SHERRI/ Monika Kryemadhi sulmon Vasilin dhe Dudushin: Pranojeni këtu që s’keni bërë qoka? Moderatorja: Ne ju ftojmë në shtëpi e ju na derdhni kupën. Gazetari: Me Bashën kërcënuat studentët

12 Dhjetor 2019, 22:09Politika TEMA
SHERRI/ Monika Kryemadhi sulmon Vasilin dhe Dudushin: Pranojeni këtu

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shpërthyer keq mbrëmjen e djeshme ndaj moderatores Eni Vasili, në emisionin e së cilës ishte e ftuar, dhe gazetarit Alban Dudushi.

Teksa flisnin për menaxhimin e pasojave të tërmetit nga Qeveria, Kryemadhi është “kapur” me Eni Vasilin duke i thënë se i ka bërë qoka live kryeministrit pasi ka transmetuar kronikat e tij, por dhe moderatroja nuk e ka lënë kryetaren e LSI pa përgjigje.

Të kam ftuar dhe ty prej 16 ditësh, i tha moderatorja Kryemadhit duke u shprehur se e kishte bërë të vetën me të dhe Bashën pasi si pjesë e opozitës i kishte ftuar në emisionin e saj.

Por, debati nuk është mjaftuar vetëm me kaq. Me tone të forta Kryemadhi ka debatuar më pas me gazetarin Alban Dudushi duke i thënë se dhe ai i ka bërë qoka qeverisë, dhe në kujtesë i ka sjell një emision të vitit të kaluar me studentët.

Mirëpo, i nxehur nga deklaratat me kryetares së LSI, Dudushi ka thënë se ajo (Kryemadhi) dhe Lulzim Basha i kishin sabotuar emisioni duke kërcënuar studentët.

Më poshtë debati i plotë i Kryemadhit me Eni Vasilin dhe Alban Dudushin:

Kryemadhi: Keni 16 ditë bëni propagandën e Ramës

Vasili: Sa herë të kam ftuar në këto 16 ditë, në telefon

Kryemadhi: Po sa e ndershme je ti në ftesat e tua?

Vasili: Sa e ndershme jam unë? Po hajde fol ti dhe … Pyete Lulim Bashën dhe thuaj
sa herë e kam ftuar

Kryemadhi: Po ti sje e ndershme në ato të tuat… Të mos i them tani në televizor më mirë

Vasili: Po mi thuaj

Kryemadhi: Pse s’ke bërë qoka live ti. Hë pra pranoje që s’ke bërë qoka

Sherr dhe me Alban Dudushin

Kryemadhi: Po dhe ti Alban mos thuaj që ske bërë qoka

Dudushi: Po mirë më gjej qoka dhe flasim

Kryemadhi: Po ti ke bërë qoka me atë të studentëve (Emisioni me studentet gjatë protestës së vjetshme)

Dudushi: Pse qoka, apo se kërcënuat ju studentët me Bashën

Kryemadhi: Jo si kemi kërcënuar

Dudushi: Ti dhe Basha keni kërcënuar studentët të mos vinin në studio, sabotuat emisionin

Kryemadhi: Kërcënuam anëtarët e FRESH-t të Edi Ramës.

Dudushi: Mos thuaj qoka kur ju e dini mirë si është gatuar kuzhina.

Kryemadhi: Po të kishim kërcënuar njeri, do të na kishte arrestuar Sandër Lleshaj.

Alban Dudushi: Nuk të arreston ty asnjë njeri.

Eni Vasili: Kryemadhi kjo është e kotë, në ju ftojmë në shtëpi e ju derdhni kupën. Ne ju ftojmë të thoni çfarë të doni dhe si të doni por nuk pranoj në mënyrë kategorike që bëjmë qoka. Në këto ditë kemi pasur kamerat e tona në terren, kanë rrezikuar jetën gazetarët tanë.

Kryemadhi: Të të bëj një pyetje. A ka vajtur njëri në ato çadrat që u kanë dhënë atyre banorëve të prekur

Eni Vasili: Ne ju ftojmë juve këtu për të dhënë llogari dhe ju i kërkoni llogari medias

15 komente në “SHERRI/ Monika Kryemadhi sulmon Vasilin dhe Dudushin: Pranojeni këtu që s’keni bërë qoka? Moderatorja: Ne ju ftojmë në shtëpi e ju na derdhni kupën. Gazetari: Me Bashën kërcënuat studentët”

  1. REZI says:

    E morët vesh si mbrohet Kryemadhja? Nuk përgjigjet për përgjegjësitë e saj por akuzon të tjerët. Shporreni këtë fytyrë nga ekranet, nuk e meriton. Unë e ndrrova stacionin, sa mirë që kemi Netflix.

  2. Traplliqe shqiptaresh says:

    Ca jane me keto emisione ,? Ne çdo emision shikon disa te ftuar qe flasin me menyren me vulgare, me te ndyre, kush shan e kush ofendon me shume.
    Simboli i korrupsionit Kryemadhi na doli qe e paska pasur baben e pasur …??!!
    U shajt samir mane sa s,ka ku te shkoj, por ky samiri e bleu vilen e ksajt te laguna blu, dhe i dha mones ne dore 500 000 euro

  3. Tosi says:

    Mire ja u ben ketyre gazetareve kjo kurva perdersa e therisni ne emision nje moster hajdute qe e urrejne gjithe shqiptaret.

  4. i varferi says:

    Merreni me nje bushter qe duhet lidhur dhe me nje Ilir Mete qe duhet arrestuar urgjente se Saliut i kane rene dhembet.

  5. I pagabueshmi says:

    Eni, Top Channnel duhet te bokojtoj personazhe te tille, te zhytur ne korrupsion! Pse nuk hapi vilen per te strehuar te demtuarit nga termeti ne Lalz???

    1. Likja says:

      Ta marrë vesh Eni me ç’farë palaço opozitë ka të bëj.
      Mona dhe baba Xhikja kanë kohë që kanë lajthitur se po u vjen koha të vjellin të gjithë atë që kanë gllabëruar.

  6. Dinja says:

    Pervec ligesise qe e karakterizon , tani mones i ka fillu keq psikopatizmi pa pushtet . Burr e gru kryehajduta kane 30 vjet vetem percarje dhe vuajtje i kane sjell shqiptareve , rrasini ne burg sa me pare

  7. Memet says:

    Sherri Krymadhi del nga ” binaret ” sulmon moderatoren e emisjonit Eni Vasili , dhe gazetarin Alban Dudushi . Kjo Tregon se Mones bashk me Shoket, me shoqet e saj i ka ardhur FUNDI , eshte bere KREZi psikopate agresive ne Gjendje REAKTIVE , bashk me Meten qe eshte bere si plaku mere ! Qe kerkon te fshihet mbrapa KUSHTETUTES , ai Eshte nje koqe Gomari qe kujton se populli si kupton , Manovrat politike te dipllomacis te plakut mere ” I ashtu quajtur President ” qe eshte mbytur deri ne gryk me korrupsion, sa nuk mund ta vjellin dote se i eshte zen shum Keqe fyti , qe po na ngatrron dhe zonjen e nderuar monen qe zihet me ju te Emisionit, cte bej qyqe nates nga e keqa E ka, prandaj, ju beje thirje te moderatoreve te emisioneve te ken pak kujdes per Monen, te tregohen pake me Toleranc se ka dhe Femijet Rrugeve te BOTES ? Flm.

  8. Memet haliu says:

    Sherri Krymadhi del nga ” binaret ” sulmon moderatoren e emisjonit Eni Vasili , dhe gazetarin Alban Dudushi . Kjo Tregon se Mones bashk me Shoket, me shoqet e saj i ka ardhur FUNDI , eshte bere KREZi psikopate agresive ne Gjendje REAKTIVE , bashk me Meten qe eshte bere si plaku mere ! Qe kerkon te fshihet mbrapa KUSHTETUTES , ai Eshte nje koqe Gomari qe kujton se populli si kupton , Manovrat politike te dipllomacis te plakut mere ” I ashtu quajtur President ” qe eshte mbytur deri ne gryk me korrupsion, sa nuk mund ta vjellin dote se i eshte zen shum Keqe fyti , qe po na ngatrron dhe zonjen e nderuar monen qe zihet me ju te Emisionit, cte bej qyqe nates nga e keqa E ka, prandaj, ju beje thirje te moderatoreve te emisioneve te ken pak kujdes per Monen, te tregohen pake me Toleranc se ka dhe Femijet Rrugeve te BOTES ? Flm.

  9. Bentirona says:

    Femer pa nivel… histerike,medioker, pa kulture,deficit mental pa limit,injorante e diplomuar,etj,etj……

  10. Fifi says:

    Te kesh femer si Monia ,,patjeter do te vene guret e shtepise ne lume ,,pa’ moral ,pa’ dinjitet dhe me keq akoma eshte kjo qe do te drejtoje nje shtet !!!!!!!Dhe ai shtet do te kete cilesite e kesaj ……………….Pa’ turpesia e ketyre njerzve nuk njeh asgje perreth ,pervec egoizmit te shfrenuar dhe hajduteri marramendese !!!!!

  11. me?e monikes do te shkruaj historin e lsi says:

    Monika duhet te burgoset eshte modeli i krimit e korrupsionit ne shqiperi buq e shemtuar

  12. Julio says:

    Te gjithe flasin per halucinacionet e metes dhe mones, nuk e kuptoni qe keta te dy, jane nen histerine e pasurise qe nuk e justifikojne dot. Mona eshte shum e pasur se ja ka lene i babai pasurine, i bie te jete baxhanak me Leka zogun, dhe mona si mbesa zogut po shijon pasurine, por, perlotet kur kur kujton femijet shqiptare se sa vuajne, per kete ajo ka nje plan sanitar, se si mund te dale vendi nga diarreja e politikes qe ben monika e meta, dy karagjozet e vitit. Bandonojini te dy, lerjani drejtesise popullore qe ti ndeshkoje ne emer te ketij populli.

  13. pensionisja says:

    o eni se kam respekt per emisionin tuaj dhe mezie pres ta degjoj ,por kur del ajo fytyre ,se zdi cfare epiteti ti ve e heq kanalin,te lutem shume mos e thir me se na ndjell neveri kur flet ,ajo dhe i shoqi,presidenti yne i deruar,me respekt nje e moshuar qe ju ndjek cdo dite.respekte.

  14. BRSS says:

    TA BERI MIRE AJO BAXHELLA ÇA LESH MODERATORE JE TI KUR LIGJIN NE STUDJO E BEN KJO KURVA TA KISHE NXJER JASHT SHKERDHATEN SE ESHTE E PA EDUKAT ESHTE NJE KARAKURVE QE VETEM DI TE VJEDHI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje