ANALIZA: Lufta për naftën dhe ujin, si Turqia po kërkon të kontrollojë Mesdheun

10 Dhjetor 2019, 17:19Rajoni TEMA

Turqia po kërkon të rishkruajë të gjitha rregullat për të marrë kontrollin e Mesdheut. Javën e kaluar, qeveria turke nënshkroi një marrëveshje detare me Libinë, çka i mundëson Turqisë të kontrollojë të gjithë Mesdheun Lindor. Edhe pse është e qartë se kjo marrëveshje do të kundërshtohet nga autoritetet ndërkombëtare, ky pakt i mundëson Ankarasë jo vetëm shtrirjen e ndikimit në rajon, por edhe kapjen e burimeve energjetike të Mesdheut. Ndërkohë që kjo nismë ka alarmuar Greqinë, ekspertë amerikanë e komentojnë këtë marrëveshje si një iniciativë të presidentit Erdogan për të rikthyer ndikimin rajonal që humbi gjatë një shekulli më parë kur ra Perandoria Osmane.

Lufta për naftën dhe ujin

Ankaraja është përpjekur prej kohësh të shtrijë ndikimin e saj në jug dhe në perëndim, sa më pranë brigjeve greke por edhe atyre siriane. Përpjekjet e Turqisë për të ushtruar kontroll mbi këto ujërat lidhen jo vetëm me pretendimet territoriale, por edhe me qëllimin për të fituar para nga burimet natyrore të Mesdheut Lindor. Për dekada të tëra, Turqia është përjashtuar nga përfitimet e naftës dhe gazit në Mesdheun Lindor, i cili ka rreth 3.5 trilion metra kub gaz natyror dhe 1.7 miliardë fuçi nafte të papërpunuar.

Greqia, Qiproja, Egjipti dhe Izraeli kanë qenë më të shpejtë dhe më të suksesshëm se Turqia në identifikimin e fushave të naftës dhe gazit përgjatë brigjeve të tyre. Pasi Izraeli identifikoi dy fusha gazi natyror në vitin 1999, qeveria e tij, së bashku me Greqinë, Qipron dhe Egjiptin, ishte e shpejtë për të arritur marrëveshje që përcaktonin zonat ekskluzive ekonomike dhe të fillonin shpimet për naftë me kompani shumëkombëshe. Kjo u mundësoi këtyre vendeve që jo vetëm të përfitonin financiarisht nga nafta, por edhe të përmirësonin pavarësinë e tyre energjetike.

Ndërkohë, Turqia ka luftuar pothuajse kundër të gjithë fqinjëve të saj mesdhetarë. Anijet e kërkimit të naftës dhe shpimet në det të thellë i kanë kushtuar Ankarasë mbi 1 miliard dollarë në dekadën e kaluar, dhe nuk kanë dhënë akoma ndonjë zbulim madhor të naftës ose gazit. Në këto kushte, Turqia ka qenë e detyruar të fillojë kërkimet në ujërat e qeverive fqinje, përkatësisht pranë Greqisë dhe Qipros.

Por sigurisht marrëveshja me Libinë për shtrirjen e sovranitetit deri në Kretë, nuk ka të bëjë vetëm me naftën. Rivalitetet në Mesdhe janë të vjera aq dhe të egra. Pretendimet historike të Ankarasë në Detin Egje dhe në Qipro dhe ishuj të caktuar grekë kanë alarmuar fqinjët e saj mesdhetarë. Për më tepër, Turqia nuk është palë në marrëveshje të mëdha ndërkombëtare ligjore detare, të tilla si Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjet Detare, duke i dhënë asaj mundësinë e përcaktimit të zonave ekonomike dhe ujërave territoriale në rajon. Greqia dhe fuqitë e tjera mesdhetare kanë krijuar një strategji rajonale për të larguar Turqinë nga projektet e tyre ekonomike. Si shembull kryesor qendron gazsjellësin “EastMed”, një tubacion gazi natyror nënujor që do të dërgojë gazin nga fushat izraelite qipriote të naftës dhe në të gjithë Greqinë dhe Italinë.

“EastMed” prite t’i zgjerojë eksportet e gazit edhe në Europë, ku kërkesa për energji po rritet. Por pavarërisht faktit se projekti kryqëzohet me ujërat turke, qeveritë mesdhetare e kanë përjashtuar Ankaranë, duke e perceptuar atë si një rival të padëshirueshëm, edhe pasi Turqia ofroi të kompensojë kostot nënujore të tubacionit. Për më tepër, Izraeli, Egjipti, territoret palestineze, Jordania, Greqia dhe Qipro përjashtuan Turqinë edhe nga Forumi Mesdhetar i Gazit, një platformë bashkëpunuese mbi burimet natyrore. Prandaj Turqia është duke u bërë gjithnjë e më e agresive në atë që e sheh si territorin e saj historik dhe legjitim.

Marrëveshja Turqi-Libi

Gjithcka filloi më 27 nëntor, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua për dy orë me kreun e Qeverisë libiane, Fayez Sarraj. Ata dolën me dy memorandume mirëkuptimi, një mbi sigurinë dhe bashkëpunimin ushtarak dhe një tjetër të quajtur “Kufizimi i Juridiksioneve Detare.” Turqia e ka mbështetur Sarraj ndër vite, pjesërisht për shkak të interesit të saj për rezervat e naftës në Libi ,e cila vlerësohet të jetë më e madhja në Afrikë dhe e 10-ta më e madhe në nivel global.

Marrëveshja përcaktonte zona të reja detare, në të cilat të dy palët ushtrojnë sovranitet. Qeveria turke la të nënkuptojë se marrëveshja detare do të çonte në kërkime të naftës dhe gazit në brigjet e Libisë që do të mbështesin gjithashtu rimëkëmbjen ekonomike të Libisë pas luftës së saj civile.

Në letër, Ankaraja e shtrin sovranitetin detar deri në brigjet e Kretës, dhe nëse do të zbatohej, do të bllokonte në mënyrë efektive çdo përpjekje të Greqisë për të zbatuar marrëveshjet e veta me Egjiptin, Izraelin dhe Qipron. Marrëveshja prek në mënyrë të drejtëpërdrejrë tubacionin “EastMed” duke e përjashtuar nga eksportet. Marrëveshja detare i mundëson Turqisë të rritë kontrollin e saj detar në zonat ku është planifikuar të kalojë tubacioni nënujor, dukebllokuar ndërtimin dhe funksionimin e tubacionit. Por më në mënyrë të konsiderueshme, marrëveshja detare i ofron Turqisë një ndikim më të madh strategjik duke filluar nga Afrika e Veriut deri në Detin Egje deri në Gjirin e Antalias dhe sfidon kundërshtarët e Turqisë t’i përgjigjen ri-interpretimit të kufijve të saj sovranë detarë.

Strategjia e Turqisë në Mesdhe mbështetet në dy qasje. Së pari, qeveria turke e di se nuk mund të shkëputet e vetme nga izolimi i saj, kështu që ka kërkuar dhe gjeti dy partnerë në rajon: Republikën Turke të Qipros Veriore dhe Libinë. Këta aleatë janë të dobët, por kjo i bën ata të manovrueshëm. Qiproja Veriur varet nga mbështetja turke për ekzistencën e saj. Armiku i partisë libiane GNA, më të cilën Turqia lidhi marrëveshjen, ka mbështetjen e Arabisë Saudite, Rusisë dhe Egjiptit, disa nga rivalët më të mëdhenj të Turqisë.

Turqia e shoqëroi qëllimisht marrëveshjen detare me një seri premtimesh për sigurinë e Libisë, duke zgjeruar pranijë detare turke në portet libiane, duke i dhënë Ankarasë mundësinë të kontrollojë këtë pjesë të Mesdheut.

Elementi i dytë i strategjisë së Turqisë mbështetet në përdorimin e një narrative historike për të mbrojtur të drejtat turke në rajon. Zyrtarët turq kanë filluar t’i referohen “Atdheut blu”, konceptit se bregdeti lindor i Kretës dhe gjysma e detit Egje, gati 18,000 milje katrorë i përkasin Turqisë. “Atdheu Blu” është një strategji që gëzon mbështetje të gjerë në Turqi, pasi e rikthen Ankaranë në kulmin e fuqisë gjeopolitike të perandorisë. Erdogan madje pozoi para një harte të Atdheut Blu kur prezantoi marrëveshjen. Sigurisht, Ankaraja është e vetëdijshme që koncepte të tilla shkelin sovranitetin Grek dhe se çdo përpjekje për konsolidimin ushtarak mund të shkaktojë një krizë ndërkombëtare. Por qëllimi përfundimtar i Turqisë është imponimi i ndikimit të përhershëm turk në rajon.(SI)

15 komente në “ANALIZA: Lufta për naftën dhe ujin, si Turqia po kërkon të kontrollojë Mesdheun”

  1. Gjeopolitika says:

    Se ku kufizohet Turqia me Libinë?!
    Hajde mere vesh !..
    Po pirdhet kjo botë, po rriten orekset ngado..

    1. Flm says:

      Ketu duan Arnautet Kerkyren dhe Peloponezin, si mos te doje Turqia Kreten dhe Zakinthon.
      Kjo quhet logjik Turk-Arnaute.

  2. undefined says:

    Vari kkkk kokat hengshin pune jevgjitesh….turq…grek…israeli…egjiptian..qelben era shurre e djerse…

    1. ...... says:

      Shyqyr Qe te kemi ty race te paster se cdo beheshim ?????

  3. I brengosuri says:

    Lufte e madhe do behet. Ky mund te jete shkas per luften e 3 boterore.

  4. Spartakos Thraks says:

    E dëgjuat deklaratën e Admiralit të marinës se Libisë Z. Faraxh El Mahdaui. Çfarë tha dhe në ke gjuhë foli? Le ta provojë Erdogani të zbresë poshtë tha ai, se do tja fundos anijet. Foli në gjuhën greke se shumica e gjeneralve të Libisë dinë greqisht se në Greqi kanë kryer studimet në akademinë ushtarake. Russia, OKB, BE, Franca, Italia, Gjermania nuk e kanë pranuar këtë marveshje.
    Flota Russe e Detit të Zi ndodhet në Mesdhe, Franca, Italia kan nisur nga dy fregata, flota dhe aviacioni i Greqisë janë në vijën e parë të frontit, Izraeli me F 35, Egjipti me elikoptermbajtesen . Ja ta shohim se çfarë do të bëjë “trimi “turk tani? Do të kërkojë ndihmë nga Pakistani dhe Katari. Dordolec për të trembur laraskat është turku dhe bën gangon vetëm tek ata që i puthin dorën.
    Me sa duket populli Turk do fitoje lirinë dhe do të gëzoj edhe ai vlerat e demokracisë së vërtetë.

    1. Pito says:

      Te gjithe bythzinjte dine greqishe o Thraks po jo se kane bere shkolle ne gerqi.Se gerqishja eshte gjuha e bithezinjve.

    2. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

      Παληκάρι μου έσι!

  5. Matrapiku says:

    O mallaka tu kthye byrazerka nga Siria, apo i pelqen te ri me jevgjit.

  6. Labi says:

    Ku i lexove keto lajme spartakos,Erdogani e ka bo si ne shtepi te vet, sa here i cohet i hy e i del Grekut deri ne Athine,do ja shikosh fundin.
    ,

  7. Evgjit grek says:

    Erdogani do ti cqyeje marmiten palikarve

  8. zhaku i pamposhtur says:

    Eh mor ‘taqi’sa i brengosur që je, të drejtë ke,nuk ia dilet me turkun brengë e madhe të ka zënë. ..veç nuk ke asnjë arsye të dalësh këtu në këtë forum dhe t’u shesësh ‘paparies ‘shqiptarëve ta dhashë një përgjigje tek ajo replika tjetër (turqia trazon ujërat e greqisë. .)por e anashkalove. .e anashkalove se nuk kishe si tëu më përgjigjesh ndryshe pasi po flet përçart. .më the se Greqia po më jep bukë dhe dije dhe unë flas kundra saj. .po unë në Greqi jetoj por jetoj si një qytetar i rregullt dhe i paguaj të gjitha taksat këtij shteti nuk i kam asnjë borxh..siç unë kisha nevojë edhe greqia kishte nevojë për emigrantët kështu që nuk ke përse ma përmënd bukën që unë e nxjerr me djersën time sa për dijen jamnga ata njërëz që mendojnë se njeriu Sa të rrojë do mësojë, nuk jam si puna jote që thua diçka dhe pastaj nuk je i zoti ti shpjegosh gjërat por i anashkalon. ..anyway ..ju filogrekët ngelet duke sharë dhe duke iu vënë epitete shqiptarëve duke i quajtur ‘turkalvanos’apo ‘sunita’tani të shikoj këtu që ma quan edhe zotëri ‘sunitin’ faraxh el mahdaui. ..hehehee sa bythëlëpirsa që jeni. .është e vërtetë që ai admirali i marinës së Libisë ka mbaruar akademinë në greqi por çfarë ka të bëjë ky fakt që na e sjell këtu? do të na tregosh se sa e aftë është greqia nga përgatitja ushtarake? ta dhashë njëherë përgjigjen aty më lartë dhe të ilustruar madje por e mbylle gojën.ma do mëndja që Greqia nuk ka nevojë gënjeshtra dhe persona si puna juaj që dini ta ndërroni pllakën dhe unë nuk jam armik i Greqisë por e dua greqinë dhe më pëlqen jeta që kam ndërtuar në Athinë dhe kjo nuk do të thotë se unë duhet të bëj gam gam si puna juaj dhe të them gënjeshtra. ..i kam thënë edhe ‘tfgs ‘dikur që ju grekofilët jeni pjesa më e ndyrë që ka greqia dhe ndikoni negativisht tek shqiptarët mbi imazhin e grekëve sepse ka shumë grekër që po tju dëgjonin ju si shpreheni do tju izolonin, jeni shëmbull negativ i Greqisë jeni viktima të anastasit. .

  9. Shikoni videon! Se me sa duket nuk keni informacion të gjithanshëm, por të filtruar nga Turqia.

  10. 17nentori says:

    Avash, avash filloni dhe beni gati cadrat per refugjatet e luftes qe do mberrijne nga Greqia.

  11. Spartakos Thraks says:

    Zoti.,Zhak i pamposhtur.
    Sa për dijeni unë nuk jam filogrek por jame grek, gjuha e parë që fola ishte greqishtja,dhe jam sigurisht më i bardhë nga disa që na quajnë evgjit dhe që na tregojnë rrugën për në Azi të vogël dhe në Pond. “tfgs” nuk e njoh se kush është. Ti jeton në Greqi por nuk ke mësuar akoma rregullat e edukatës, se kur drejtohemi një burri përdorim fjalën Zoti përpara emrit kushdo qoftë ai (P. SH) akoma edhe per një ordiner në gjykatë. I ke lexuar komentet e mija ti? Ku ke pare ti se unë përdor ato fjalë që thua për Shqiptarët si “turk arnaut” “sunit” “mongol” etj.
    I ke lexuar komentet e mija për jetën sociale për zhvillimin e ekonomisë në Shqipëri? Dhe cili është mendimi im. Ndërsa shumë nga ju marin pjesë në forum vetëm kur çështjet kanë lidhje me Greqinë. Ktheu dhe lexoi po pate kohë.
    Me respekt. Spartakos!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje