Kryeministri i vendit Edi Rama, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, shkuan për të vizituar një familje në zonën e Farkës, të cilëve iu dëmtua ndjeshëm banesa nga tërmeti i 26 nëntorit.
Bashkëbisedimi me pjesëtarët e familjes u shoqërua me shumë batuta.
Ai që i bëri përshtypje Ramës, ishte plaku i shtëpisë Seferi, person që kryeministri e etiketoi si “fenomen kulture”.
Plaku nuk nguroi dhe i bëri një pyetje kryeministrit në lidhje me shtëpinë e tij në Surrel, duke shtuar se ka dëgjuar se është në formën e një bunkeri.
“Me të dëgjuar e kam, më kanë thënë që shtëpinë në Surrel e ke në formën e bunkerit”, tha plaku.
Rama nga ana tjetër u shpreh se shtëpia e tij nuk është me kolona si në Greqinë e lashtë, as me statuja elefantësh apo luanësh, po është një shtëpi e thjeshtë, me një copë mur dhe oborr.
“E di pse i thonë bunker këta (i referohet opozitës), sepse këto e duan me kolona si në Greqinë e lashtë, të shoqëruar me statuja elefantësh dhe luanësh.
Unë thjesht kam bërë një mur atje, kam dhe një oborr brenda dhe asgjë më shumë”, tha Rama.
Biseda e midis tyre vazhdoi gjatë, dhe në një moment Seferi u shpreh se kishte përshtypjen se kryeministri ishte hijerëndë dhe nuk e besonte kurrë, që do të vinte ta vizitonte në shtëpinë e tij.
Por përgjigja e Ramës ishte epike.
“Më kanë parë tek kutia e sherrit (i referohet televizorit) dhe thonë hijerëndë e gogol, nuk jam aq i keq sa jam në TV, por s’jam aq i mirë sa jam këtu.
Ta merrte mendja që do të më shije mua lakuriq, ja më pe, do të vi ndonjë ditë të rrimë të bëjmë muhabet bashkë, se ti qenke i madh”, u shpreh kreu i Qeverisë.
-Mjekerrsia e tij qe ta marin vesh me mire njerezit nuk ka vetem nje vrime nga e cila del… Surrelin e ka sa per te then… Nuk ma me merr mendja se nje hoxhe e tille qe eshte marre me biznesin e kartonave 8 apo 10 katesh te mos ket bere pak lek… ai ben humoristin dhe hoxhen neper shtepit e viktimave por harron litarin ne fyt te Vetingut… shume shpejt do ti dali dhe atij nami nudo… Ligesia e tij ka mesuar ca tabiate nga psikollogu i tij dhe i influencon njerezit me ndjenja pozitive, dendet me shiringa dhe ja transmeton energjin te tjerve… Njerezit joshen nga prezenca e kesaj flliqesire… U be i mire Ligesia me njerezit se ra termeti…
Enderro dhe ca se pa para e ke.Se mos di te besh gje tjeter.
Na rrofsh topet o zafurr
Zafuri me pseudonim, realia Mona.
Na rrosh karin o zafer ziu