Vetingu në polici, Tonin Vocaj pyetet për foton me vrasësin e komisarit Dritan Lamaj dhe kallëzimin nga Rama

11 Dhjetor 2019, 20:21Politika TEMA

Drejtues i Parë Tonin Vocaj, një prej oficerëve kryesorë të policisë, u përball në seancë dëgjimore me pyetje për foton me Arben Frrokun dhe kallëzimin e vitit 2009 nga Edi Rama. Vocaj shpjegoi rolin e tij në zbardhjen e vrasjes së Lamajt dhe tha se nuk kishte bërë asnjë paligjshmëri.

Nga Edmond Hoxhaj

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj u përball të mëkurën në seancë dëgjimore me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, KJV. Trupa që po kryen vlerësimin e Vocajt përbëhet nga Ana Kapaj kryesuese, Elida Liko relatore dhe Elvira Daberdaku anëtare.

Relatorja e çështjes, Elida Liko u shpreh në fillim të seancës dëgjimore se vlerësimi për drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj është përfunduar në të tri kriteret, për pasurinë, aspektin profesinal dhe pastërtinë e figurës.

Vocaj e ka nisur karrierën e tij në polici në vitin 1985. Gjatë dy dekadave të fundit ai ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Policinë e Shtetit.

Pamundësi financiare

Komisioni identifikoi pamundësi të Vocajt për likujdimin e shumës 15 mijë euro të paguar në momentin e blerjes së një apartamenti me sipërfaqe 42.1 m2 në Golem të Kavajës në vitin 2006. Sipas KJV, edhe pse pronësia është fituar në vitin 2018, pagesa është kryer në vitin 2006. Relatorja Liko shpjegoi se si burim krijimi të kësaj pasurie Vocaj ka deklaruar një kredi në vlerën 600 mijë lekë dhe kursime nga pagat.

Liko tha se kredia 600 mijë lekë rezulton të jetë marrë tre muaj pas pagesës së vlerës 15 mijë euro. Ajo shtoi se subjekti ka deklaruar se ishte e vërtetë që kredia ishte marrë pas kryerjes së pagesës, por ka shpjeguar se ka marrë hua në shumën 5000 euro nga një mik.

Komisioni ka kryer analizë financiare për vitet 2005 dhe 2006, për muajt para blerjes së apartamentit, nga është konstatuar se Vocaj ka pasur mundësi që gjatë kësaj periudhe të kursente 1.8 milionë lekë. Relatorja Liko tha se Vocaj ka shpjeguar se, edhe pse ka pasur mundësi të kursente këtë shumë, i kishte shpenzuar të ardhurat për kosum të përditshëm dhe prandaj janë detyruar të marrin huan 5000 euro dhe më pas kredinë 600 mijë lekë, shumë me të cilën ka shlyer borxhin.

Gjatë fjalës së tij, Vocaj tha se kishte dorëzuar deklaratë noteriale për huan e marrë nga miku i tij.

Për një apartament me sipërfaqe 69.5 m2 në Tiranë, Vocaj ka deklaruar si burim krijimi kredi nga enti i banesave në vlerën 1 milionë e 58 mijë lekë. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se familja e Vocajt ishte strehuar në këtë banesë në vitin 1995 si i pastreh. Në kontratën e shit-blerjes së vitit 1997 është përcaktuar se shlyerja do të kryhej me këste. Kontrata me kusht është formalizuar në vitin 1999 dhe ajo përfundimtare në vitin 2014. Për këtë pasuri, KJV nuk identifkoi probleme.

Për një tokë bujqësore me sipërfaqe 11 mijë m2 të përfituar nga nëna e ndjerë e subjektit bazuar në ligjin “Për Tokën”, KJV konstaton se deklarimet e Vocajt përputhen me dokumentet. Ndërkohë, Liko u shpreh se subjekti nuk ka pasqyruar në deklaratën veting një sipërfaqe toke rreth 1000 m2 në pronësi të tij.

Liko identifikoi mospasqyrimin në deklaratën veting edhe të dy mjeteve të zotëruara nga Vocaj dhe bashkëshortja e tij, të cilat kanë rezultuar të jenë shitur më parë. Relatorja tha se Vocaj ka pretenduar se nuk i ka pasqyruar këto autovetura në deklaratën veting pasi nuk janë më në pronësi të tij dhe se me të ardhurat nga shitja e tyre nuk ka blerë ndonjë pasuri.

Pastërtia e figurës

Lidhur me pastërtinë e figurës, relatorja Liko tha se Vocaj është pyetur lidhur me një foto të publikuar ku ai shfaqet me shtetasin Arben Frroku, i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj. Sipas relatores, Vocaj ka shpjeguar se është njohur me Frrokun që prej vitit 2006 kur ndiqte studimet e larta në drejtësi në një universitet privat dhe se fotoja ishte bërë para se të ndodhte vrasja. Ajo shtoi se Vocaj ka pohuar se këtë foto e ka pasur në profilin e tij në Facebook.

“Subjekti ka thënë se ishte i pari që shkoi në vendngjarje dhe që hetoi për zbardhjen dhe kapjen e autorit”, pohoi ndër të tjera relatorja Liko. Vocaj e ritheksoi këtë gjë edhe gjatë seancës dëgjimore. “Ju kam dhënë dokumente për rolin tim në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e vrasësit të Komisarit Lamajt”, pohoi Vocaj, duke lënë të kuptohej se njohja me Frrokun nuk kishte ndikuar në punën e tij.

Komisioni evidentoi edhe dy kallëzime të kryera ndaj Vocajt, për të cilat Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Durrësit kishin vendosur mosfillimin e procedimit. Liko tha se një kallëzim është kryer në vitin 2009 nga kryeministri Edi Rama atëherë kryetar i Bashkisë së Tiranës, kohë kur Vocaj mbante postin e Drejtorit të Policisë së kryeqytetit, ndërsa denoncimi tjetër ishte referuar nga Kontrolli i Brendshëm.

Gjatë fjalës së tij, Vocaj u ndal në kallëzimin penal e kryer nga Kontrolli i Brendshëm në vitin 2004. Ai tha se nuk kishte qenë pjesë e asnjë paligjshmërie. Relatorja Liko shtoi se Vocaj e kishte kaluar pa pobleme testin psikologjik.

Lidhur me profesionalizimin, relatorja Liko paraqiti një biografi të gjatë të studimeve, pozicioneve dhe detyrave që kishte mbajtur gjatë karrierës së tij Tonin Vocaj, që prej vitit 1985 kur kishte nisur punë e në vazhdim. Gjithashtu, ajo theksoi se Vocaj kishte kontribuar edhe në botime të rëndësishme për terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. “Niveli i arsimit është në përputhje me gradat dhe pozicionet”, pohoi Liko. KJV do të shpallë vendimin më datë 18 dhjetor, ora 09:30.

9 komente në “Vetingu në polici, Tonin Vocaj pyetet për foton me vrasësin e komisarit Dritan Lamaj dhe kallëzimin nga Rama”

  1. Opgj says:

    Pika kush e drejton policinë kriminale. HISTORIKISHT I PAFTË,ASNJË ZBULIM.Vetëm mbulime krimesh në shërbim të Sharlatanët të kategorisë Berisha Noka,Lleshi etj.Tradita tregon që vazhdimisht ka policë debila por me jetëgjatësi të tillë idiot shekullor,NUK KA BËRË VAKI. Sa krime rëndojnë mbi këtë debil dhe shokët e ti,a mundet ti numuroni
    Po mbulime krimesh sa kanë bërë.Ato nuk mundet ti ndash; Nga debiliteti api inkriminimi janë transformuar në shërbëtorë të krimit.
    O Edi Rama dhe Erjon braçe.Clirojeni policinë nga budallenj e “UNIVERSITETIT TË BUDALLENJVE SAUK.”Ata mbajnë njëri tjetrin .MOS qeshin,janë si.bandë që kënaqen me 5 lekë.Pothuajsr gjithë drejtuesit aktualë të policisë.Atyre u janë shtuar edhe shumë budallenj të shkollave të ushtrisë që ishin mangut,nga Lleshi në drejtimin e policisë.Akoma nuk e kini kuptuar,apo i kini homologë.
    Vini djem të shkolluar e specializuara në universitetet dhe shkollat civile e ushtatake ne.Usa ITALISË,Gjermanisë,Turqisë etj.Ata nuk janë të pakët aktualisht në polici.Largojini këta hajdutë dera nga zverku i shqiptarëve.
    Karagjoz VOCAJ,bën edhe Veting…Kulmi.

    1. LORA says:

      Respekt per saktesine e komentit tuaj,Opgj.
      2004200

  2. Shqipja says:

    Trupa e Vetingut,Ju ini për më burg.Po skenën e krimit në Voskopojë si e shpjegon subjekti tuaj.Ajo skenë do të mbetet në historinë e kriminalistikës shqiptare së bashku me pseudo Vetingut tuaj ESTRADË.Groteske siç janë “Kudrot” drejtues të policisë që kini marë e do merrni në proces.

  3. naimi says:

    mire qe nuk I dini emnin,por lereni te vdekurin te qete, te pakten.

  4. miku i mire says:

    jam krenar qe jam bashkqytetar i z, Tonin Vocaj,respekt.

  5. Polic i vjeter says:

    Artan Lame ishte polic shum kopil po i hap pune te gjitheve edhe i vdekur. Imagjino po te ishte gjalle??!!!!??

  6. Tura says:

    Grupit të Vetingut të MB.Pse bëheni qesharake,doni të krahasohen me reformën dhe Vetingut në drejtësi.Si mundet të kalojnë Vetingut personat deri tashti.Të gjithë nuk plotësojnë kushtin dhe janë të paaftë në detyrë.Zbulimet e krimeve të vjetra zeto me xhufkë.Asnjë parandalimi vrasje.Vazhdimisht i hidhet faji prokurorisë që dhe ajo është aq e paaftë sa ka mundësi dhe nuk ju nxjerë gojën ju si tëpër të dhe bashkëpuntorë në krime.Tipik rasti i tTonin Vocaj,i cili vetëm polic nuk është.
    Po pse more gjela që dilni gjoja në podium ngrihemi dhe jepni cfaqe butaforike.
    A mundet SHBA tja harojë TONIN VOCAJT,mbulimin e vrasjes së KOSTA TRABICKËS NË Voskopojë,atje ku Subjekti juaj ka deklaruar zyrtarisht se 0 FLUTUROI GOMARI dhe se automjeti i Kostës na paska ecur indietro në malore dhe është përmbysur dhe ka vdekur Kosta.A e dini se aty u cënuan interesat e USA.
    Vazhdoni me Vetingut,po më parë bëheni Lleshit dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit Ciftelia.

  7. fati says:

    Mesa duket vetingu ne polici eshte shume larg ati ne drejtesi. Tonin Voci ka qene nder kryesuesit e hetimit te gjoja aksidentit te Trebickes.Si eshte justifikuar kjo,pasi te gjethe e dine se nuk ishte aksident,por eleminim per shkak te tregetise se armeve apo demontimit te tyre, Po rasti ne fshatin Kozere ne Kucove ne vitin 2005 ku Tonini ishte drejtues i grupit hetimor ku per ngjarjen edhe sot ka disa versione te dyshuara,a e ka spjeguar ai pse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje