zoti shumicën e pallateve që iu bënë ballë tërmeteve ?
    Po çfaj kishin bërë 51të pafajshmit, që ju mëkatarët ndërtues, projektues, kryetarë bashkish apo komunash, kontrollor teknik e tji. i muarrët jetën ?
    Meritoni, përveç Zotit, që ju përzgjodhi, të ndëshkoheni nga Drejtësia në Tokë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje