Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron LDK-në: Nëse nuk arrijmë marrëveshje edhe këtë javë do shkojmë sërish në zgjedhje

11 Dhjetor 2019, 15:11Rajoni TEMA

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu konfirmon se brenda kësaj jave do të takohen lideri i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa me qëllim të finalizimit të marrëveshjes për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Por nëse LDK vazhdon të insistojë për presidentin atëherë alternativa e vetme sipas Haxhiut është që vendi të shkojë në zgjedhje.

Madje Haxhiu këtë kërkesë të LDK-së e ka quajtur të pakuptimtë.Sipas saj nuk ka pasur veprime të ngutura për krijim të koalicionit qeverisës pasi ende edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu në një intervistë për KosovaPress është shprehur optimiste për koalicionin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së , pasi sipas saj çështja e presidentit është ajo që i ka dalluar këto dy subjekte pasi që në të gjitha pikat tjera ata janë dakorduar.

Lidhur me atë se koalicionin ndërmjet VV-së dhe LDK-së po e lë pezull edhe ndarja e disa ministrive, Haxhiu tha se ajo nuk qëndron pasi sipas saj të gjithë ministrat pavarësisht cilit subjekt do i takojnë ata do jenë llogaridhënës tek kryeministri në ardhje, Albin Kurti.

Ndryshe, takimi i fundit që u zhvillua në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa ka ndodhur më 2 dhjetor, ndërsa nga ajo ditë nuk është zhvilluar asnjë takim tjetër.Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit e ka bërë më 27 nëntor.

6 komente në “Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron LDK-në: Nëse nuk arrijmë marrëveshje edhe këtë javë do shkojmë sërish në zgjedhje”

  1. xhoxhi says:

    Hajde hajde demokraci.Këta do e regullojnë Kosovën që kanë kohë që unk i zgjidhin dot mosmarëveshjet.Nuk bien dakort sepse duan sa më shumë ministri .Ja kjo është fitore prap në zgjedhje një fjaë goje po milionat e zgjedhjeve kush i paguan Albin Kurti.Ju djallossha mu në patriotë që jeni.Mundet të më thuash pse nuk bini dakort?T athem unë sepse behen pazare për të regulluar shokët.Lum kosova që zgjodhi Albinin të drejtojë Kosovën në një kohë që dogji parlamentin,

  2. Johani says:

    Ah more Albin Kurti qe vrave shpresen e shqiptareve sidomos te atyre qe Kane shpresuar se me ty do te vije mrekullia, e kam thene edhe para zgjedhjeve e po e perserise se ke bere zgjedhjen me te nese qe ke mundur ta besh duke i ofruar ndarjen e pushtetit isa mustafes qe vetem nje vit me pare per ty ishte ish minister i millosheviqit dhe quditerisht tash tu ba engjull dhe ate vetem pse afer teje ke grumbulluar disa ish hajna e tbij te udbasheve te serbise qe Jane futur nen krahun tend JO pse te duan ty dhe kosoven por thjeshte per ta shpetuar bythen e vet e per ta shperlare ftyren e ndyre te prinderve te vet, prandaj i dashur Albin te siguroi se i ke bere nje argat serbise duke favorizuar LDK-n dhe quditem si ke mundur te mashtrohesh se isa te do ty dhe do te pajtohet me ty kryeminister,harroje, ke humbur rastin e jetes Albin se ne zgjedhjet tjera as ti as pjella e seraise me emrin LDK sdo te fitojne as gjysmen e votave qe keni momentalisht,e kete koken tende do ta shfrytezojne partit tjera dhe nese Limaj e do vetem pak kosoven duhet te bashkohet me PDK- n dhe keshtu ata do jene partia e pare dhe do ta kene qeverine, parlmentin por edhe presidentin e nese isa do te behej président ateher mjer kosova e mjer ti.

  3. Tetova says:

    Plaku matuf qe ec me shkop . komunisti me intelegjent ne Kosove qe don te behet president. o Hys po ti duhet vetem te dera e nevojores te kesh foteljen se duhet te mberijsh me leht per te be shuren

  4. nino says:

    Albin po te kesh bythe ko ne zgjedhje dhe e ate qe beri Edi Rama, mps be qeveri me hajdutet e LDK, mos be gafen qe beri Edi qe mryehajdutin, hajduti e tbesarkt te shtetit e beri lreside t.

  5. Beli says:

    Në rast se përsëriten zgjedhjet, Albini do të fitojë ashtu si Rama me 2017, me “1 milionë shuplaka” kundër PDK-LDK-AAK-së.

  6. Luan says:

    Isa Mustafa eshte si Sali Berisha.LDK (Lidhja per Demin e Kosoves).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje