"26 nëntori nxorri në pah Shqipërinë e varfër dhe të vjedhur", Basha: Sot 3 javë pas tërmetit, ende s'kemi një listë të dëmeve

12 Dhjetor 2019, 15:21Politika TEMA

Lulzim Basha, ka deklaruar se tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah Shqipërinë e vërtetë, të varfër e të vjedhur, si dhe paaftësinë dhe abuzimin e qeverisë.

Basha shkruan në “Facebook” se sot kemi hyrë në javën e tretë pas tragjedisë së rëndë dhe ende nuk kemi evidentimin e plotë.

Statusi i plotë:

Tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah Shqipërinë e vërtetë, të varfër dhe të vjedhur, nxorri në pah paaftësinë dhe abuzimet e qeverisë që gjithë vëmendjen ua kishte kushtuar fasadave dhe projekteve me përfitues 10 oligarkë.

Sot ndihet edhe më shumë dështimi i qeverisë për të menaxhuar situatën pas tërmetit e po kështu edhe neglizhenca kriminale pas tërmetit të 21 shtatorit ndaj objekteve të dëmtuara që sollën humbje jetësh njerëzore. Në më shumë se dy javë që nga dita e tërmetit, familje të tëra nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë, edhe në rastet kur kanë qënë me fat, u është dashur të presin me orë të tëra apo të sorollaten nëpër zyra për të marrë “ kuponin”.

Në shumë raste, shpërndarja e ndihmave është bërë në mënyrë selektive për miq e kushërinj dhe me preferenca partiake. Nese nuk do të ishte ndihma e vullnetarëve, mjaft familje nuk do të kishin as buke për fëmijët e tyre.

Shumë familje janë jashtë dhe pa asnjë ndihmë në këtë të ftohtë. Qytetarët thonë se nuk i njohin personat e ngarkuar për situatën, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion për fondet e vëna në dispozicion për emergjencën. Asnjë transparencë, se kur do të nisë rikonstruksioni i banesave të dëmtuara , si do të bëhet, fondet e akorduara, e shumë pyetje të tjera pa përgjigje.

Edhe sot njerëzit janë të paqartë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre. Grupe inspektimit janë kaotike. Për të njëjtin objekt ka inspektime dhe vendime të ndryshme. Për qindra të tjera ska ende as inspektim, as vendim. Banorët jetojnë me ankth për jetën por dhe fatin e shtëpive të tyre, të vetmen gjë që kanë nga puna e një jete.

Sot kemi hyrë në javën e tretë pas tragjedisë së rëndë dhe ende nuk kemi evidentimin e plotë të:

sa banesa janë dëmtuar,

sa pallate janë shpallur të pabanueshëm,

sa qytetarë kanë mbetur të pastrehë,

sa qytetarë janë strehur në hotele dhe sa janë ende në qiell të hapur.

cila është lista e objekteve të dëmtuara dhe për të cilat deri më tani ka vendim për prishje.

cilat janë shkollat e dëmtura dhe kur ishin ndërtuar apo rikonstruktuar ato.

Është alarmante që ndërkohë që banorët dëshmojnë se “nuk na ka ardhur asnjë ekspert për të vlerësuar nëse banesa është apo jo e banueshme”; “nuk kemi marrë asnjë ndihmë”; “jetojmë në qiell të hapur; “shteti nuk ekziston”, qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim. vetëm shoW. vetëm batuta. vetëm përqeshje me fatkeqësinë. Kjo është e papranueshme! Kjo është tallje me qytetarët ndër më të varfërit në Europë.

(TemA)

7 komente në ““26 nëntori nxorri në pah Shqipërinë e varfër dhe të vjedhur”, Basha: Sot 3 javë pas tërmetit, ende s’kemi një listë të dëmeve”

  1. sand says:

    ca ka luli, pse e ka me kaq ngut luli, apo luli do akullore.

  2. Dori says:

    Ne krye te listes se hajduteve te ketij populli jane:
    1. Sali Berisha
    2. Aleksander Meksi
    3. Fatos Nano
    4. Ilir Meta
    5. Lulzim Basha
    6. Fatmir Mediu
    7. Te gjithe oligarket e Shqiperise.

  3. Vetingu says:

    Pyetjes se kush e vodhi vendin tone te varfer beja vetes o kendes pa pupla dhe me mire shiko cubin e vicidolit se nje valixhe druri kishte. Ju jeni njerez pa karakter por mos kujtoni se do vazhdoni gjate me genjeshtra e hajdutlliqe.

  4. Atdheu Grida Sumës says:

    Kur ti qan hallet nje hajdut ordiner. Yt tqr gojore e berishajve

  5. Lani says:

    Keni 30 vjet qe e vjedhni o maskarenj te poshter te gjith bashke jeni per burge..po ti thuj qe jemi budalla ne qe talline ju me ne

  6. Tan_Tironci says:

    Punet e mira, avash avash.
    Po te ishe Ti ose Sala, as pas 10 vjetesh.
    Ne fund do thonit: Ishin ndertuar me , cadra me pistolet, thika me helm dhe Po te guxonte te kerkonye njeri te drejten, do e quanit, Oligark, komunist,. Po te guxonte , do I prishnit edhe 300 ndertesa te tjera.

  7. Aspirantja says:

    si ti kesh ti kete informacion ne se ti refuzon te ulesh e ti kerkoshe ato. informacionet i kemi me populli cdo dite nga tv-te.
    ulu luli ulu…..nese vertete e do ate fukarane, mos u bej si ai femija tekanjoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje