Të ardhurat nga emigrantët arrijnë në nivelin më të lartë të dekadës

11 Dhjetor 2019, 08:08Ekonomia TEMA

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur në nivelin më të lartë të dekadës në 9 muajt e këtij viti.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve ishin 520 milionë euro për periudhën janar-shtator, duke shënuar një rritje prej 4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Vetëm në tremujorin e tretë, të ardhurat në formën e prurjeve valutore nga emigrantët shënuan 185 milionë euro. Kjo është periudha kur ka më shumë prurje, teksa emigrantët vijnë në shtëpi për pushimet e verës. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, remitancat ishin 170 milionë euro.

Paratë që emigrantët sjellin tek të afërmit e tyre filluar të binin ndjeshëm pas vitit 2008, duke reflektuar ciklin e emigracionit, sipas të cilit personat që u larguan pas viteve ’90 fillojnë e shkëpusin lidhte me vendin mëmë.

Ato arritën nivelin më të ulët në 2013-n, por më pas fillojnë një rritje tjetër e tyre, duke reflektuar dhe rigjallërimin e nivelit të emigracionit.

Nga viti 2014 rifillojë një valë ikjesh nga vendi, që u reflektua në rritjen e ndjeshme të kërkesave për azil, që kulmuan në 2015-n, me gati 68 mijë në vitin 2015. Më pas tendenca erdhi në ulje, por sërish mbeti e lart ënë krahasim me perudhën e para vitit 2013, sipas të dhënave që publikohen nga Eurostat.

Ndërsa në 9 mujorin e këtij viti është konstatuar një tjetër rritje e kërkesave për azil, me rreth 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një pjesë e tyre arrijnë të integrohen dhe më pas ndihmojnë familjet në Shqipëri.

Krahas azilantëve, po ikin dhe shumë profesionistë, kryesisht infermierë, mjekë, inxhinierë, IT, me Gjermaninë si destinacion i preferuar. Ata që ikin nga kjo kategori kanë një punë të sigurt, me të ardhura relativisht të larta dhe janë potencial për të dërguar para në shtëpi.

8 komente në “Të ardhurat nga emigrantët arrijnë në nivelin më të lartë të dekadës”

  1. kujdesuni says:

    E ç’te rrishe aty kur parate , prona dhe e drejta eshte ne duar te prokuroreve, gjykatesve, gazetareve te meias dhe politikaneve. Aty duhet furtune diktatoriale per te shpetuar ai vend.

  2. kujdesuni says:

    E ç’te rrishe aty kur parate , prona dhe e drejta eshte ne duar te prokuroreve, gjykatesve, gazetareve te meias dhe politikaneve. Aty duhet furtune diktatoriale per te shpetuar ai vend; harrova te thosha edhe te kurvave.

  3. Spartakos Thraks says:

    Po te shikosh vitet e rënies së të ardhurave që dërgojnë emigrantët në familjet e tyre kuptohet qartë se në cilin vend jetojnë dhe punojnë këta emigrantë. Në vitin 2013 ishte kulmi i krizës ekonomike në atë vend, aty jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve të cilët duke qenë më afër vendit kanë mundësinë që të vizitojnë më shpesh dhe keshtu shpjegohet nga vijnë edhe pjesa më e madhe e të ardhurave…. . Ata që shkuan në Gjermani vërtet paguhen me mire por janë shumë pake, por dhe të mos harrojmë se shpenzimet mujore në Gjermani janë shumë të larta….. Me pak fjalë të ardhurat që vijnë nga Gjermania janë të pa krahesushme me të ardhurat që vijnë nga ai vendi tjetër.
    Pyetja : Kush është ky vend?
    Përgjigje : “Është Turqia” se atje është numri më i madh i emigrantëve 0, 0000000000000000000000000000000%

  4. E di vet ti... says:

    Dhe nderkohe ju vampiret e parase ulni kursin e shkembimit te euros me lekun qe te fitoni sa me shume dhe ti rripni sa me shume fakiret qe presin paratw nga jashte dhe fakiret qe punojne me koken ulir per ti fituar atovpar. Ju nderkohe rrini neper kafenera e beni para

  5. Mesatare e ponderuar says:

    Unë hëngra një pulë..
    Ti asnjë..
    Mesatarisht kemi ngrënë nga gjysëm..
    Dy toyota yaris sjellin 6Milion€.
    Mesatarisht shqiptarët kanë sjellë nga 2€ për frymë.
    Nga 1 ne 2 jane rrit me 50%..
    Ça bën matematika….
    O te zgjuarit e bankës..
    Mund te vijnë para te ndryshme dhe sasi te ndryshne ne vend por s’do te thote gje…
    Pasi psh rasti i mësipërm..
    Ju llogariteni totalin..Vari leshte lavatriçeve

  6. Labi says:

    Spartakos ra kjo gjeme e u pame, personalisht jetoj ne Zvicer,e marr sa per 10 ne Greqi, ra termeti Turqia na nderton 500 apartamente,Greqia solli nje ekip emergjenca,sigurisht ja dime per nder,per te tjerat llogarite beji vete,te fala Janulles

    1. Detari says:

      500 dhoma, por sa xhami per fryme?
      Edhe Kastriotit i dergonin flori dhe dhurata turqit, si pas teje ai duhet ti kishte pranur si Ramaogllu jone dhe turqit te pushtonin pa derdhur gjak

  7. dikushi says:

    O Taku i Thrakes ata qe punojne tek ai vendi tjeter ,pra jo ne Turqi mbajne veten nuk i fal kerkush asgje. Une kam njohur njerez qe i kane derguar para shtepise edhe nga burgu. Po po edhe nga burgu kur paguhej me nje minimum per punen me norme ne ndertim . Ne kete rast ti mendon se duhet te falenderoje sistemin e burgjeve per pagesen? Shitja e krahut dhe shendetit te tyre tek greku nuk ishte nje zgjedhje me deshire por nje fatkeqesi. Pse po te kishin mundesi ta shisnin gjetke p.sh. ne Gjermani ke do te zgjidhnin Greqine? Akoma dhe sot i ke njerzit pa dokumenta dhe qe nuk i legalizon shteti grek. Pse sepse i intereson te kete ca skllever hallexhinj qe ti paguaj pak dhe te punojne pa kerkuar te drejta si greket. Keshtu i thuaj Janulles!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje