Aleati i Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, duke folur për situatën post-tërmet, thotë se për rindërtimin e qytetit të tij të lindjes, Shijakut, është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin Rama.
Madje tregon edhe mënyrën se si mund të ndodhë ky bashkëpunim.
“Jam shijakas, kam lind dhe rrit në Shijak, i njoh shtëpitë e Shijakut me familje dhe numër anëtarësh. Nëse do të caktojë njeri në Shijak të shkoj unë por të mos prek lekë me dorë, por të monitoroj çdo lloj fondi që hidhet atje dhe mënyrën sesi. Të firmosin të dy palët dhe pastaj të bëhen investimet atje.Se pyes opozitën në këtë drejtim, le të më thërrasë.Ta monitoroj dhe të mos shkojë asnjë lek dëm. Jam gati ta bëj”, thote Duka.
Por edhe pse i shtrin dorën, Agron Duka akuzon kryeministrin Rama, se po sillet si showmen në këtë situatë të rëndë
“Ai vazhdon të bëjë politikë dhe show sepse mundohet që këtë që ndodhi ta kthejë në favor të vet, piarin e ka të fortë, sajon ngjarje të tilla dhe më duket sikur po ndodh anasjellta. Ndërsa opozita po mundohet të nxjerrë në pah problemet reale që janë pos tërmetit, mazhoranca po bën shoë dhe politikë”, vijon ai.
Jashtë vëmëndjes së kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste nuk kanë mbetur edhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti në qytetin e Durrësit, për të cilat akuzon në mënyrë direkte Bashkinë e qytetit për papërgjegjshmëri.
“Qeveria vendore ka fajet e veta sepse po të vini re pallatet dhe hotelet që janë shembur kanë pasur ndërtime pa leje rreth 3-4 kate”, tha ai.
Duka së bashku me aleatët e tjerë të PD-së ishin pasditen e së mërkurës në selinë e PD-së për të diskutuar në lidhje me qëndrimet e opozitës në këtë situatë të vështirë për vendin.
Dmth te marre une meritat pasi jam nga Shijaku dhe po doli fitim i mire qar e kam.
Edhe rremujen e budallekun qe dolen nga parlamenti per Shijakun e beri