Nga Shpëtim Nazarko
Po lexoja Doktor Berishën, që shkruante për rrëzimin e diktaturës, dhe m’u rikujtua Profesori im i vjetër që më mësonte shahun. E pyeta një ditë kur isha rrotull 15 vjeç, me kureshtjen e një fëmije.
Profesor, pse lojërat tona nuk na dalin si të Fisherit a Kapablankës?
Profesori ishte bashkëvuajtës në Lushnjë, i internuar, kampion absolut shahu në kohën që e lanë… Nxënës i një prej fizikantëve më të mëdhenj të historisë Enriko Fermit, i laureuar me ar në Torino, ktheu kokën dhe më tha me gjysmë buzagazi dhe trishtimi të plotë.
Sepse janë të kalbura në bazë Shpëtim. Dhe pandaj nuk pjellin dot asgjë.
Kjo fjali e llahtarshme, që do më shoqërojë tërë jetën, më ka bërë shpesh të buzëqesh me trishtim, kur flasim për një përvjetor të tillë. Unë nuk e kam kritikuar asnjëherë rëndë Berishën, ashtu si bëj dhe me Ramën, apo të tjerë. Më del përpara fjalia e mësipërme, që më ndalon.
Tani çdo ditëzi, e di që në 1990 regjimi kishte mbaruar. Për t’i rënë shkurt mjafton një fjali. Në 1 janar 1991, regjimi që na jepte rrogat e 15-ditëshit, kishte vetëm 6 milionë dollarë në arkë. Kishte dy a tre vite që po harxhonte floririn e fundit, se kleringu nuk shkonte më. Kishte krijuar një borxh po dy a tre vitet e fundit para se të binte, gjysmë miliardi dollar. 150 milionë dollarët e fundit, i përpiu thatësira e atij viti të tmerrshëm.
E kisha të qartë këtë dhe i thashë një ditë doktorit nga fundi i shkurtit të vitit 1991. Më kishte marrë si tip ndihmësi.
Doktor! Është e qartë se ti do të jesh i pari. Po unë mendoj, të vesh t’i thuash Ramizit që të rrijë edhe nja dy vjet. Po u soll mirë, jepini dy dhoma e një kuzhinë në fund. Po u soll keq dhe mendon që është akoma në krye, shpjereni te 7 penxheret. Regjimi ka rënë, po ka ca probleme që do t’i vuajmë më shumë nga sa mendon…
Doktori më sheh i habitur. Ç’kuptim ka kjo, më pyeti?
Është e thjeshtë. Vendi rron me lekët e 15- ditëshit i thashë. Komunistët e zyrave nëpër rrethe ia kanë mbathur. Oborri i PD-së nuk ka vetëm militantë e të vuajtur, por shumë xhambazë të të gjitha llojeve, që e kuptojnë se ka mish për të ngrënë, si ato korbat që vijnë rrotull kufomave. E dinë më mirë që nuk ka më lekë. Hoxha u ka hequr pronat të gjithëve dhe nëse nuk ka lekë 15 ditëshin tjetër, do të fllojë një llahtari që nuk është parë e dëgjuar.
Dhe vazhdova.
Në veriun nga jeni Ju, nuk ka njeri pronë dhe kooperativa dhe në kohën e Enverit, nuk u jepte lekë as për një bukë. Po Hoxha ishte kujdesur që një nga pjesëtarët e familjes ta mbante në minierë. Një familje tjetër e kishte në pyje. Një në hidrocentrale. Një në bimë medicinale. Këta mbajnë shtëpinë, se kanë rroga të mira për kohën.
Kur të mbyllen këto sic thotë Zoti Pashko, a Ju brenda ditës, ku do vejë kjo masë e madhe njerëzie? Pa pronë e pa punë?
Do arratiset nga sytë këmbët. Serbia nuk i lë. Do zënë Italinë, sa munden se ka det. Një pjesë Greqinë me tokë, po shumica do vijë në Tiranë. Po për të ardhur deri këtu duhen lekët e rrugës dhe të shtëpisë për të fjetur…Ku t’i gjejnë ?
Do presin pyjet, do shkatërrojnë e vjedhin miniera, e çka për të shitur për të ardhur këtu. Dhe nuk e kam të vështirë të shoh me sytë e mendjes një Tiranë, me 1 milionë njerëz në tre a katër vjet, të cilët ajo, do t’i duhen 50 vjet të tjera t’i tresë….
Ngjau ajo që ngjau.. Ramizi që e njihte më mirë se ne arkën e shtetit dhe si funksiononte sistemi, na e la në dorë, pa asnjë lloj revolucioni.
Nuk është sekret i madh të dish se një qeveri mund të bjerë dhe në 5 minuta. Me grusht shteti a me një bandë të armatosurish, po një mënyrë jetese do shumë të bjerë. Dhe pandaj isha për uljen e ngadaltë dhe jo për merakun për Ramizin që kishte kohë që kishte vdekur bashkë me sistemin…
Në thelb po vuajmë ato që thashë më lart dhe nuk ishin vështirë për tu parashikuar. Profesori i vjetër po më jepte leksion praktik.
Tridhjetë vjet më pas jemi po në të njëjtën gjendje. Megjithëse ky shtet është i gjithi i privatizuar, pothuajse të gjithë pasanikët e tij, rrinë me sy e veshë te arka e shtetit….
Sepse nuk bëmë shtet. Nuk dhamë dot prona. Nuk i mbrojtëm dot pyjet dhe tokat. Dhe kemi bërë një bartërdi urbane që do dhe tridhjetë vjet të tjera ta riparojmë. Kavaja, një qytet që e kishte deputet Doktorin 20 e ca vjet, është një shembull tipik i asaj që ndodhi.
Një i huaj që e shoqëroja një ditë, duke hedhur sytë në drejtim të qytetit më tha pas një minute.
Nuk duhen më shumë se 5 sekonda të kuptohet, se Shqipëria është një shtet i falimentuar. Mjafton të shikoj këtë batërdi të shtëpive të Kavajës ta kuptojë.
Mund të kishte parë Kamzën, që më kujton çfarë thashë më lart. Të duket se je në mesjetë, apo ca më keq. Dhe njerëzia vuan pafundësisht. Kë rregulluam? Pronat? Ujërat? Tokën e punueshme? Infrastukturën urbane?
Shoh vetëm militantë të dy kampeve. Një palë që mallkojnë komunistët e vjetër dhe të rinj. Një palë militantësh kanë filluar më keq se budallët të kërkojnë Enverin… Vendi i ngjan një çmendine, ku të tërë sillen vërdallë dhe nuk prodhojnë dot asgjë.
Po Shpëtim, më thotë profesori im i vjetër nga varri. Do t’u ndodhte, se loja juaj ishte që në bazë e kalbur. Nuk dinit, a nuk donit është tjetër gjë.
Nuk është për t’u mburrur cfarë krijuam. Nëse do të flisja me ironi, do të kujtoja një ndodhi sa të vërtetë, aq edhe jo të tillë.
Kur “reformatori” Brezhnjev, që erdhi pas Hrushovit vajti te nëneja e tij, në fshatin e lindjes me makinën që e ngiste vetë (sidozot Nanua ynë dikur) me një Linkoln që ia kishin dhënë amerikanët dhuratë dhe po i tregonte asaj makinën, nënja i tha,
Shumë e mirë është bir. Po si do tja bësh, sikur të vijë prapë Xherxhinski i sovjetëve? Do na marrësh më qafë…
Te ne nuk do vinë sovjetë dhe komunizmi kurrë. Do të vijë SPAKU, që është thuajse e njëjta gjë, por vetëm për ata që kanë vjedhur. Ndërkaq një gjë është e sigurt. Dhe këtë jo vetëm doktori, po dhe e gjithë kasta e vjetër 30-vjeçare alla Brezhnjev, duhet ta dijë të vërtetën e thjeshtë.
Këto tridhjetë vjet që ndërtuam apo lozëm këtë lojë shahu po të doni, e bëmë mbi baza të kalbura. Dhe nga kjo lloj loje nuk vjen gjë e mirë. Nuk na ngushëllon dot as hyrja në NATO e as në BE. Thjesht duhet bërë pyetja: Ku gabuam dhe pse gabuam?
Dhe si i bëhet për të shpëtuar nga këto gabime, e në vënd të ndreqnin maskarallëqet e bëra nga komunizmi i Hoxhës deri në 90-ën, i dhjetëfishuam ato, njëqind, a njëmijë herë. Këtu është cështja.
Kush ecën me kujtime dhe në rastin më të mirë dhe kjo vlen edhe për Doktorin që është tifoz i Hygoit, të cilin recitonte shpesh në parlament është mirë që më shumë se të flasë për atë ditë të kujtosh fjalët e kollosit francez..
Kush ecën me kujtime, nuk bën gjë tjetër veçse zvarritet.(Konica.al)
Bravo !
Ti Nazarko kaq te veshtire e paske patur te kuptoje kush ishte Berisha nderkohe qe edhe komunistat e asaj kohe thoshin se do votojme per PD ne nqs ne krye te saj nuk ka njerez qe thjesht bertasin e kerkojne gjak.
Bukur i nderuar Shpëtim, njw shkrim i iparaqitur me elegancw dhe me shumw tw vwrteta por edhe me pasaktwsira. Qw nw krye vwrtetw mendon se pa dashur wshtw hedhur nw erw Shqipwria? Doktorit as nuk i interesonte farte Shqipwria, por me çdo kusht donte tw vinte nw krye tw shtetit. Mos harro se kur ti ishe Lushnje Sali Berisha ishte Sekretar Partie. Mw kujtohet protesta e madhe e studentwve ku pati tw lwnduar dhe njw gazetare e huaj e akuzoi Ramiz Alinw pwr dhunw. Ai e mohoi kwtw fakt duke pwrmendur se “ne kishim njeriun tonw aty Dr. Berishwm, i cili nw orwn 12 tw natws mw ka njoftuar se nuk ka pasur asnjw tw lwnduar. Pra qw nw fillim te qeverisjes sw Shqipwrisw kishim bazwn e kalbuar dhe e ruajtwm atw,.
Ke pwrmendur Pashkon, ekonomistin e organeve mw tw larta tw udhwheqjes komuniste qw shkatwrroi gjithw strukurwn ekonomike tw industrisw shqiptare pwr tw filluar gjithçka nga zero. Vwrtetw mendon se kjo ndodhi “pa paditur e dashur? Kjo gjw nuk ndodhi nw asnjw nga vendet postkomuniste tw Europws, por ndodhi nw Shqipwrinw e varfwr, nw krye tw sw cilws ishin produktet e komunimit. Ju e dini fort mirw se pwr ironi tw fatit ka njw institut shkencor me emrin Pashko qw nuk e di se çfarw produkti jep.
Ju kwshilloi I nderuar Shpwtim tw shkoni videon kur Ramoz Alia priti pwrfaqwsinw e studentwve tw revoltuar. Nw krah tw tij do tw shikoni personin qw qesh vazhdimisht me ironi, por sot e kemi kryetar tw Akademisw sw shkencave.
Sw fundi dua tw ju pyes Vwrtetw mendon se Bersha e ka njohur Hygoin e madh dhe mwsimet e tij tw dhwna nw veprat e tij?
Pwr mendimin tim keqja e madhe e Shqipwrisw Z. Shpwtim wshtw se Shqipwrisw i munguan heronjtw dhe ka njw thwnie shumw kuptmplotw se wshtw i mjerw ai vend qw nuk ka heronj e qw nuk ka fisnikw. Me qw e ke shumw pwr qejf Fizikwn ku ti ke punime origjinale po tw kujtoi njw thnie tw ngjashme tw Galileos sw Madh: “Wshtw i mjerë ai vend qw ka nevojw pwr heronjw” Cekia ishte me fat se qw nw fillim “me dashje dhe me dije”pati nw krye tw saj Havelin e madh.
Faleminderit nga Qafshtama.
I ke perralla me mbret,o Shpetim,se vertet do vije SPAK-ku,por mafia r djeshme dhe e sotme ne pushtet i kane rregulluar Kushtetuten,ligjet,VKM ,Kodin Zgjedhor etj,qe te dalin pa lagur!
Jo SPAK-U ,por legjislacioni i ndreq punet!
Do luftoje korrupsionin,thone per SPAK-un,por nuk thone fare se kush do t’i kape e t’i coje te korruptuarit para SPAK-ut?
Se korrupsioni behet ne qeveri,ne bashki,pra ne shtet,sepse kryeministri we prej 2008 eshte shpallur mbret,qe harton listen e kandidateve per deputete,kryebashkiake,antaret e assmblese e kryesise socialiste e si rrjedhoje edhe ministrat,ambasadoret etj,pra gjithe administraten!
Eshte ky mbret diktator ,qe vete firmos e vete vulos,qe i ka mbyllur gojen popullit te ankohet kunder padrejtesive,korrupsionit etj,ne asnje zyre vendore e qendrore,por i ka grumbulluar ato vetem ne kryeministri!
Doemos keshtu ai seleksionon denoncimet,per deri sa deri me sot askush nuk ka dale se ka bere ndonje denoncim!
Une perdonalisht i kam drejtuar kryeministrit Rama disa email-e per vjedhjen kolosale qe bashkia e Tiranes u ben qytetareve me taksat e paligjeshme vendore,por ai me eshte pergjigjur se “ke gabuar adrese”!
I kam denoncuar bashkine e Tiranes,qe ujin e PA PIJSHEM ua faturon qytetareve si uje i PIJSHEM dhe me keq akoma me nje cmim skandaloz prej 6.5 leke per m/3 ,kur cmimi i energjise elektrike,eshte 9.5 leke per kw/ore,kur dihet qe kosto e prodhimit dhe e blerjes se saj eshte shume me e larte se e ujit!
Bashkia keshtu jo vetem mashtron,por edhe vjedh qytetaret e Tiranes!
Para 3 muajsh Banka Boterore ne raportin e saj deklaroi se ne Shqiperi,gati gjysma e bizneseve jane informale dhe se 37 % e tr punesuarve,punojne ne te zeze!
Keto shifra vertetojne mos ekzistencen e shtetit ligjor,demokracise dhe korrupsionin gjigand shteteror!
Nga ana tjeter kjo tregon se 50% e bizneseve jane jashte kontrollit shteteror,ose u jane nenshtruar mareveshjeve kortuptive me shtetin,duke bere kontrabande,duke mos paguar taksa e tatime dhe kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore,gje qe mijra te punesuarve nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni,por edhe se nuk perfitojne sherbime shendetesore falas!
Nga ana tjeter,ky shtet rrumpalle,qe ankohet se nuk ka leke per te paguar pensionet le me per t’i shtuar ato,prandaj heq nga buxheti 30 miliard leke,qe mund te perdoreshin per nevoja te tjera me te nguteshme!
Kemi 29 vjet kapitalizem,por kulmi eshte se ne biznesin privat sot punojne vetem …..23 % e te punesuarve,ndersa 73 % punojne ne shtet!
Pervec arsyeve kriminale,qe shtrova me siper,keto shifrat e fundit vertetojne akoma me shume se sistemi politik,ekonomik etj ne Shqiperi ka deshtuar totalisht dhe bota duhet te ndihet bashkefajtore me humneren ku jemi,sepse kane heshtur ose kane rrumbullakosur fajet e sundimtareve ketu,qe nga Berisha e deri tek Rama!
Edhe media kurre nuk ka qene pushtet i katert,por pjese e pushtetit!
Askush nga media deri me sot nuk ka analizuar se pse i duhej Rames te sajonte fantazmen e ashtuquajtur te “bashkeqeverisjes me qytetaret”,e cila ka shkaterruar shtetin ligjor dhe ka nxitur korrupsionin!
Askujt nuk i ben pershtypje nga media se pse dot nuk ben pritje populli kryebashkiaku Veliaj dhe vartesit e tij dhe pse nuk u pergjigjen ligjerisht ankesave te qytetareve,por mjaftohen me nje tallje se “ia kemi deleguar per kompetence atij ndaj te cilit je ankuar*!
Pra ia cojne UJKUT te pranoje se e hengri ai qingjin apo jo”!?
Gazeta DITA prej kohesh censuron jo vetem shkrimet,por edhe komentet me kritika ndaj Veliajt,ndonese hiqen se kritikojne qeverisjen e Rames,duke harruar se Veliaj eshte perdorur nga Rama per te propaganduar mashtrimet e tyre gebelsiane se gjoja kane bere parajsen ketu,pavaresisht se njerezit po largohen nga vendi pa asnje shenje shprese!
Mire e thua o Shpëtim.
Por po qëndroj për analogji vetëm tek nje shprehje e jotja.
Ishte lojë!
Kjo i shpjegon të gjitha..
Në thelb nuk ka pas as revolucion, as lëvizje, as ndryshime..
E njëjta strukturë nga i njëjti brumë..
Aftësi te dobëta shtetformuese.
Dhe hajdutë me çizme.
Korrupsioni ne ç’do qelizë..
Seicili t’u mendu për vete..
Me trego një që është marr me politikë dhe ka pas atribute dhe benefite.
Dhe çfarë situate ekonomike janë sot..
SPAK është një fakt që përmendet si shpresë dhënës..
Por shajmë Saliun me 6 Mujorsha.
Dhe sot po na i kalon në sitë sistemin e drejtësisë Pamela (me çfarë backgroundi) , motra e Belindës (kjo është 1 se Rama tha jam 2).
Dmth hiqja Lenës e vija Prenës..
Dmth një sistem i kapur drejtesie përsëri minimalisht jo aq i pavarur..(si e si Edi te siguroj pa-prekshmërinë)
Patjetër që kështu shteti do jetë “prej letre”
Dhe te vjen në mend epopeja (pavaresisht subjekteve)
Do bëjmë shtet, de morre de..!?
Hiqja Lenës, vërja Prenës. Tamam. Lena prej jugut dhe Prena prej veriut. Meqë ra fjala, në lindje Lenka Çuko e kishte Lena. Në përgjithësi s’flas kurrë për të se fisi i saj janë sjellë mirë kur isha gjim-nazist, por s’është se po e shaj shumë.
Shpëtimi ka bërë vetëm një gabim në jetë. Kur iku me ambasadat ishte akoma i ri dhe mund të bëhej fizikant i famshëm. U mor me budallallëqe. Tani s’ka nga e nxjerr tjetër dhe iu lëpi Salihit gjithë jetën. Tani e sheh që u mbyt gjemia me federalë dhe o burra shpejto kush mund të dalë.
E ke qare Shpetim, analize me te bukur nuk ka. Pikerisht ato teorite e Pashkos e cuan vendin ketu. Edhe levizja e pakontrolluar e beri kete katraure.
Analize shume e drejte zoti Nazarko ! Nga viti 1991 e deri ne vitin tragjik te 1997-tes kujtuam se po hidhnim themelet e nje demokracie,por faktikisht ndertuam nje demokraci pa themel. Po,po pa themel ,sepse hodhem ne te disa gure te perzier me salle lumi e pa i lidhur me llac. Erdhi 1997 -ta dhe keto themele shkuan perseri ne lume. Nga 1997 e deri sot, kemi hedhur gure ne themel,pa zalle lumi, por me llac vetem me rere e pa piken e cimentos. Edhe ky lloji muri po shkaterrohet nga dita ne dite. Pra 30 vjet qe nuk dim te gjejme rrugen ,edhe pse “kallauzi ” me emrin ” demokraci perndimore ” na e tregon, vazhdimisht. E ne kete rast nuk e ka fajin “Ndriua” ,por vet Dheskali dhe Tunxhi…..
Shpetim o je i implikum me Salen e com o je nje imbècile (idiot) qe kurr ske kuptuar e prape nuk kupton asgje se kush ishte eshte e ka per te qene sa te jete gjalle saliu & company.Shumica e njerezve ne Shqiperi me (mendje ne koke) e kane dite per ke punon saliu & com (milosheviçi thoshte qe shqiperine e marr vetem me shoqaten e gjuetareve te beogradit 1997).
Respekte shpetim
Hahahaha….Kur une isha ne gjimnaz nje shok qe si dukej ishte aktivizuar ne politike me PD me thote….S te shoh entuziast.C mendon per kete qe po ndodh.Pergjigjia qe: Mendoj qe ndryshimi eshte i mire dmth socializmi s fuksionoi.Problemi eshte se ne krye jane halabaket dhe hajdutet e xhepave.C shoqeri ,c qeveri mund te krijojne keta?….
Pas 30 vjetesh konstatoj qe kishaqene parashikues i mire.S na u shqiten hajdutet e xhepave ne lidership.
Ne fakt Nazarko eshte bohem..! ..dhe…!
Dihet, qe kur renkojne bohemet edhe malet trishtohen! – kjo eshte fuqia e tyre..?! Por, ka gjithmone nje por: edhe bohemet shishen, te njejten shishe, e shofin nje here plot e nje here bosh, anipse ajo shishe eshte perhere e mbushur deri ne mes…!
Shkrim per te justifikuar me nota mekankolike keto 30 vjet, vjedhje, korrupsion, shkaterrim te pasurise kombetare, degjenerim moral, varferine, vrasjet dhe krimet.
Nuk erdhi se kishit bazen ekonomike por mblodhet teeth vetes njerez te pa afte e kriminela. E drejtuat shtetin me njerez medioker e drejtesi me kurse 6 mujorshe. Ngritet ne sistem vjedhjen dhe korrupsion. Eleminuat njeri tjetri me keq se Enveri shoket e tij. Krijuat pasiguri per njerezit e thjeshte dhe njerezit e arsimuar qe I nxorret pa Pune. Kjo eshte e tradhetia qe I bete atyre enderrave te shqiptareve per Liri e demokraci.
Shkrim per te justifikuar me nota mekankolike keto 30 vjet, vjedhje, korrupsion, shkaterrim te pasurise kombetare, degjenerim moral, varferine, vrasjet dhe krimet.
Nuk erdhi se kishit bazen ekonomike por mblodhet rreth vetes njerez te pa afte e kriminela. E drejtuat shtetin me njerez medioker e drejtesi me kurse 6 mujorshe. Ngritet ne sistem vjedhjen dhe korrupsion. Eleminuat njeri tjetri me keq se Enveri shoket e tij. Krijuat pasiguri per njerezit e thjeshte dhe njerezit e arsimuar qe I nxorret pa Pune. Kjo eshte e tradhetia qe I bete atyre enderrave te shqiptareve per Liri e demokraci.
Eh ,Nazarko,ke harruar nje gje themelore,,,strutturn ekonomike,,Ti te parin kritikon Enverin….Por Enveri diten e pare qe hyri ne Tirane vuri partuzane te armatosur per te ruajtur are pak strukture ekonomike prodhuese,edhe pse ishin private,pra nuk ishin shtetezuar akoma.Por anarkotribali Berisha me aventurierin utopist Pashko,me banditin Hajdari ,me keshillat e dikujt qe sillte eren e Beogradit,edhe pse dukej ,,amerikane,,leshoi mbi strukturen prodhuese hordhite barbare per ta vjedhur dhe shkaterruar.Dhe ti ishe me ta Nazarko,keshilltar.Si rrjedhoje e shkaterrimit,u varros PUNA,e vetmja menyre qe e ben njeriun njeri,te ndryshme nga kafsha.Dhe ndodhi ajo qe ti thua ,u largua jashte vendit 90 perqind e trurit dhe forces njerezore prodhuese te kualifikuar ,Duke ua dhuruar perendimit te gatsheme dhe me pervoje.Kaq mjaftoi per ta kalbur Shqiperine sic thoshte profesori yt.Dhe MOS guxo te thuash se struktura prodhuese ishte e prapambetur.Mbi te gjitha mbante me buke, shendetesi,shkolle,banim,korent,3.5 milione banore, edhe pse ne varferi.Nderkohe do te mjaftonin vetem investime teknologjike dhe mbi 3/4 e industrie ne pak kohe mund te konkuronin ne treg,ndersa bujqesia do te merrte vehten shpejt.Spese me siguri ke qene ne perendimit,dhe te siguroj se ka biznese prodhuese me shume pak mjete qe prodhojne per industrite e medha te te gjithe llojeve….Po Kombinati i Autotraktoreve,nje gjigand mekanik,mund te prodhonte gjithcka…Keshtu me radhe,nje numer i pafund nderrmarrjesh prodhuese qe u shkaterruan ne menyre kriminale,gje qe nuk ndodhi ne asnje vend lindor….Natyrisht,ne ATO vende nuk patì ,,doktor mortje,,si tek ne.Me kete duhet te merret SPAKU…
Analiza është e mirë, zoti Nazarko, por unë do të mbetem në fund të saj, tek Hygoi…, duke vlerësuar dy gjëra që mendoj se janë (plotësisht) të vërteta… E para, Doktori (yt), është thjesht tifoz i Hygoit dhe nuk ka kuptuar asgjë (si çdo idiot-injorant që hiqet i shkolluar, kur në shkollë mësonte si papagall…) nga leximi i tij … E dyta, është fyerje për këtë kolos të Letërsisë Frënge e Botërore, që një malok sharlatan e skizofren, hajdut e kriminel deri në palcë, si Doktori (yt), që të vetmen “dhunti” që ka, është dinakëria dhe intriga turko-anadollake e malokut (jo “malësorit”…), të deklarojë “tifoz” i tij…!!!
GJithnje ke qen i madh Shpetim I ke pare keta langaraq qe cdo 8 dhjetor dalin ne tv kryesisht te fevzo dhe tregojne si e rezuan diktaturen Mua me kujtojne xha pilon kur e coi Enveri te autotraktori nuk kish pun tjeter po cdo 8 nendor dilte dhe fliste per partine tee njejten gje bejne dhe keta karagjoza Eshte e vertete regjimi kishte rene Une isha mesues dhe midis shokesh flisnim pa droje Doli dhe “profesori” Pashko dhe predikonte ne Vlore cekun e bardhe dheTerapin e shokut Po mire nuk turperohen sot ekonomistet e fondacionit pashko te universiteti cilit teorit e tij na groposen ai inspiroi shkaterimin ne kete vend Lere pastaj ‘antikomunistin”e madh s.b AI ISHTE MALLKIMI I KETIJ VENDI ZOTI NA DENOI SE NE MEKATUAM PRISHEM KISHAT E XHAMIT
Je i shkelqyer !
Te lumte e faleminderit per shkrimin!
E gjitha cfare u be ishte strategji e serbeve. Dhe vazhdon te jete akoma. Keni dyshime per kete? Atehere ju nuk I njihni serbet e ad greket.
Shqiperia nuk ecen sepse njerezit nuk punojne. Edhe kur punojne, punojne per te vjedhur. Vjedh i pari, vjedh edhe i fundit. Asnje shoqeri nuk mund te rrije ne kembe me parimin e vjedhjes.
FIlloje nga vetja. Beji nje nder ketij vendi. Largoju nga “gazetaria”. Hiqu sysh. Pranoje qe ti je kalbesira.
E boll rrefeve qe rastesisht te kishte marre Saliu si tip ndihmësi. Gjej trapa t’ia u shpjegosh se si punetori i ndermarrjes se Lushnjes rastisi ndihmës i Saliut.
Mire e the ,po kujt ja the ?!!
Faji ka mbetur jetim .
Thjesht nje pershkrim I katraures 30 vjecare qe sundusit e rinj postkomunist qe ne shumic dermuse ishin aventurier ,totalisht te papregatitur per cuarjen e shtetit ne faze te re me fytyre perendomore,mjafte prej tyre te pa afte dhe te pakenaqurit e komunizmit..e gjithe kejo shpure gradualisht ua leshoi vendin bandave qe kriminalizuan dhe shkaterruan plotesisht vendin.Eshte tashme e qarte se klase drejtuse politike me te poshter me antikombetare se kejo nuk ka njohur ndonjehere shqiperia.Dikur te paret tane u kercenuan e u dhunuan per shfarosje totale nga trioja ogurzeze Turko serbo greke.PO te paret tane rezistuan dhe I mbijeturn me dinjitet ketij genocide, edhe pse ne kushte tejet te renda te ketyre pushtuseve dhe tokes se tyre te djegur nga keta pushtus.POr ne keto 30 vite te fundit toka jone e sapo gjalleruar paksa pas formimit te shtetit , qe shmangi perkosisht urat e zjarrit te pushtuseve fqinje, papritmas u desh te perballet me nje ure tjeter zjarri qe sic po duket nuk ka nderment te shuhet..Cuditerisht ky zjarre dhe ky ripushtim nuk erdhi nga te huajt , por nga vetevetja, pra nga vet ne Shqipetaret qe duke u bere mbeshtetje dhe nxitje per te vene ne krye drejtus me fytyre totalisht antikombetare ,bene te mundur shkaterrimin e shtetit shqipetare me 1997ten.Kejo renje e shtetit e pasuar me braktisjen e madhe te shqipetareve ndaj vendit te tyre , nuk eshte cudi qe po con drejt nje genocide te ri shqipetre , kesaj here e drejtuar nga vet shqipetret, qe te japin pershtypje se kane prirje vetazgjesuse genicidiale….Thoni po deshet qe eshte egzagjerim apo qendrim ekstremist..OK mund ta quash dhe keshtu , por me pare duhet te fshehesh koken si struci, dhe te besh sikur nuk shikon qe ushtria gjigante e te braktisurve qe lane vendin tashme e ka kaluar gjysmen e popullsise se vendit dhe balanca ka filluar te anoje nga jashte jo nga Brenda.. Besoj se u kuptuam miq!…
Ku eshte Nazarko tjeter?!
Me ate behet nje ky se eshte gjysem.
I bleu Rama me cmim krishtelindje: buy one take second half price.
O “Ilir”-o, ditke Angilsht mor çuno, bravo qeke i qut!
500 vjet Turqi,kjo eshte fatkeqesia e te qenit “Shqiperare” qe pretendon se eshte popull me “histori” kur edhe breshkat e dine qe asnjehere ne histori te njerezimit nuk ka patur Shtet Shqipetare,nuk ka patur institucione “Shqipetare”,nuk ka patur ushtri,nuk ka po patur gjuhe te shkruar.
Kjo eshte baza e kalbur,prandaj nuk kemi unitet,urrejme njeri tjetrin,servilosemi,shitemi per asgje,se i takojme tre Identiteteve,asaj Greke dhe historise se Epirit,te Osmaneve dhe tani po Evropianizohemi.
Dhe kur nje njeri mashtron veten se bota e di historine dhe realitetin eshte fatkeqesi.
Z Nazarko, shkrimi shume I sinqerte, megjithese ca I vonuar.
Para zgjedhjeve te Marsit 1992, pyeta LD, djalin fizikant te nje eksponenti te Ballit Kombetar me qendrim ne SH.B.A., e qe ishte I mireinformuar per c’po ndodhte ne Shqiperi ne periudhen 1990-1992 ne te dyja krahet e politikes: “C’mendon ti L. si do vene punet ne Shqiperi?” Ai me tha: “Eshte e qarte qe PD do vije ne pushtet. Po une them se eshte fare e pa pregatitur te mbaje baren e qeverisjes se vendit. P.sh. do vije vellai im qe eshte sot nje nga drejtuesit e larte te PD, qe megjithese eshte njeri shume I mire, ka shkollen e Saverit te Lushnjes”
Zoti L. doli qe kishte pjeserisht te drejte, se jo vellai I tij, po shpirtzinjte me shkolle, u bene hajdute profesioniste dhe e shkaterruan me keq Shqiperine. E ne krye te tyre- Sali Berisha, qe ti Nazarko, e shume te tjere e quajne akoma “doktor”. Ky emer, qe ne te vertete eshte nje titull I nderuar ne gjithe boten, nuk I takon me pas 1990 atij njeriu, po te analizosh si I ka zgjidhur ai situatat komplekse te pas 90’s.
Shpetim,po me dukesh si kallauz i dr.mortjes perballe SPAK-ut,duke i ofruar dy alternativa zgjedhjeje;ate te paditurit qe padashur e hodhi ne ere Shqiperine tone,apo ate te kusarit dhe vrastarit qe e xhvati dhe plackiti deri ne asht nje shtet te tere .
Une besoj fort se SPAK nuk mund te kornizohet keshtu,si ben ti;ne dy alternativa,,sepse krethemelja e shtetit te shqiptareve ,si histori e kobshme cnderimi,i ka me emer e mbiemer (te njohur prej shqiptarve) autoret e zbatimit te krethemeljes ,antishqiptare te perbetuar,ne te djathte e ne te mengjer.Shqiptaret puntore dhe patriote po presin ,me tejet durim, ndeshkimin e tyre,konfiskimin rrenjesor dhe plasjen pa kthim tek shtate penxheret.Vetem nga ky proces mund te ngrihet me kembe shteti yne.
Nese nuk je i perfshire ,hiq dore nga keshillimi i tyre.Sepse ti nuk mund te posedosh dot alibine e padijes dhe padashkes.
Tung.
Po ta ngas fjalen perseri nga fjalia jote e fundit, huazuar nga Hygoi. “Kush ecen me kujtime, nuk ben gje tjeter vec zvarritet”. Per cilin e ke fjalen? Per Berishen? Ndoshta mund te jete zvarritur deri ne vitin 1990. Me vone, i qafsh hallin! Edhe ty, qe erdhe nga Lushnja si shahist i mencur qe ishe, te paska punesuar si pune profeti qe te parashikosh levizjet e historise(?!) dhe mbas 30 vjetesh t’ja sjellesh ne kujtese popullit te ngrate. Prandaj edhe une them qe nuk e ndihmon popullin me kujtime. Zvarritja nuk eshte sport per shefat. As per ndihmesit e tyre te afert, si ne kohen e Hoxhes, te Berishes, te Nanos dhe sot te Rames. Zvarritja eshte per ata qe ja lejojne vetes te shkelen nga te tjeret.
Flm Z. Nazarko, e gjej plotesisht me kembe ne toke analizen tuaj.
Respekt!
E vertete eshte z.Nazarko, Pa Ditur!Vecanerisht per doktorin tuaj ,I cili e ka humbur te drejten morale ta quajme akoma doctor! Pa dashur,nuk eshte e Vertete !Pa dija e S.B si rrjedhim I mungese se eksperiences demokratike; nuk dua ta ve theksin te origjina e prapambetjes se malokut,as shendetin e tij mental nuk ishte Shkaku Kryesor. Faktet e pa diskutuasheme se Me DASHJE te plote,S.B shkaterroi Demokracine qe ne lindje deri ne vdekje sot ,mbas 30 vjetesh duke punuar nen rrogoz , ky eshte shkaku KRYESOR!.I kishte te gjitha mundesite dhe dyert e hapura,,por qellimisht i refuzoi.Me ndihmen Pasive,te njerzve si ju z.Nazarko ,e te tjere qe ishit prane tij gjate ketyre ,SB mbijeton akoma,per te mos permendur ata qe akoma bejne sikur nuk kuptojne dhe I mbajne akoma karriken…..Le ti shkoni sinqeritetit deri ne fund duke operuar faktet mos ndoshta gjendet origjina e gabimeve qe mos te perseriten ne te ardhmen,por duhet te gjithsecili simbas mundesise dhe pozicionit ne shoqeri,te vere nga nje dore.Sidoqofte Flm per shkrimin!
Nazarko rrefen bukur dhe te merr mendjen qe te mos te te shkoje truri tek UDB-ja
Shpëtim nuk hasa gjëkund ne analizen fjalën “FAJ” pse gabim e quan gjithë këtë katraurë ,-pavarësisht se janë të verteta ato që shkrua.n nuk mjaftojnë aspak me qëndrimin tend në thelb
O Zoti Nazarko!
Kur flet dukesh me bindshem. Nuk e ke kuptuar ende se ne Shqiperi sundonte serbi dhe UDB-ja serbe me ne krye kryespiunin Sali Berisha.
Te vjen keq kur ti nuk i thua keto, gjera qe kane tridhjet vjet qe thuhen dhe sterthuhen. Pema u mboll, nese mund te thuhet “u mboll”, qe ne fillim e deshtuar e shtrember. Zoti Nazarko, njeriu qe nuk di edhe pyet, apo jo? A peyti njeri miku yt Sali Berisha se si duhej t’i bente gjerat?
Atehere ne cdo ministri dhe institucion qendror kishte keshilltar amerikan por a pyeti ai njeri per ndonje gje? Jo kurre! A duhej te pyeste njeri Saliu yt per mbylljen e qindra fabrikave, uzinave, shkollave, akademive, instituteve shkencore etj., etj. Po depot e ushtrise shqiptare kush i hapi dhe kush i plackiti? Apo edhe kjo padashje dhe nga padituria?! E shume, e shume te tjera!
Te jemi kaq naïve valle? Nga padia ose padashja mund te lendosh dike ose mund te mos kesh arritjet e deshiruara ne zhvillimin e vendit, por kurrsesi nga padija ose padashja mund te shkosh deri sa te djegesh e te shkaterrosh vendin tend, dhe familjet e qindra mijera shqiptareve. Mos valle nga padija dhe padashja u shkaterrua vendi ne 1997? Nga padija u vodh thesari I shtetit? Nga padija u vrane dhjetra njerez te pafajshem ne Gerdec?Nga padija u vrane njerez ne protestat e21 Janarit? Nga padija jane vjedhur e shperdoruar fondet e shtetit (leket e taksa paguesve)? Nuk eshte padija dhe padashja qe na ka munguar ne shoqerine tone. Eshte mungesa e arsyes dhe deshires se mire per te bere gjithshka per vendin dhe njerezit! Eshte lakmia per pasuri dhe pushtet e njerzve te paskrupullt qe fatkeqesisht arrijne te jene ne krye te vendit.
Per te freskuar memorien duhet te mos harrojme Shitjen e Naftes Serbise nga Berisha ne pushtet dhe berjes se vendit nje han pa porta per lehtesimin e kalimit te naftes nga te tjere vende te ballkanit qe thyen embargon.Me vjen keq qe teoria e z.Nazarko Pa Ditur e Pa Dashur do te jete e pa vlefshme per te shpeguar veprimet antishqiptare dhe antinjerezore te( doktorit) S.B…
Kemi kaq kohe qe themi “Duhet te shporren hajdutet e Shqiperise” qe te gjithe e dime kush jane. Por besoj se ka ardhur koha te themi “Duhet ti shporrim hajdutet e Shqiperise”. Duket sikur mundesia veterme per te ndertuar. Ne shtepi te shendoshe eshte ti shembim themelet e kalbura te trasheguara nga hajdutet, ti marrim mbrapsht pasurine e vjedhur atyre dhe te ndertojme themelet e shendosha te nje shteti Shqipetar per Shqipetaret. Te kthejme njerezit e pakalbur nga emigracioni dhe ta bejme kete vend se kjo eshte shpia jone. Duhet rrevolucion. Dhe per revolucion duhen heronj. Duhet te behemi heronj nese duam te shpetojme nga pirja gjakut. Duhet te rikthejme shpresen. Duhet te ndertojme shtepine tone nga themeli. Vetem me rrevolucion mund te shkulim kalbesirat se ne te kundert na duhet te presim derisa kalbesira te shperbehet vete (per nga natyra kalbezimit). Por duke pritur per shperberjen mund te na zeje shtepia brenda. RROFTE REVOLUCIONI
Nazarko, je afër zullumit dhe nuk i shikon gjërat qartë, në mos je hipokrit. Shqipërinë nuk e hodhi në erë doktor mortja nga padija dhe padashja, por, përkundrazi me dije dhe me dashje.
Pandëshkushmëria, ky është gabimi më i madh!
Kush mori drejtimin e vendit pas rënies së sistemit socialist, ka bërë genocid të pastër me ne shqiptarët.
E di ç’do të thotë t’i prishësh njeriut vendin e punës, ta hypësh nëpër anije, t’i hapësh kufijtë e t’i thuash -“hajt sikterr gjeje zgjidhjen vetë”?
O Shpëtim “doktori,, e dinte mire çfar bënte. Atë që e urdhëronin ustallarët.
Jo..Nazarko, jo dihet boterisht qe:
Gabimi I perseritur quhet: FAJ…dhe faj I perseritur quhet: KRIM …dhe ideatori,misheruesi,zbatuesi I ketij trinomi, GABIM- FAJ- KRIM eshte “doktori” yt.