Albin Kurti: Kufiri me Serbinë nuk është njësoj si me Shqipërinë! Bashkimi me mjete paqësore

12 Dhjetor 2019, 09:16Rajoni TEMA

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të mbrojë idenë e tij për bashkimin e trojeve shqiptare. Sipas tij, kjo do të ndodhë vetëm kur shteti i Kosovës të ketë sukses.

Në një intervistë për DW, Kurti ka deklaruar se bashkimi me Shqipërinë do bëhet në mënyrë paqësore, ku ai të ulet në karrigen e kryeministrit.

Albin Kurti: Ne nuk e shohim kufirin karshi Serbisë njësoj si kufirin karshi Shqipërisë. Sepse ne nuk kemi si t’i barazojmë Shqipërinë dhe Serbinë.

Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është kufi shqiptar, është kufi i Serbisë dhe i Jugosllavisë. Në mandatin tonë qeverisës ne do të përqëndrohemi në dy prioritete: në punësim dhe në drejtësi. Sepse ne duhet të arrijmë së pari që shteti i Kosovës të ketë sukses.

Afrimin, integrimin e bashkimin një ditë dikur në të ardhmen me Shqipërinë unë nuk e shoh nëpërmjet dështimit të shtetit të Kosovës, por nëpërmjet suksesit. Ne duhet të bëjmë së pari që ky shtet të ketë sukses.

Dhe populli shqiptar i ka ende traumat e Konferencës së Londrës së viti 1913, kur ministri i Jashtëm britanik i asaj kohe, sir Edward Grey pati thënë: “Ia bëmë një padrejtësi të madhe shqiptarëve për të ruajtur paqen në Europë”.  Por pa kaluar viti shpërtheu Lufta e Parë Botërore.

Afrimi, integrimi, bashkimi me Shqipërinë ne nuk e shohim kurrsesi me mjete jopaqësore dhe me mjete jodemokratike, dhe me mjete jokushtetuese.

Por po e them që kjo nuk mund të bëhet së shpejti, me të ardhur unë në zyrën e re të kryeministrit. Së pari duhet të ngremë shtetin e Kosovës, ku përqëndrimi ynë do të jetë tek ekonomia dhe drejtësia.

Një ndër prioritetet do të jetë edhe dialogu parimor me Serbinë, por ky nuk do të jetë prioriteti kryesor. Prioritetet kryesore do të jenë drejtësia dhe punësimi.

6 komente në “Albin Kurti: Kufiri me Serbinë nuk është njësoj si me Shqipërinë! Bashkimi me mjete paqësore”

  1. Xeni pa qime says:

    Albini o Albini beje bashkim se eshte ne interes te kosoves jo te shqiperise mos e vdisni ate popull naive
    Pozicioni gjeografik i kosoves enclave i mbyllur pa det .
    Siperfaqe 10 mije km2 tre here me vogel se shqioeria
    Popullsiae vogel me shume pakica raca te huaja .
    Kosova e pa njohur ne asnje institucion nferkombetar .
    Shqiperia 30 mije km 2 e lagur nga dy dete vend i njohur nga okb antare ne nato prahe hyrje ne k.e pa pakica rraca te huaja.
    O albini bibini je ti i interesuar ti bashkohesh fhe te kerkoshe bashkim .
    Historia ka treguar qe ka pasur tre levizje masive nga kosova drejt shqiperise e jo nga shqiperia drejt kosoves beje référendum per bashkim te shpetoni

    1. Bashkimi says:

      Debil, i semure ose gjake greko-sllav qenke ti

  2. zhaku i pamposhtur says:

    Çfarë mendimi kanë ‘çunat e anastasit ‘ ?..

  3. LC says:

    Me nje fjale asnjehere. Te vesh kusht per bashkimin kombetar zhvillimin ekonomik eshte thjesht nje sebep dhe jo arsye. Sebepe te tjera mund te jene pershembull koka e Albinit apo gjuha shqiptare …Me nje fjale Albini nuk do bashkim. Ku fshihet lepuri, kjo nuk dihet.
    Per mendimin tim ka dy arsye qe Albini nuk do bashkim. Arsyeja me e mire per te eshte se ai do te jete me mire “i pari ne fshat se i fundit ne qytet”.
    Arsyeja me skandaloze eshte qe thashetheme e perhapura qe Serbet e nxorren nga burgu pasi e perpunuan, jane te verteta…

  4. demokrati says:

    Shume drejte e ka ky shoku i Berat Buzhales. |edhe Gjermania ashtu veproi, derisa te dekomunistizohej GDR, te rritej niveli ekonomik nelloj me ate te FRG.Ky eshte nje SHARLATAN, mblodhi vota ne emer te nje kauze qe gjithsesi po venitet nen presionin kosovarist dhe sa here kerkon qe ngreje rejtingun leshon nga nje mufke per bashkim. Rasti qe Shqiperia te bashkohej u sabotua vitin e kaluar nga elita provinciale kosovariste ne ate ane te Drinit dhe grupimi presidencial ne Shqiperi, qe nen ndikimin dhe regjine e ruseve e cberi qe ne embrion nje perpjekje per paqe definitive ne Ballkan qe do te kishte si derivat nje bashkim te paqte te dy gjysem shteteve shqiptare. Kurti ishte nje nga kudershtaret e zjarrte te marreveshjes, duke bere ne menyre indirekte lojen e Kremlinit. Perse Serbia duhet te ulet perseri ne bisedime kur vit pas viti i perfocon pozitat e saj dilpomatike dhe ushtarake, kur mund te prese edhe 20 vite te tjera dhe te gjeje nje te seres se Rahman Morines dhe ta fuse perseri brenda shtetit unitar serb atehere kur mos te kete ngelur me shqiptar por vetem kosovare nga ata te matoshit.

  5. Aleksander Thana says:

    Beje bashkimin pa u ndjere, pa shume fjale e deklarata pompoze. Bashkimi faktik duhej te ishte realizuar prej vitesh. Kjo do te sjelle edhe zhvillimin ekonomik e mbareshoqeror te gjithe trevave shqiptare. I lini fjalet e teperta qe sjellin fukarallek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje