DEBATI/ Indinjohet në komision profesor Marku: Tani Parlamenti është bërë si furgon, po folët unë iki bashkë me kolegët

12 Dhjetor 2019, 11:10Politika TEMA

Teksa Komisioni i Medias vijon diskutimin per paketen antishpifje të propozuar nga qeveria, profesor Mark Marku është shfaqur mjaft i indinjuar.

Ai debatoi edhe me ish ministren Mirela Kumbaro.

Mark Marku:  Mos bëni ligje kot sepse pavarësisht se ju bëni ligj, ne do të vazhdojmë rezistencën tonë, dhe ligji do të mbetet në letër. Ama do të jetë për turpin e atyre që e bënë. Shkelet thellësisht lirinë e medias. Vetërregullimi dhe normat vetërregulluese janë qartësisht të ndara.

Ndërhyn Mirela Kumbaro

Mark Marku: Mirela a ka mundësi, se nuk kam ardhur në furgon.

Mirela Kumbaro: A ka mundësi për procedurë..  Jeni në shkelje të rregullores.

Mark Marku: Po të duash dëgjo, po të duash jo.

Mirela Kumbaro: Ju lutem qetësohu..

Mark Marku: E keni bërë Parlamentin si furgon.

Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën.

Mark Marku: Po folët më unë do i bëj thirrje kolegëve të ikin.

Mirela Kumbaro: Mungesë totale e etikës.

Mark Marku: Ju nuk keni as etikë dhe as integritet.

5 komente në “DEBATI/ Indinjohet në komision profesor Marku: Tani Parlamenti është bërë si furgon, po folët unë iki bashkë me kolegët”

  1. kasemi says:

    Mire tha prof.mrruk mrruku, se km do tu mbylle gojen edhe qenve. Sigurisht qe qente jo vetem duhen mbyllur por u duhet mbyllur edhe goja sepse shqyejne cdo gje te mire qe perpiqet te ndertoje ky popull.

  2. gjergji says:

    E nderuar ministere: E kupton tragjedin shqiptare? Nje injorant gjenetikisht I mesuar qe ne fmini te flinte per toke e ne vend te jastekut perdorte trung peme(cung) e pa tjeter I shkolluar pas 1990(plepaxhi) drejton nje nder departamentet e arsimit te larte (gazetari) Ky eshte pjelle e fatkeqesis shqiptare e arsimit te larte.Ky lloj “profesori” apo vagabondi politik vazhdon ta quaj te arsyeshme mashtrimin,manipulimin,genjeshten, si e drejte te gazetaris ne nje kohe kur per te trajtu nje problem duhen fakte e pastaj ben trajtimin e sigurisht mendimin e gazetaris.M.Marku I ke bere gjygjin Saimir Tahirit,ti e shoket tuaj Shkullaku,Lala,idioti I Shijakut e keni denigru,marre neper kambe,diskretitu egersisht.Por tani a mendon si do dalesh nga ajo mesele qe ti e “horat e gazetaris” te halldisur mbas paras e qe japin opinionin e tyre kudo e per cdo gje.E verteta do vonoj por do vij e paster e pa njollen qe ti e shoket e tuaj.Universiteti (arsimi I larte) e pergjithesisht sistemi arsimor eshte me ligj jashte sistemit politik e berja politike apo parashtrimi I ideve tuaja politike eshte e denushme ligjerisht.Ja pse ty M.Marku duhet te largojne nje ore e ma pare nga mesim dhenia ne arsim e aq ma teper drejtues e lector aty.Shkollimi apo arsimimi I larte nuk ka te bej me politiken qe “profesoret ose vagabondat politik” perpiqen ta kethej nr shkolla politike.Jam pensionist e qe jetoj jashte I arsimuar e i dipllomuar ne 1971 ne Tirane,po ashtu edhe I dipllomuar edhe ne vendin ku un jetoj ne nje nder Universitetet me te fameshme te botes(ku kan dhane e japin leksione mbi 30 laurant te cmimit Nobel) guxova direct se veprimi yt eshte skandaloz ashtu si jane skandaloze cdo diskutim apo debat ne studio te ndryshme televizive.Turp,turp mor I pa ftyre.

  3. Labi says:

    Keta Lelen e Markun ka qene nje shofer nga Tropoja ne PD qe i vinte ti lanin makinen,ka dhe te tjere qe jo vetem ja lanin po dhe i benin tharjen,tani keta jane bere politikane,po me i miri ishte Mul Noka qe e bente per nji panine me salcice,me mire kete e trehon Strazua ose Pollo.

  4. Marian Pjetraj says:

    Perveqse emri ,asgje te perbashket nuk ka ky Marku me mirditen dhe mirditoret!

  5. h says:

    Parlamenti ishte i ndriçuar kur bënte pjesë noka me berishen.
    Kishte kërkesa nga gjithë akademitë botërore ,të ndiqnin seancat dhe
    të admironin nivelin e lartë intelektual dhe të mësonin oratorinë iluministe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje