Gaz Demi: Askush nuk bën ç’të doje me Partizanin, jemi më të fortë se vjet

12 Dhjetor 2019, 16:45Sport TEMA

Nesër luhet derbi i kryeqytetit. Dueli i shumëpritur luhet në “Air Albania Stadium”, aty ku pritet të krijohet një atmosferë elektrizuese. “Demat” do të tentojnë fitoren e radhës në përballjen e përjetshme, aty ku dominojne prej 6 vitesh.

Gazmend Demi analizon sfidën dhe situatën e Partizanit në një prononcim për ABC News. Kreu i kampionëve në fuqi ndalet edhe te humbja e fundit përballë Bylisit dhe trajneri Lerda, teksa ka një mesazh edhe për lojtarët dhe menaxherët e ndryshëm.

Si gjithmonë pres që të fitojmë. Dëshira është të fitojmë, megjithatë rezultatin e përcakton 90 minutëshi dhe si do paraqiten çunat në fushë. Në ndeshjen me Ballshin, pjesa e dytë ishte, mund të them realisht masakër.

Kam folur edhe me çunat, ata bëjnë edhe justifikimet e veta, jo fusha, terreni, ç’rëndësi ka, por ishte një Partizan që më la shije të keqe. Mendoj ta kemi mbyllur atje, sepse ekipi i ka të gjithë kushtet. Edhe stolin e ka më të fortë se vjet. Sot isha tek ekipi, ishin entuziastë, shpresoj që të shkojë me sukses.

Çdo ndërmarrje punon me disiplinë. Nuk mundemi që me fanellën e Partizanit të bëjmë çfarë të duam. As unë vetë që jam pronari dhe presidenti nuk mund të bëj ç’të dua me atë fanellë. Është një fanellë që ka shumë peshë mbi supe. Është historia e Shqipërisë, siç janë dhe disa ekipe të tjera, por ndër to është edhe Partizani. Lojtarët ndoshta janë të rinj, janë këta grupimi i menaxherëve, që për opinionin tim janë içik ‘llapa llapa’ shumë.

Lerda? Edhe një person jashtë trajnerllikut, për t’u ambientuar në një ambient do kohën e vet. Mendoj se futëm një risi. Këtë e gjykojnë teknikët. Nuk jam entuziast aty ku mendoja për investimet që kemi bërë, por shoh që frymë e bashkëpunimit është serioze“, thekson kreu i klubit të kuq.

2 komente në “Gaz Demi: Askush nuk bën ç’të doje me Partizanin, jemi më të fortë se vjet”

  1. Miku says:

    Ky ka te drejte, ky ka rene ne para.Puna ka ndryshuar qysh kur erdhi Olsi!La Ameriken per partizanet e al fatahut.Mos u merakosni dhe nja 20 vjet beni qejf deri sa te firojne gjithe komunistat e sigurimsat! Nga shoqeues kapter, u bere bisnesmen, poletikan , president e shume tituj.Per Tiranen e skuadrat e tjera nuk e ke problem, kur te duash i ul dhe ne katg.2, por do kesh problem me Kukesin, se dhe ai eshte skuader qe miklohet nga komunistat e sigurimsat, eshte ne vend te Dinamos, ketu do ta kesh problem.Por ti nje hap para se ke marre trajner nga vendi Fosko Dinucit.Me qe ra fjala, sa e keni caktuar per ti fut Tiranes, vendosni ndonje doc komunisti arbiter.Suksese z.president i partizoneve, te kuqeve, si ju thone tifozat e Tiranes…….

  2. Dario says:

    Ju tifozet e Tiranes,pjelle e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit,harrojeni se do ta gjunjezoni PARTIZANIN legjendar!
    Mire deri dje nuk u paska lene sigurimi,po keto 30 vjet kapitalizem,qe lojtaret jane te lire te shkojne ku te duan,pse nuk keni krijuar nje ekip te denje,por na cani trapin cdo vit?
    Qepeni halen dhe ulni koken!
    Cunat e komunisteve do t’u sundojne per jete,sepse jo vetem jemi shumica,por jemi edhe me te zote nga ju!
    Hyyyyy plehra,qe fusni ne futboll politiken tuaj antishqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje