AKUZA/ Të zhdukurit e luftës në Kosovë: ndërkombëtarët, këta fajtorë të mosgjetjes

10 Dhjetor 2019, 13:26Rajoni TEMA

Një akuzë e rëndë është lëshuar ndaj ndërkombëtarëve në Prishtinë, si shkaktarët e vërtetë të moszbardhjes së fatit të të zhukurve gjatë luftës, një nga brengat e pasluftës në Kosovë, ende aktive dhe pas 20 viteesh.

Eshtë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), që në një komunikatë për media, rendit si të parën arsye faktorin ndërkombëtar

“Problemet e identifikuara që nga viti 1990 – 2019 për moszbardhjen e fatit për personat e zhdukur:

Mungesa e vullnetit të faktorit ndërkombëtar për zbardhje të fatit të personave të zhdukur. Faktori ndërkombëtar ka qenë vendim-marrës në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 e deri më tani dhe ka pasur mundësi por edhe detyrim të kërkojë informata nga palët ndërluftuese që të japin informata për fatin e personave të zhdukur por që nuk e kanë bërë këtë apo nuk e kanë bërë në masë të duhur për shkak të projekteve dhe proceseve politike. Fatin e personave të zhdukur e kanë sakrifikuar apo e kanë vënë në interes të bisedimeve me Serbinë duke mos treguar gatishmëri të bëhet presion te dy palët ndërluftuese që objektivisht kanë përgjegjësi për zhdukjen e civilëve të paarmatosur apo të ushtarëve dhe policëve të zënë rob e që mbrohen nga e Drejta Humanitare dhe Ligjet e Luftës”, thuhet në deklaratë.

Duke vijuar në këtë linjë, KMDLNJ thotë se “ndërkombëtarët, përkatësisht Hoze Pablo Barajabar ka bërë eksperimente me mbetjet mortore sikur që ka marrë me vete pa lejen e autoriteteve kosovare një sasi mostrash, duke e dëmtuar rëndë procesin e identifikimit të personave të zhdukur”.

Më tej, theksohet “mungesa e gatishmërisë të shteteve fqinje të bashkëpunojnë me Kosovën për këtë çështje”.

“Shtetet që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë po e pamundësojnë dhe po e pengojnë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur aq më parë që për këtë nuk po sanksionohen me asgjë. Mungesa e presionit të opinionit në këto shtete i inkurajon politikanët që kanë përgjegjësi 100%  për zhdukje të personave të mos jenë bashkëpunues apo të mos ofrojnë të dhëna për fatin e këtyre personave”, thuhet nga  KMDLNJ, ku shfaqet bindja se “politika aktuale në shtetet e ish-Jugosllavisë ka informata ta sakta, edhe për fatin e personave të zhdukur sikur edhe për lokacionet ku janë varrosur ata që janë ekzekutuar, pa një proces të rregullt gjyqësor”. (tesheshi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje