“Burgjet ku mbahen kriminelët e mëdhenj”, SHBA zbulon planin për Shqipërinë: Do forcojmë aftësinë e personelit për të shkatërruar aktivitetin e paligjshëm

13 Dhjetor 2019, 10:48Kronika TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri.

Në një shënim në faqen e saj zyrtare, ambasada bën me dije se “Me në investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj”.

Postimi i ambasadës së SHBA

Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri.

Me në investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj.

 Investimi i Shteteve të Bashkuara do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar.

(TemA)

1 komente në ““Burgjet ku mbahen kriminelët e mëdhenj”, SHBA zbulon planin për Shqipërinë: Do forcojmë aftësinë e personelit për të shkatërruar aktivitetin e paligjshëm”

  1. BURGAXHI Tufa says:

    Haaaa…
    Do t ju duken burgjet e komunizmit,si kampingje plazhesh verore burgaxhinjve t vjeter tash kur t provojn kto burgjet “moderrn” ku edhe ajri t vje prej filtrit kuti kallcuku…
    Burgjet e komunizmit ishin bio. Er mali,lule fushe..shiu t perkdhelte bora t kujtonte se je n bot romantike.
    N demokraci i shef vec n TV kto gjona.
    Rri i myll si n furgon plastik.
    Mish i paketu me qese pllastmasi e ngjyra ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje