Rama kujton bisedën me të atin: Kur të vdes, mos i lejo njerëzit të më qajnë

12 Dhjetor 2019, 11:43Politika TEMA
Rama kujton bisedën me të atin: Kur të vdes, mos i lejo

Kristaq dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në familjen e Ajet Meçajt, i cili humbi vajzën dhe mbesën e tij nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama, ndërsa ka shprehur ngushëllimet e tij, ka treguar edhe një episod më të atin, Kristaqin.

“Kur shkonim në ndonjë rast vdekjeje në zonën e mamasë time, atje shoqërohej me këngë dhe vaje.

Dhe im atë thoshte gjithmonë se kur të iki une dhe të mos jem më, mos i lejo të tjerët të qajnë dhe mos u mërzit.

Se më duket se dhe i vdekur s’do gjej qetësi”, tha Rama, ndërsa ndodhej në familjen e Meçajt për ngushëllim.

“Duhet të jetosh për ata, mos ia rëndosh si të thuash barrën…”, vijoi Rama.

(TemA)

2 komente në “Rama kujton bisedën me të atin: Kur të vdes, mos i lejo njerëzit të më qajnë”

  1. Aiqeqigruanemeros says:

    Na plasi kari per kristaqin dhe te birin. 2 kriminele

  2. Operacioni Zjarri says:

    Ah jo more djale me tjeter kuptim e ka patur i shkreti. Ka dashur te thote qe mos e qani se shpetoi nga nje i çmendur si puna jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje