Tërmeti që “përuli” Ramën përpara Islamit

11 Dhjetor 2019, 09:40Politika TEMA

Prania e kryeministrit Edi Rama në Konferencën Islamike në Stamboll habiti diplomatë, ish-ministra dhe ekspertë, jo vetëm sepse kreu i qeverisë ka qenë dikur një kritik i anëtarësimit në këtë organizatë , por edhe sepse që prej viti 1992 kur u anëtarësua, Shqipëria është përfaqësuar gjithnjë në nivel ambasadori apo zëvendës ministrash.

Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë në cerëmoninë e hyrjes së Shqipërisë në këtë konferencë si president, ndërkohë që si presidenti Ilir Meta dhe Jozefina Topalli kanë marrë pjesë si kryetarë Kuvendi. Që nga viti 1992 e deri më tani, Shqipëeria nuk është përfaqësuar asnjëherë kryeministrash.

Pas shtyrjes për të tretën herë radhazi të hapjes së negociatave dhe ndihmës simbolike prej 15 milionë nga BE-ja eurosh për rimëkëmbjen nga tërmeti, duket sikur diçka ka ndryshuar.

Paralajmërimi i ekspertit amerikan, Alon Ben Meir se Shqipëria ndodhet tanimë në udhëkryq mes Turqisë dhe BE-së mori të dielën kuptim konkret. Ndërkohë që Brukseli ka qëndruar i tërhequr, Turqia por edhe vendet e tjera islamike kanë shfrytëzuar terrenin e lirë dhe “muskujt ekonomikë” për të joshur Shqipërinë në orbitën e vet gjeostrategjike. Turqia ishte shteti që reagoi në kohë rekord për të ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit, me presidentin Rexhep Taip Erdogan që i bëri thirrje të gjithë botës islame t’i vinte në ndihmë vendin tonë.

Dhjetë ditë pas kësaj kërkesë dhe ndihmave të njëpasnjëshme të një sërë vendesh islame, Rama u shfaq në konferencën e vendeve islamike ku falënderoi në radhë të parë Turqinë për ndihmën e jashtëzakonshme pas tragjedisë së 26 nëntorit. Konferenca e nivelit të lartë organizohej në fakt nga Turqia, më qëllimin e vetëm për të mbledhur fonde për rimëkëmbjen e vendit tonë nga tërmeti.

“Faleminderit për sot, që më keni dhënë mundësinë për t’iu drejtuar një forumi kaq special”- tha Rama. “Unë nuk ofroj një ringjallje, por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Më lini t’ju kërkoj falej nëse përsëris veten, por kjo dritë u pa te Turqia. Ajo e provoi se i përmbahet urtisë së saj se nuk braktisi një mik të saj. Për këtë dhe për premtimin e presidentit për të ndërtuar 500 banesa kam ardhur t’ju falënderoj e që të bashkoheni me ne në këtë udhëtim të dhimbshëm”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare përpara liderëve të vendeve islame nga mbarë bota.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në me OBI-n (emri zyrtar i Konferencës Islamike është Organizata Islamike për Bashkëpunim) ka qenë kaq formale sa në kohën e ish-kryeministrit Berisha, vendi ynë është përfaqësuar nga ish-zv ministrja e Jashtme, Edith Harxhi dhe ambasadori ynë në republikën islame ku mbahej konferenca.

Por me ardhjen në qeveri, Zoti Rama e uli aq shumë nivelin e përfaqësimit, sa Tirana zyrtare prezantohej prej vitesh vetëm nga ambasadorë. Kjo pasqyrohet në të gjitha takimet e konferencës përgjatë viteve të fundit, ku vendi ynë është përfaqësuar më nga zyrtarë të ministrisë së Jashtme. Përveç pakënaqësisë së hershme që nxiti tek SHBA-ja anëtarësimi i Shqipërisë në OBI, një fakt tjetër për këtë politikë të

qeverisë” Rama” ishte edhe anëtarësimi i vendit në BE. Shumë deputetë të parlamentit holandez kërkuan që Shqipërisë t’i refuzohej statusi i vendit kandidat Shqipërisë vetëm se ishte anëtare e OBI-t.

Por çfarë ka ndikuar në qasjen e re të qeverisë shqiptare ndaj Konferencës Islame dhe çfarë impakti do të ketë kjo qasje në Bruksel, ku Shqipëria ndodhet përballë një moment delikat për hapjen e negociatave.

Një faktor është pa dyshim ndihma ekonomike e Turqisë dhe vendeve të tjera anëtare të kësaj konference për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga tërmeti.

Si Turqia ashtu edhe vendet e Bashkimit Europian, dërguan ekipe inxhinierësh për verifikimin e banesave, ndihma të rëndësishme për përballimin e krizës humanitare dhe qindra ekspertë që për të ndihmuar popullin shqiptar. Por ndihma e Ankarasë nuk është kufizuar vetëm në në ditët e para, por Turqia ka premtuar mbështetje direkte në procesin e rindërtimit. Duke vepruar shumë më shpejt se vendet e BE, Erdogan mobilizoi edhe donatorët e Konferencës Islamike dhe Bankës së Zhvillimit Islam, duke u kërkuar të “ringrejnë Shqipërinë në këmbë”.

Në një video të publikuar nga kryeministri Rama në “Facebook” Erdogan i referohet në çdo fjali shqiptarëve si vëllezër, ndërsa thotë se dy vendet tona janë mike.

“Konferenca Islamike ka 50 anëtarë. Ne po të kapemi dorë për dore, po të bashkojmë fuqitë, nuk ka rëndësi sasia, shumë apo pak, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë. Kuptohet që dëshirat janë të mira. Ne si Turqi po punojmë, por e dimë që nuk është e mjaftueshme. Ne do punojmë, do të vazhdojmë. Zoti Kryeministër i ka dërguar letra dhe kërkesa shumë vendeve. Shpresojmë të marrin përgjigje pozitive këto kërkesa, sepse ne e kemi ndjerë dhimbjen e këtij tërmeti vite më parë në Turqi”, –deklaroi mes të tjerash Erdogan.

Presidenti turk nuk mundi të qëndronte larg betejës gjeostrategjike me Perëndimin, duke u kërkuar vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë që t’i dalin përballë Perëndimit Në fjalimin e tij në Organizatën e Korporatës Islamike, Rexhep Tayyip Erdogan, sulmoi ashpër Izraelin duke thirrje për unitet islamik, duke deklaruar se të gjitha vendet anëtarë të OBI-së, mes tyre edhe Shqipëria, të konfrontojnë Perëndimin dhe konspiracionin e tij kundër shteteve islamike.

“Turqia ka qenë viktimë e sulmeve terroriste, për shkak të qëndrimit parimor që kemi kundër dhunës në Jerusalem. Është më mirë të mbrohen fëmijët, gratë, të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuar nga kërcënimet perëndimore”, tha ai.

Por a duhet të jetë Shqipëria, si vend që pret hapjen e negociatave, pjesë e një konferencë ku dëgjohen thirrje kundër Perëndimit?

Mes Lindjes dhe Perëndimit

Për shkak të vendndodhjes gjeografike, jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, janë përfshirë në një betejë gjeopolitike mes Lindjes dhe Perëndimit. Ashtu siç kanë treguar edhe zhvillimet e fundit, një ndër aktorët më aktivë në vendin tonë është pa dyshim Turqia.

Shqipëria rezulton duke nisur nga viti 1992 si një nga vendet me të drejta të plota të Organizatës Islamike për Bashkëpunim. Por Parlamenti Shqiptar nuk e ka ratifikuar ndonjëherë me votë një pjesëmarrje të Shqipërisë në këtë organizatë, duke e lënë situatën nga pikëpamja juridike të paqartë.

Sipas gazetarit shqiptaro-amerikan, Ruben Avxhiu, shqiptarët nuk janë të vetmit që shohin një kontradiktë mes vendeve Islame nga Lindja e Mesme dhe Perëndimit .Ai thotë se shqiptarët duan të shkojnë vetëm drejt Perëndimit., të mahnitur pas suksesit ekonomik, por edhe sepse ai simbolizon gjithashtu lirinë dhe demokracinë.

“Lufta mes Perëndimit dhe vendeve islame është debatuar në akademitë më të njohura të botës. Në mendjen e shumë njerëzve dhe jo vetëm në Shqipëri duhet të zgjedhësh mes anëtarësisë në Konferencën Islamike dhe në asaj në Bashkimin Europian, argumenton kryeredaktori i “Ilria Press”. “Vendet që qëndrojnë në mes nuk i takojnë askujt. Shumica e shqiptarëve besojnë se kombi ynë e ka humbur dy herë rrugën e tij të natyrshme duke u ndarë nga Perëndimi, së pari prej pushtimit turk dhe pastaj prej komunizmit dhe janë të vendosur se nuk duhet dhe nuk mund të gabojë për herë të tretë, thotë ai.

Afrimi mes të Shqipërisë dhe Turqisë ka qenë shpeshherë edhe në fokusin e medias ndërkombëtare, duke kritikuar në jo pak raste edhe faktin se Tirana zyrtare duhet të vendosë për rrugën e saj. Në një analizë të The Global List, analisti Alon Ben-Meir shkruan se Shqipëria duhet që të zgjedhë mes Turqisë dhe Bashkimit Europian. Në artikull theksohet se Turqisë dhe Erdogan i pëlqen të luajë një rol aktiv në vendet e Ballkanit.

“Qëllimi i Erdoganit është të sigurojë një dozë të vogël zhvillimi ekonomik në Shqipëri, derisa vendi më në fund i nënshtrohet ndikimit të tij. Megjithatë, nëse Shqipëria po synon të shkojë drejt Bashkimit Europian, siç thotë zyrtarisht, duhet të jetë e kujdesshme për atë që dëshiron. Nuk duhet të lejojë Erdogan që të dominojë vendin. BE nuk do të pranojë asnjë anëtar të ri në Bashkimin Europian që është thellësisht i lidhur me Erdogan, veçanërisht tani që dëshira e tij e zhveshur për të dominuar në Ballkan është e qartë për të gjithë”, thuhet në analizën e Ben-Meir.

Ndërsa Avxhiu thotë se “Anëtarësia në Konferencën Islamike ngjan si një anomali. Një ecje drejt Lindjes në vend të Perëndimit. Madje më keq, si një pengesë për procesin më të rëndësishëm të shekullit të fundit, integrimin në BE, zyrtarizimin e kthimit mes popujve perëndimorë ku shumica shqiptare beson se e ka vendin. Në këtë kontekst, shqiptarët nuk kanë durim për asgjë që mund t’i pengojë në rrugën tashmë tepër sorrollatëse nga rënia e komunizmit te pranimi si një nga demokracitë e Europës së bashkuar”, argumenton gazetari.

Edhe për studiuesin e njohur shqiptar, Piro Misha, anëtarësimi në OBI ishe një hap i gabuar i Shqipërisë e cila sipas tij nuk duhet të identifikohet fetarisht pasi këtë e ndalon edhe Kushtetua e vendit.

Por duhet të dalë Shqipëria nga kjo konferencë?

Për shumë vite, prezenca e Shqipërisë si anëtare e Organizatës së Kombeve Islamike (OKI) është komentuar si devijim nga orientimi pro-perëndimor i Shqipërisë apo si tregues i ngjyresave pro-islamike të qeverisë shqiptare dhe vazhdimisht është bërë thirje për daljen nga kjo organizatë.

Kabllogramet e Ambasadës amerikane na tregojnë se jo vetëm krerë të diplomacisë shqiptare si Besnik Mustafaj dhe z. Lulzim Basha kanë diskutuar statusin e anëtarësisë së Shqipërisë në këtë konferencë me ambasadën amerikane, por kanë kërkuar edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë mendimin e kësaj ambasade në lidhje me vazhdimësinë e anëtarësisë së Shqipërisë në OKI.

Në një artikull, diplomati Mustafaj thotë se Shqipëria duhet të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj organizate pasi, se prezenca e Shqipërisë është parë si e vlefshme për perëndimin edhe nga ish-Presidenti francez, Miteran:

“Unë vetë asokohe, në një takim me presidentin Miteran, gjeta mundësinë t’ia drejtoja atë pyetje që shtrohej gjerësisht në Tiranë e ndaj të cilës edhe unë vetë kisha sigurisht ndjeshmërinë time. A do të përbënte anëtarësimi në Konferencën Islamike, pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian? Presidenti Miteran kërkoi të dinte vetëm se me çfarë kushtesh kishim hyrë ne në këtë organizatë. Dhe kur unë i shpjegova se kushti i pakapërcyeshëm ishte respektimi i Kushtetutës tonë, ku sanksionohet se shteti shqiptar është laik dhe nuk ka asnjë fe zyrtare, ai m’u përgjigj fare thjesht. Më tha se ishte mirëfilli në interesin e Europës, që sa më shumë vende si yni të kishin zë në gjirin e kësaj

Argumenti kryesor për prezencën e Shqipërisë në OKI duket të jetë lobimi për njohjen e Kosovës. Por duket, gjithashtu, sikur ekziston një keqkuptim serioz në publik mbi natyrën dhe përbërjen e kësaj organizate. Anëtarësimi i Shqipërisë në OKI është komentuar shpesh në media si një ngërç politik që na mban mbrapa, na mban të ndarë nga perëndimi dhe na vonon hyrjen në Bashkimin Evropian.

Studiuesi dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë, Luan Rama ka deklaruar vazhdimisht për mediet se anëtarësimi i Shqipërisë në OBI i hapi dyert xhihadizmit dhe elementëve të veçantë radikal në vendin tonë, ndërsa anëtarësimin ia faturon ish-kryeministrit Sali Berisha. “Vendi ynë u bë problematik në kohën kur Shqipëria e futur dhe e bekuar nga Berisha në Konferencën Islamike u hapi dyert fondacioneve fetare dhe ‘bamirëse’, këtyre fondacioneve fantazmë me shtetas arabo-shqiptarë, të cilët fshihnin terroristë të kërkuar nga shërbimet sekrete perëndimore. Por kjo epokë mund të konsiderohet e kapërcyer. Shteti shqiptar aktualisht është në vigjilencë për të vepruar kundër çdo shfaqjeje xhihadizmi”, deklaronte Rama kohë më parë.

Kabllograme të tjera citojnë z. Basha të sugjerojë se Shqipëria po konsideron largimin nga kjo organizatë, pjesërisht e zhgënjyer që nuk ka pasur aq mbështetje për Kosovën sa pritej. Por prezenca e saj apo largimi në të ardhmen, është një vendim që duhet të merret në terma pragmatistë të politikës së jashtme.(SI)

22 komente në “Tërmeti që “përuli” Ramën përpara Islamit”

  1. Lutfi says:

    Eshte perulur perpara hajduterise jo perpara islamit!
    Rama nuk ka as fe as perendi… do vetem te qendroje ne pushtet e te vjedhe.
    Lulushin e ka kopsitur me kohe, me saliun/meten po merret vesh ne pazar, e vetmja pengese qe ka eshte USA/BE qe duan sistemin e ri te drejtesise.
    Keto jane levizje te pritshme te rames, si te gjithe autokratet e korruptuar te tjere kudo ne bote, te gjithe njesoj sillen; shfrytezojne cdo ngjarje per te justifikuar levizjen larg perendimit me te vetmen qellim qe te rrine ne pushtet.

  2. Detari says:

    shqiperia eshte nje shtet fallco, ne fakt akoma nje vilajet turk ne evrope.

    Arberia nuk u clirua, eshte akoma nen sundimin turk.

  3. Xeni pa qime says:

    POLITIKA NUK ESHTE OBJEKT FIZIK QE NUK LEVIZ QE NUK TRANSFORMOHET AJO NDRYSHONE .
    MBASE NUK ESHTE MIRE TE HYSHE NE KAMPIN E ORIENTIT POR KUR EUROPA NUK TE NDIHMON CFARE DO BESH DO TI NDERTOSHE DEMET ME PARIMET EUROPIENE ME FKALE ME DOGMA JE I DERYRUAR TA DREDHESH DHE NJE BRAVO ZOTIT RAMA PER INTELEGJENCEN E TIJE

  4. ## says:

    Fatekeqsisht Europa eshte nje projekt i vdekur. Pa autoritetin e Amerikes nuk eshte ne gjendje te zgjidhe as kriza ne territorin e vet , ku ishJugosllavia apo deshtimi i zgjidhjes se problemit te Kosoves jane shembuj ulerites. Nese Amerika terhiqet, Europa fundoset ne fashizem, luftra etnike, anarki dhe kthehet nga vasale e Amerikes ne vasale te Rusise. Aktualisht, me shume se sa vlerat qe trumpeton me pompozitet, objektivat strategjike apo mbajtja e fjaleve te dhena, si psh me Shqiperine dhe Maqedonine, po udhehiqet nga ksenofobia, rracizmi dhe percarja.
    Detyra e cdo kombi eshte mbijetesa e tij, keshtu qe shahu dhe pragmatizmi diplomatik eshte me rendesi vitale edhe per ne, qe Europa na kane lene aq poshterueshem ne koliben jashte mureve te saj.

    1. Flm says:

      O ##, BE-ja eshte eksperimenti me inteligjent qe eshte aplikuar ne historin e njerezimit.
      I detyron, i ndihmon dhe i financon popujt dhe kombet (pa dhune), qe te organizohen, te respektojn njeriun, ligjin, fqinjesin e mire, te demokratizohen, te rezojn kufinjt, te bashkjetojn ne paqe.
      ###
      Pastaj te behen pjestar te Kombeve te zhvilluara dhe qyteteruara Europiane.
      ###
      “Motori” i perpjekjeve per kete ndryshim eshte vetem Ideja e hyrjes ne BE.
      ###
      Ku e shikon ti ore majmun Ksenofobin, Racizmin … ne Europ. Europa di te bashkjetoj me te “ndryshmen” nuk i friksohet sepse eshte me e lartesuar.
      Ate qe frikedohet eshte Fanatizmi, Terrorizmi, pa besia (qe te hap portat, te ushqen dhe ti behesh bomb qe shperthen).
      ###
      Racizmi, fanatizmi, ksenofobia eshte tek popujt e “ulet” qe friksohen mos asimilohen, mos humbasin ato pak shanse qe kane per vete …
      ###
      Te mare nje shembull qe te kuptosh ku fshihet ksenofobia dhe racizmi … imagjino te kishte ne Greqi a ne Europ emision ne TV “Shqiptari per Shqiptarin”, ose “Greku per Grekun”, “Francezi per Francezin” … atehere do te ishte super skandal, se do te injoronte haptazi kombesit e tjera te emigranteve.
      ###
      Ja pra qe nuk kemi goje te kritikojme Europen te pakte deri ne 100 vjet, me pas ndoshta.
      Ja pra qe kjo Europ eshte streha me e mire dhe me e lumtur per Shqiptaret dhe jo shtepia e Islamit, qe neser te detyrohesh ti sherbesh si xhihadist.

      1. fishta says:

        Kjo evropë kurva plakë,flm paske patur tru
        peshku!!!!!!.

        1. Flm says:

          Po more debil kjo Europ, edhe pse e dermuar nga kriza ekonomike dhe emigracioni nuk i ka humbur parimet demokratike dhe humanizmin, si te jesh i punesuar si i pa punesuar cilesia e jetes nuk ndryshon.
          ###
          Ke Europ do ore majmun ate te Erdoganit qe nuk ka len kundershtar politik dhe gazetar pa burgosur.
          ###
          Apo Europen e sherihati, apo Europen e SHBA-se, qe policia me thirjen e dyte te vrau, apo Europen e Putinit ?
          ###
          E moj kurve e re …. pa na thuaj.

  5. Klimax says:

    Ky idiot kryeminister perdhunon me paturpesi Kushtetuten e Shqiperise (Neni 10). Nje vend si Shqiperia qe deklaron se nuk ka fe zyrtare dhe se shteti eshte asnjeanes ne ceshtjet e besimit, atehere me c’te drejte ky sharlatan shkon ne konferencen e vendeve islamike??!!
    Jemi shtet islamik? Beni referendum dhe ne qoftese populli voton pro, atehere ndryshoni kushtetuten dhe kthehuni ne nje republike islamike (satelit i Turqise). Ne te kundert largohuni nga kjo organizate anti-perendimore, anti-europiane dhe anti-shqiptare!

    1. Lesh nga mendja je says:

      Pirdhe te shfryhesh shoku …..nese je kaq i mencur sa DEKLARON qe kryeministri eshte idiot cfare pret meri ti frenat e vendit

  6. Avdyl Mehmeti says:

    Ed Rahmani my turp i Shqiptareve dhe sharlatan i paskrupullt…..ja kaloi edhe Saliut.

  7. Flm says:

    Imagjinoni te ekzistonte Organizata e Kombeve te Krishtera (e njejta me O.K.I.), do te ishte absurde, skandaloze, sepse tjeter politika tjetr Feja, do te ishte anti sociale, sepse politika dhe feja duhet te perfaqesojne gjithe popujt pa dallim Feje apo Kombi.
    ###
    Imagjino c’far super skandali duhet te jete per mentalitetin demokrato-liberal te nje Europiani kjo Konferenc Islamutesh, qe financon, kordinon, ne hije ndoshta dhe akte terrorizmi, financime te “pista”, aq me teper te jesh pjestar dhe perfaqesues.
    ###
    Ramuti bashke me Bagetit Arnaute bertisnin posht Sala qe na futi ne Konferencen Islamike, kurse sot Ed Ebu Ramy, falenderon, bekon, plot drite, plot mjalte, te bashkuar, te dashur, me Turqin lidere … e lloj lloj lepirjesh.
    ###
    Perse ore gjatosh maskara shet shpirtin tek djalli, mire ti qe kujdesesh vetem per “kariken tende politike” por c’faj te ka populli dhe Shqiperia qe e lidhe pas karavanit Turko-Arabo-Islamik.
    Nuk e kupton qe c’do lloje ndihme nga njerez me mentalitet diktatorial, mafjoz dhe kriminal eshte nje “humner e hapur” per vendin.

  8. Arberia says:

    turp qe mori pjese. Te mos flase atje ne emrin tone. Per te mbuluar deshtimet e qeverise se tij na largon me shume nga Perendimi.

  9. Ateum says:

    Se kuptoj pse qurravitemi kaq teper! Mjafton te shohesh ambjentin, edukaten, kulturen tone tribale dhe kupton se jemi kombi me i prapambetur orjental, qe nuk kemi puthuajse azgje perendimore, pervec nje bythlepirje shekullore qe vjen si rezultat i venerimit patologjik qe kemi ndaj luksit rrezatues te Europes dhe padroneve qe nderrojme ne histori.
    Jemi rraciste me ata qe ju ngjajme dhe dhjaksa me ata qe na shohim si kafshe qe duhen zhdukur, mundesisht me duart e te tjereve, sic ishte rasti i aparteidit dhe gjenocidit ne Kosove, ku per Europen qorre, fajin e kishin viktimat.
    Gjithmone ne krize identiteti dhe inferioriteti, duke pasur turp per veten , kemi rendur pas konvertimeve te identitetit tone, duke mos kuptuar kurre se kush jemi ne te vertete.

  10. Vk says:

    Se mora vesh, konferenca mbahej per te ndihmuar shqiperin e ishte turp qe shqiperia mori pjese !? Po ndihmat nga Serbia, apo ato qe kemi cuar ne ne Serbi pas fatkeqesive natyore ca emri kan. Turpi eshte i BEs e mos lini nam me te tilla shkrime

  11. alb says:

    Duan apo sduan disa idiote ketu Turqia eshte I vetmi shtet dhe popull qe ja do me te vertete te miren shqiptareve.
    Kujt nga shtetet e komunitetit europian po I plas per te ndihmuar financiarisht per termetin. Askujt.
    Nga cilet presin keta te ndihmojne shqiperine nga ruset, serbet, malazezet,greket,bullgaret apo francezet e hollandezet.
    Cfare e kujtojne Turqine keta Bangladesh. Turqia eshte nje shtet super I fuqishem qe sja ka nevojen askujt dhe pa asnje interes po ndihmon shqiperine ne kete fatkeqesi.
    Ne Europen perendimore refugjatet flene rrugeve me kartona e plasmase ndersa ne Turqi jane rreth 2-3 milione refugjate qe flene ne dhoma me kondicionere.

    1. Flm says:

      “Duan apo nuk duan disa idjot Turqia eshte i vetmi djyet qe i dashuron shqiptaret”.
      ###
      A te qifte Kina shtepin …
      1. Do ti donte Shqipot po te ishte ndonje qeveri qe nuk do te lejonte Turqin te livadhiste, te ndertonis sa xhami te donin dhe ku te donin ?
      2. Do ti donte Shqipot po te ishim si Bullgaria 80% te Krishter?
      3. Do ti donte Shqipot po mos t’ju pergjigjej thirrjes se Sulltanit per xhihad ne Siri ?
      ###
      Ke to 3 pikat e me siperme (dhe shume te tjera) te shqetesojn apo jo ?
      Nqs se po, perse mos te te shqetesoj dhe kjo dashuri dhelperake e Turko-Arabis.

  12. J says:

    Etja e pashuar per pasuri dhe pushtet e ka kthyer Ramen jo vetem ne nje abuzues te pushtetit ,por e ka transformuar ne nje servil pervers.Tashme qe ndihet i forte ka dale hapur si nje minidiktator I dashuruar me vetveten ,duke luajtur role te ndryshme per te manipuluar shoqerine.Ne shkembim te apartamenteve Rama shiti dinjitetin e kombit dhe la ne pasiguri te plot te ardhmen e tij .Zoti e ndihmofte Shqiperine ti heq nga supet mallkimin qe shkaterruesit e vendit jane vet shqiptaret.Ramen mund ta therresesh Edvin Hoxha,Edvin Berisha ,E .Ruci,E.Meta ,E.Erdogan E.Koleka etj e Lista vazhdon per kete kameleon te veshur me pushtet…

    .

  13. J says:

    Per komentin e alb! Per europianet nuk perben sekret llogarite bankare te drejtuesve politik shqiptare,qe Jane sh.me te larta nga ato te drejtuesve politike europian ,te cilet mbeten rrogetar te shtetit dhe dhe Jo grabites te tij Z.Merkel ,e cila ka kohezgjatjen me te madhe ne pushtet,jeton akoma me nje apartment te thjeshte dhe nuk ka ndertuar saraje milioneshe…Ne se do zbatojne ligjet per standartet e ndertimit duke filluar nga lidhjet e politikes me mafien e ndertimit,te pergjegjesia e ndertuesve te cilet u pasuruan me ndertime jashte standartit nga etja per fitim ,gjenden te ardhurat,,,

  14. -Mjekerrfoot-i i eshte perulur Presidentit Turk jo Islamit… Europa I ka vene 9 pika te forta si litari ne fyt dhe e kane shtrenguar forte tek Vetingu… Ai ska nga tja mbaj tani… Termeti i duket si ato gjylet e Plakut Mere ku po mbahet forte… Po gjynatoset neper Europ, po i puth njerezit vende-vende sikur eshte ndonje hoxh nga ato te viteve 90 dhe po i sheron… Ka gjithato prapsira qe zoti e di prandaj po i kundervihet dhe atij…

  15. katarakti says:

    Shqiperia per shkak te pozites se saj gjeografike, te kultures, historise dhe traditave te saj duhet t’i mbaje syte edhe nga Lindja, edhe nga Perendimi. Sa mire ben Serbia qe e ka “grure” edhe me Rusine, edhe me Kinen, edhe me Turqine dhe pret tani qe te anetaresohet ne Bashkimin Europian! Mos te harrojme shprehjen e Gjergj Fishtes:”kurva e motit”! Aq me shume qe Europa na ka kthyer krahet. Ajo nuk do qe ne te afrohemi me Turqine, apo Kinen, por edhe ne gjirin e saj nuk na pranon! Prandaj politika e Rames eshte tejet e zgjuar. Nuk na doni?! Zgjedhim aleate te tjere. Por kjo politike mund te ia rrezikoje seriozisht karrigen. Se nuk eshte e lehte t’i japesh “munxat” Perendimit. E beri nje here Enver Hoxha, por ajo ishte nje kohe tjeter. Sidoqofte Shqiperia duhet ta mbaje mire edhe me Brukselin edhe me Stambollin. Kunder kesaj politike, pra afrimit me Ankarane, jane padyshim agjentet e Greqise si dhe nje pjese e fondamentalisteve katolike, qe nuk e durojne dot emrin Turqi dhe mysliman. Por interesat e Shqiperise duhet te drejtohen ne rradhe te pare ndaj Uashingtonit, Berlinit dhe Stambollit. Eshte detyre e diplomacise sone qe te kete sukses ne kete drejtim, duke mos lejuar presione dhe konfrontime.

  16. Andi says:

    Perralla e BE po i del boja. Eshte nje organizate e korruptuar dhe nw fund te jetes. Normal qe perendimore jemi po smund te rrime me breke te grisura. Serbia beri 1000 km autostrada dhe trena te shpejtesise se larte dhe dhjetra fabrika te reja nga rusia turqia e kina. Ne presim ndonje.milion nga BE dhe pordhet e vendit me trafikant te droges Hollandes apo ndonje qindarke nga BE. Keta asnjeher skan futur diren ne xhep dhe ne kohen e Enverit na ka mbajtur Kina e Rusia. 30 vjet demokraci ndihmat na kane ardhur vetem nga Italia Japonia Turqia thone statistikat. Lesh nga BE dhe Shba. Nderkohe kemi skarifikuar per ta ne cdo rast nga afganistani e deri tek.5G

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje