Rindërtimi i Shqipërisë, Macron: Konferenca e donatorëve me 19 ose 20 janar

12 Dhjetor 2019, 18:52Politika TEMA

Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtarë në ndihmë të Shqipërisë do të mbahet me 19 ose 20 janar. Deklarata erdhi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një mbledhje të liderëve të Këshillit Europian në Bruksel.

Ai bëri thirrje për të kontribuuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa idenë e konferencës së donatorëve e dha fillimisht në samitin e NATO-s në Londër.

“Do të flasim dhe për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Dua të jap një mesazh solidariteti për popullin shqiptar.

Do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të qenë sa më pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë banesat”, tha Macron.

1 komente në “Rindërtimi i Shqipërisë, Macron: Konferenca e donatorëve me 19 ose 20 janar”

  1. Biri I Sheqeres says:

    Ja me ne fund i the nje gje te mire per Shqiperine dhe tani nga Lakror je Mr Macron.Dieu merci Mr Macron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje