Çfarë “fshihet” pas fitores së Boris Johnson në Britaninë e Madhe?

13 Dhjetor 2019, 11:36Politika TEMA
Çfarë “fshihet” pas fitores së Boris Johnson

Boris Johnson ka fituar një shumicë vendimtare, pas një kalimi të madh nga Laburistët tek Konservatorët, në Britaninë që voton për largimin nga BE.

Me pothuajse të gjitha rezultatet e shpallura tashmë, kryeministri ka fituar shumicën me një avantazh prej 78 vendesh – shumica më e madhe e Konservatorëve, që nga viti 1987.

Ndërkohë, me 45%, pjesa e votave të partisë është në nivelin më të lartë që nga viti 1979, kur Margaret Thatcher u bë kryeministre.

Ndërkohë laburistët gjenden me pak më shumë se 200 vende, madje edhe më pak se sa fitoi kjo parti në rezultatin e saj më të keq pas luftës, në vitin 1983.

Ndryshimi mes votave për largimin dhe qëndrimin në BE

Megjithatë, ndryshimi në favor të konservatorëve ndryshon shumë nëpër të gjithë vendin.

Në ato vende ku më shumë se 60% e votuesve mbështetën largimin nga BE në referendumin e vitit 2016, rritja e mbështetjes për konservatorëtishte mesatarisht 6%.

Ndërkohë që, në ato vende ku më shumë se 55% votuan për qëndrimin në BE, vota për partinë ra me tre pikë.

Ndërkohë që Laburistët ranë me mesatarisht deri 11 pikë në shumicën e zonave ku më parë ishte votuar pro largimit nga BE. Vota e tyre ra me vetëm 5 pikë në shumicën e zonave ku ishte votuar pro qëndrimit.

Votuesit e klasës punëtore dhe klasës së mesme

Ky model ka pattur një impakt të qartë mbi gjeografinë e zgjedhjeve.

Mbështetja për konservatorët u rrit me 4 përqind në qendër, verilindje dhe Yorkshire – ato rajone të Anglisë që votuan më së shumti në favor të largimit nga BE.

Ndërkohë që, vota e partisë ra me 1 përqind në Londër dhe në juglindje.

Dhe në Skoci vota e partisë ra deri me 4 pikë.

Laburistët panë votën e tyre të bjerë me 12 deri 13 përqind në verilindje dhe Yorkshire, ndërkohë që pësuan një rënie me vetëm 6 apo 7 pikë në Londër dhe në jug të Anglisë.

Këta të fundit humbën gjithashtu terren në qendrat kryesore të klasës punëtore.

Mbështetja për partinë ra me 11 pikë në ato zona zgjedhore ku shumica e votuesve I përkasin klasës punëtore. Pjesa e saj e votave ra me vetëm 7 përqind në zonat me votues të klasës së mesme.

Kjo do të thotë se lidhja mes laburistëve dhe bazës së tyre tradicionale të klasës punëtore është thyer keq.

Një gjë e tillë u ilustrua në mënyrë dramatike nga humbja e shumë vendeve prej laburistëve në veri të Anglisë dhe në qendër – vende si Ashfield, Bishop Auckland dhe Uorkington, të cilët nuk kishin zgjedhur kurrë më parë një konservator në zgjedhje të përgjithshme.

Forcimi i SNP

Suksesi i konservatorëve në Angli dhe Uells pati si kundërvënie atë të Partisë Kombëtare Skoceze (PKS) në Skoci. Partia ka fituar 48 nga 59 vendet mbi kufirin e veriut, dhe 45% të votave në të gjithë Skocinë. Eshtë një rezultat pothuaj po aq i mirë sa edhe rezultati historik I partisë në zgjedhjet e 2015.

Dhe në një vend që votoi pro qëndrimit në BE, gjasat janë që kjo do ta forcojë më shumë PKS në kërkim të një referendumi të dytë për pavarësinë.

Një referendum të cilin konservatorët e kundërshtojnë me forcë. Kështu që, gjasat janë që së shpejti të shohim një porplasje kushtetuese mes qeverive skoceze dhe britanike.

Më pak se gjysma mbështetën partitë e Brexit

Shpallja e zgjedhjeve u shoqërua me shqetësime mbi nivelin e pjesëmarrjes, pasi do të mbahej vetëm 15 ditë para Krishtlindjeve.

67% e votuesve shkuan të votojnë, vetëm 2 pikë më pak se sa në 2017.

Pjesëmarrja ra më shumë në vende ku laburistët janë më të fortë, gjë që tregon se disa prej atyre që zakonisht mbështesin partinë, vendosën të qëndrojnë në shtëpi.

Suksesi i konservatorëve do të thotë se tani Britania do të dalë prej BE në fund të janarit.

Megjithatë, nuk ka gjasa që të marrë fund debati mbi marrëdhënien e Britanisë së Madhe me BE-në.

Ndërkohë, në nivelin 47% më pak se gjysma e votuesve mbështetën konservatorët apo partitë pro Brexit, pra partitë që duan të ecet përpara pa një referendum të dytë.

Kjo është një gjë të cilën kundërshtarët e Brexit me siguri do ta theksojnë fort në javët dhe muajt e ardhshëm. Por sot për sot, është e qartë se lavdia i takon Boris Johnsonit.

BBC – Bota.al

13 komente në “Çfarë “fshihet” pas fitores së Boris Johnson në Britaninë e Madhe?”

  1. Z says:

    Eshte koha e anti heronjve! Cfare fatkeqesie per popujt!

    1. trojani says:

      Per cilet popuj !!??
      Kete “ anti herohin” populli e zgjodhi, apo per ty nuk llogariten anglezet !!
      Ne fakt duhet qe ta zhjidhje ti dhe makron bythshtremti.
      Keta jane herojte e vertet,qe dalin kunder rrymes,dhe mbrojne vlerat, kulturen,besimin dhe gjuhen e vedit te tyre.
      U mbush evropa me kokpalar, qe nuk permbushin rregullat me bazike te shoqeris, pisanjoz, dhe dembel te lindur.
      Socializmi dhe komunizmi ishin te provuar qe nuk fuksionojne, dhe globalizmi nuk mund te pertypet me , pavarsisht qe demin e beri , futi brenda krimbin .
      Pasojat po duken , por do te jene me katastrofike per evropen ne nje te ardhme shume te afert.

    2. Kalec Dega says:

      injorant…i obames

  2. I urti says:

    Boris Johnson fitoi paster e qarte.
    Laburistet deshtuan dhe humben zona qe i mbanin nga viti 1935!!!
    Boll me justifikime dhe me sheqerosje te humbjes.
    Me kete fitoi populli britanik qe u shpreh ne 2016 me LARGIM nga karakatina e BE-se.
    Boris Johson eshte vetem zedhendesi i kesaj levizjeje anti -elite sic eshte Trumpi ne SHBA.

    1. NEXUS says:

      MARKSIST elite….

  3. Star says:

    Ishte rezultat i pritshem humbja e laburisteve. Gjithsesi shume ka arritur edhe keshtu kjo partia laburiste ku ne krye te saj eshte nje komunist, nje njeri i majte . Ne qofte se nuk largohet urgjent nga drejtimi i partise kryetari marksist nuk dihet se ku do ndalet rrokullima per kete parti.

    1. katarakti says:

      Partia laburiste eshte nje parti e majte. Prandaj edhe kryetari saj duhet te ishte nje i majte. Me shume se ndermjet te djathtes dhe te majtes keto zgjedhje kishin te benin me Brex-itin. Pra u votua per te dale apo pet te mbetur brenda BE-se. Korbyn mbajti nje qendrim as mish as peshk. Pra nuk i mobilizoi perkrahesit e tij. Dhe “Laburi” kishte dhe ka nevoje per nje neomarksist si Korbyn. ndryshe do e pesoje si partia socialdemokrate gjermane qe po takon fundin.

  4. ser says:

    fitoi edhe le te meret vete me brexit, kshu ska me alibi qe jan laburistet qe me shqetesojne, edhe te shofim sa do ja dali :))

    1. Bureto says:

      @ser! Kam përshtypjen se do t’ia dalin. Anglezët janë pragmatistë, si popull dhe si politikë. aleanca e Çurçillit me Stalinin për të mundur Hitlerin, janë prova më e mirë. Të gjithë e pamë se ç’bënë ata, menjëhetë mbad fitores, së bashku me amerikanët, kundër komunizmit sovjetik, të cilin për më pak se 40 vjet e hodhën nock-out. Janë përgjithësisht në maxhorancë si konservatorë (si ideologji) dhe po ashtu, më të vendosurit kundër reminishencave komuniste, ku ideologët e tij e kanë origjinën në Europën plakë. Janë anglezët (britanikët) ata që bënë Amerikën, e cila sot udhëheq Botën, që do të jetë kështu të paktën për gjithë shekullin XXI. Jonson, ashtu si Çurçill e Theçer, është sot për sot, përfaqësuesi i gjakut britanik, ndaj edhe votohet, pamvarësisht se disave u duket si “llosh”!!…

  5. Bimi says:

    ESHTE SHUME ME E THJESHTE SE KY GAZETARI KERKON TA BEJE.SOCIALIZMI ESHTE DESHTIM KUDO QE ESHTE APLIKUAR.KOMBET E MEDHA JANE KRIJUAR NBA KAPITALIZMI.

  6. Politikanët shqiptarë janë mafiozë says:

    Kështu ndodh kur shpreh racizmin dhe për më tepër kundër izraelitëve dhe u bën presion të pasurve se do ti taksosh në maksimum.
    Izraelitët janë ata që kontrollojnë paranë dhe ata që vendosin e kontrollojnë njerëz si Trump dhe Johnson në pushtet për të mbrojtur çështjen, shtetin dhe pasuritë e tyre.
    Do doja që të fitonte Corbyn , por fatkeqësisht ishte nja 30 vjetë me vonesë ?.

  7. MAFIA TEMA says:

    Zagart dobica te Temes, qellimisht ma keni vendosur komentin aty ku sduhet te jete pasi komenti im nuk ka lidhJe me “trojanin” me siper, komentin e te cilit e vleresoj, komenti im o ndyrsira eshte per injorantin Z

  8. realisti says:

    BE , per nga financat, drejtohet nga banka gjermane Anglia dhe Gjermania per kete arsye nuk meund te rrijne bashke . Anglia me mosfutjen e euros si monedhe te sajen ka treguar qendrimin e saje me nje kembe brenda e nje kembe jasht Be-se. Ato vende qe kane unifikuar monedhen nuk mund te diskutojne daljen . Kjo eshte gati e pamundur. Kostot e daljes nuk mund ti perballoje çdo shtet, perveçse nje ekonomi qe nuk e ka kushtezuar veten me unifikim monedhe. Me pak fjale Gjermania e pushtoi Europen jo me tank por me bank.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje