Pagat, ligjvënësit në Shqipëri paguhen 88.8% më shumë sesa mesatarja në nivel kombëtar

11 Dhjetor 2019, 18:34Ekonomia TEMA

Shqipëria ka një administratë të mirëpaguar sidomos në nivelet e larta ku pagat e majme qëndrojnë dukshëm më lart sesa mesatarja e pagës në nivel kombëtar.

Statistikat e fundit të pagave të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se grupi i ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë qëndrojnë në krye të piramidës së pagesave kur marrim në analizë pagën sipas grup-profesioneve.

“Gjatë tremujorit të tretë 2019, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 88,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 38,7 % më e ulët.

Paga për grup-profesionin e Forcave të armatosura ka rritjen më të madhe prej 7,9 % gjatë tremujorit të tretë 2019, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa paga për grup-profesionin e të punësuarve si Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë ka rritjen më të vogël, prej 0,7 %.” – vlerëson INSTAT.

Sipas publikimit paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë  gjatë tremujorit

të tretë 2019, është 51.870 lekë, duke u rritur me 3,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. “Gjatë tremujorit të tretë 2019, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 93,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin Bujqësi, pyje dhe peshkim është 29,8 % më e ulët.

Gjatë tremujorit të tretë 2019 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, ka rritjen më të madhe prej 13,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa ndërtimi është i vetmi grup që ka shënuar ulje prej 4,7 %” thuhet në publikimin e INSTAT.

1 komente në “Pagat, ligjvënësit në Shqipëri paguhen 88.8% më shumë sesa mesatarja në nivel kombëtar”

  1. RROFTÉ HASHIM THAÇI says:

    MOS i Hëngshin dhe ju Bëfshin KANCER dhe HELM !! VAFTË në HELL dhe DJALL gjithë këta PLEHRA Politikanë DOBIÇA dhe KARAKURVA të këtyre 29 Viteve HAJDUTÉRI dhe MAFIE !! Këta NUK janë Ligjëvënës , por janë BANDA KRIMINALE dhe HAJDUTË të Degjeneruar . KANCER dhe TUMORE I bëfshin për Familjen Tusha të SHTHURURA , PARATË e Popullit SHQIPTAR !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje