Tërmeti fut ekonominë në “gjendje kome”, mbyllen 850 biznese në Durrës

8 Dhjetor 2019, 11:17Ekonomia TEMA

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi tragjedinë më të rëndë në 4 dekadat e fundit në Shqipëri, me një bilanc tragjik prej 51 viktimash dhe shumë të plagosur, pa llogaritur edhe dëme të mëdha në banesa kolektive e shumë shtëpi private.

Por, edhe biznesi ka pësuar humbje të mëdha.

Madje, kërkohet ndërhyrja e qeverisë dhe e autoritetit të mbikëqyrjes financiare për të dalë nga ajo që mund të quhet si “gjendje kome”.

Ndërsa e gjithë vëmendja e strukturave shtetërore është përqendruar tek sigurimi i strehimit për mijëra banorë të Durrësit shtëpitë e të cilëve janë bërë të pabanueshme, biznesi është lënë tërësisht në harresë këto ditë.

Sipas kreut të Dhomës së Biznesit në Durrës Alban Isteri, deri më tani janë 20 fasoneri me rreth 150-200 punëtorë secili, që edhe sot, në ditën e 12-të pas tërmetit, nuk kanë nisur ende punën, pasi ambientet dhe makineritë janë dëmtuar.

Rreth 850 biznese të vogla janë mbyllur për shkak të dëmtimeve në godinat ku ushtronin aktivitetin, ndërkohë që janë rreth 100 biznese të mëdha që kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Ajo që është më shqetësuese këto ditë është se janë edhe një pjesë e konsiderueshme biznesesh që vazhdojnë të ofrojnë shërbime në katet e para, ndërkohë që katet e sipërme janë kthyer në të pabanueshme.

Për këtë arsye, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë, një ndër kërkesat parësore që i ka parashtruar Këshillit të Ministrave është “koordinimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Shtabit të Emergjerncave për dërgimin e grupeve të ekspertëve për verifikimin e dëmeve në objektet e biznesit dhe certifikimin e godinave  me qëllim rifillimin e punës në mënyrë sa më sigurtë për punëmarrësit”.

Një pjesë e bizneseve që kanë pësuar dëmtime të shumta në godina janë duke kërkuar ambiente të reja me qira, pasi riparimi i dëmeve do të kërkojë kohë, ndërkohë që nisja e aktivitetit duhet të bëhet një orë e më parë, sepse kanë afate kontratash që duhet të respektojnë me partnerët e huaj.

Por ndërsa janë të prekur drejtpërdrejtë nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti, një pjesë e madhe e bizneseve po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore.

Në ditët e panikut që mbërtheu Durrësin, ku një pjesë mjaft e madhe e popullatës u largua drejt qyteteve të tjera, por edhe gjatë kësaj jave, jo të gjithë punonjësit i janë rikthyer punës, pasi një pjese prej tyre u janë shpallur shtëpitë e pabanueshme dhe ende nuk kanë zgjidhur problemin e strehimit.

“Bizneset në jo pak raste po punojnë me 40-50% të kapacitetit të tyre dhe kjo është një kosto e shtuar për ta”, thotë kreu i Dhomës së Tregtisë Durrës, i cili ngre alarmin se nëse nuk ndërhyn shteti me lehtësira fiskale, një pjesë e konsiderueshme e bizneseve do të shkojnë drejt falimentimit në muajt në vijim.

Pranë Qendrës së Regjistrimit të Biznesit këto ditë ka qenë i lartë numri i subjekteve që janë paraqitur për të pezulluar aktivitetin, për shkak të dëmeve të pësuara, apo se godina ku ushtronin aktivitetin është shembur ose ka dëmtime të mëdha.

Në një kohë kur shumë biznese kanë ndërprerë aktivitetin që nga data 26 nëntor, kjo mund të shoqërohet edhe me një kosto të rëndë sociale.

Deri më tani, bizneset në Durrës kanë deklaruar se do t’i paguajnë punëtorët edhe gjatë kësaj periudhe pauze, por kjo do ta rëndojë edhe më shumë portofolin e tyre.

Një fenomen tjetër shqetësues është fakti se edhe para tërmetit të 26 nëntorit, bizneset në Durrës ndjenin mungesën e fuqisë punëtore. Kjo pritet të thellohet edhe më tej në muajt në vazhdim, pasi një pjesë e fuqisë punëtore, të mbetur pa shtëpi pas tërmetit do të tentojë emigrimin.

Nga ana tjetër, një pjesë e punonjësve të dëmtuar nga tërmeti i kanë kërkuar punëdhënësve të tyre paradhënie, për riparimin e dëmeve apo për të marrë shtëpi me qira.

“Të njihen si shpenzime të gjitha donancionet që subjektet u japin OJF-ve të ndryshme apo punonjësve të tyre (jo vetëm ato që bëhen te portali e-albania)”.

Kjo është një tjetër kërkesë që sipas Dhomës së Tregtisë duhet të marrë vëmendjen e qeverisë, pasi ka shumë biznese në Durrës që duan të kontribuojnë për riparimin apo rindërtimin e shtëpive të punëtorëve të tyre.

Deri më tani, qeveria Rama ka deklaruar se do të njohë si shpenzime të biznesit vetëm donacionet që do të bëhen nëpërmjet portalit shtetëror e-albania.

Në një kohë kur situata është mjaft kritike, Dhoma e Tregtisë Durrës kërkon nga qeveria “lobimin nëpërmjet Bankës së Shqipërisë për pezullimin e pagesave të kësteve të kredive për një periudhë një vjeçare”.

Duke iu referuar shembullit të ndjekur nga vendi fqinjë, Itali, në rastin e tërmetit në Aquila, në vitin 2009, apo në Amatrice në vitin 2016, Dhoma e Tregtisë i kërkon qeverisë Rama ndërhyrjen për derdhjen e vlerës së TVSH-së në llogaritë e bizneseve dhe lehtësira fiskale që nënkuptojnë 3 vite pezullim taksash etj.

Kërkesat e Asamblesë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, drejtuar Këshillit të Ministrave:

*Koordinimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Shtabit Të Emergjencave për dëgimin e grupeve të ekspertëve për verifikimin e dëmeve në objektet e biznesit dhe certifikimin e godinave  me qëllim rifillimin e punës në mënyrë sa më sigurtë për punëmarrësit.

*Lehtësira fiskale për bizneset në Qarkun Durrës, duke i pezulluar të gjitha detyrimet fiskale për një periudhe 3-vjeçare, sipas modelit të Italisë, Greqisë, Turqisë ( tatim fitimi, sigurime shoqerore, TVSH, taksa vendore etj).

*Rimbursimin e TVSH për ndërtuesit dhe fasonistët

*Lobimin nëpërmjet Bankës Së Shqipërisë për pezullimin e pagesave të kësteve të kredive pë një periudhë një vjeçare.

*Lobimin nëpërmejt Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare AMF për lëvrimin sa më shpejt të fondeve të biznese të siguruara.

*Pezullimi i aktivitetit për bizneset e dëmtuara për sa kohë zgjat gjendja e jashtëzakonshme ( edhe nëse ka detyrime tek taksat)

*Të njihen si shpenzime të gjitha donancionet që subjektet u japin OJF-ve të ndryshme apo punonjësve të tyre ( jo vetëm ato që bëhen te portali e-albania).

*Organizimi i një Forumi të hapur biznesi ku të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve qëndrore  e lokale si dhe bizneset e Qarkut Durrës.

7 komente në “Tërmeti fut ekonominë në “gjendje kome”, mbyllen 850 biznese në Durrës”

  1. ali says:

    Hajdutet kerkojne te vjedhin legalisht, caktojne edhe se sa dhe si do te vjedhin, rrofte termeti.
    Caktojne edhe kohezgjatjen e hajduterise, te mbrojtur nga shteti, ndaj pasurise se popullit
    Sidomos keto fasonerite qe i shfrytezojne punetoret si skllever, per nje cope buke thate dhe
    me kushte pune skandaloze.
    Kompensimi te behet ne raport me demtimet e ndodhura dhe kohen e humbur per rivenien ne
    pune te prodhimet.
    Nje tjjeter problem i tyre eshte se perse nuk e kane siguruar biznesin?!?!

  2. Flutura says:

    A jane te siguruara bizneset si godina dhe aktiviteti? C’pjese mbulojne siguracionet?
    Si mund t’i kerkohet shtetit te mbuloje humbjet e tyre, pse duhet zhytur e mbytur shteti ne borxhe per te mbuluar humbjet e bizneseve, cfare mund te ndodhe me pjesen tjeter te popullsise qe paguhet nga buxheti i shtetit? Keshtu juve ringriheni me te forte se me pare, pjesa tjeter, mbi 90%, do te vuaje varferine absolute. Nuk jane te tilla ligjet e zhvillimit ekonomik.

  3. Spartakos Thraks says:

    Simbas këtij lajmi del që janë shtuar të paktën edhe 5000 të pa punë. . Qeveria duhet të veprojë në mënyrë urgjente për të tërhequr investitorë seriozë të cilët do të ndërtojnë fabrika të industrisë së lehtë të paktën, hotele, dhe çdo lloj biznesi të prodhimit të produkteve që hap fronte pune për popullsinë. Jo kafene, disko, bar, karburante dhe lavazho makinash. Të ulin përqindjen e TVSH në të gjitha zonat e dëmtuara nga tërmeti. Të mbështesë ekonomikisht bujqit duke u bere lehtësime në çmimin e naftës, insekticideve dhe plehrat kimike. Të shtohen investimet në blegtori si edhe në peshkim. Këto duhet të bëjë Edi dhe qeveria e tij dhe jo të pij kafe Turke ne Stamboll me Erdoganin. Duhet të veprojë sa më shpejt të marrë Lulin dhe të shkojnë bashkë në Bruksel që të flasin me krerët e BE dhe të mos lëvizin që aty pa marrë diçka, tu zënë derën. Nuk është turp dhe nuk ka për tu rënë krenaria akoma edhe po tu luten atyre, se do e bëjnë këtë gjë për të shpëtuar popullin e vet.

  4. ABC KORCA says:

    Nuk ju kuptoj perse e bene teme kete gje kur kryeministri ishte teper i qarte dhe shterues ne planin qe paraqiti.
    Per bizneset e demtuara beri propozime konkrete por ju nuk i degjuat…
    Per puntoret qe kane humbur punen beri propozime konkrete gjitheashtu…
    Ketij(edit) i duhet shkerdhyer ci permban pragu ..se po tallet me tragjedine…e sidomos me tragjedine qe vjen pas.
    Japonise iu desh 5 vjet…llogariteni vete sa do na duhet te vime aty ku ishim…dhe kete e di shume mire kryeminister leshi…por njeri me me fat se ky nuk do kete kaluar nga kjo toke.
    Pergjithesisht…do kalojme nje perdhiudhe 10 vjecare qe te marrim veten
    Vecandisht…dyqanet e lagjeve….FAAAALIIIIMENNNNTUUUAN

  5. gjergji says:

    kush eshte ky idiot qe ka shruar kte artikull????? Ekonomia e nje shteti ne ” komo” sepse ne Durres u mbullen 850 biznese!!!!!!!!Ket shkrim besoj se do ta kete shkruar ndonje nxanes I M.Markut.Ne se do e vleresojme kete shkrim,mund te them se asht shkrimi me I dobet qe kam lexuar ne jeten time me teper se 71 vjecar,Nje shkrim I afte lehtesisht per te semur mendor.

  6. Kjo eshte si puna e tranziscionit politik qe pasoj me emigrime masive… keshtu edhe me pallatet prej kartoni… cdo lekundje si pak nga pak, mund te leviz themelet derisa ndonje e papritur mund te ndodhi… njerezit duan demokraci, e tregojne ne cdo protest, emisione televizive ,komente ne rrjete sociale etj… mirepo dalin qe banesat jane prej kartoni, miliona makina luksoze qe ndosin, kudo shiringa, parat e xhepit plot, mjekerrsia, pllanet e zotit, carterat brith andej ketej, behet vella me te gjith pastaj i versulet te atit per molepsje ndaj vllaut…

  7. Al paci says:

    Sa per ekonomin vitin tjeter rritje kap shifren 7 perqinde, ndertime fule,punsimi qe vejne mbase ndertimi fule. Te pakten 15 lloi biznesesh qe lidhen me ndertimi do 3 fshijn shitjes. Prodhimi i energise do jete 1 fishe me shume, turizmi 10 perqinde me shume, te ardhurat nga emigrantet 20 perqinde me shume. Problemi ne shqiperi ka qen eshte dhe do ngelet kanceri i ekonomis korrupsjoni. Po nuk u cua korrupsjoni ne shifra normal shqipria ska per tu ber kurse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje