Tentativat politike për ta kthyer 8 dhjetorin si 8 nëntorin e themelimit të PKSH-së dhe pse ne nuk patëm Havel-in tonë

12 Dhjetor 2019, 11:51Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Kremtimi i 8 dhjetorit, edhe këtë vit nuk ju shmang  një manie gati 30 vjeçare, që i jep dimension sipërfaqësor një lëvizje që është një nga evenimentet më të rëndësishëm i gjysmës së shekullit të XX për të gjithë shqiptarët.

Lëvizja studentore që kulmoi me demonstratën e 8 dhjetorit rrëzoi një regjim diktatorial 45 vjeçar dhe solli në Shqipëri sistemin demokratik, me zgjedhje të lira dhe natyrisht me pluralizëm politik.

Si rrjedhojë e 8 dhjetorit në radhë të parë lindi Partia Demokratike, partia e parë jokomuniste pas 45 vitesh, që u lançua si alternativë politike drejt një shoqërie perëndimore dhe euroatlantike.

Por përveç Partisë Demokratike, lindën edhe parti të reja, madje që në ditët e para të dhjetorit 1990, siç ishin Partia Republikane, Partia Ekologjike, Organizata Politike e Minoritetit grek Omonia, por edhe shumë forca të tjera politike që u krijuan më pas.

Ndërkaq, partia që kishte qeverisur për 45 vjet, Partia e Punës e Shqipërisë PPSH, u transformua, duke larguar udhëheqjen e vjetër dhe zgjedhur një ekip të ri, i cili përqafoi politikisht doktrinën perëndimore të Shqipërisë drejt ekonomisë së tregut, sistemit demokratik dhe integrimit në NATO e BE.

Dhjetori ‘90, ishte një lëvizje popullore dhe intelektuale që u shndërrua në një revolucion paqësor, pa dhunë, duke ndryshuar rrënjësisht shoqërinë shqiptare.

Këtë lëvizje e përkrahën shumica e shqiptarëve, natyrisht të parët ishin ajo shtresë që ishte shtypur egërsisht nga regjimi komunist, më pas shtresa që ishte ndjerë e papërfaqësuar natyrisht, por edhe pjesa më e madhe e intelektualëve, të rinjve, apo edhe punëtorët që me rënien e regjimit dhe kolapsin e sistemit absurd dolën të papunë dhe u përshtatën menjëherë me kapitalizmin e ri shqiptar, i cili që në fillim ishte i egër, por edhe premtues dhe me mundësira të mëdha.

Të gjitha këto rrjedhoja janë një premisë shumë e rëndësishme që historiografia jonë t’i japë 8 dhjetorit dimensionin e një kremtimi mbarëkombëtar dhe me një konsensus shumë të madh.

Vendosja e 8 dhjetorit në kalendarin e festave kombëtare i dha edhe më shumë seriozitet një fakti të tillë, çka edhe juridikisht të gjithë shqiptarët e ndjejnë si kremtim nacional përkujtimin e lëvizjes që solli rrëzimin e diktaturës në Shqipëri.

Por realisht ç’ka ndodhur në këto vite dhe ndodh edhe sot?

8 dhjetori, më shumë si një kremtim kombëtar gjithëpërfshirës, është kthyer në një lubi rrëfimesh e nxjerrje ditarësh, se ku ishte kush atë ditë dhe me një protagonizëm frenetik të protagonistëve apo aspirantëve për protagonizëm, në një ditë kaq të madhe për shqiptarët.

Ndërkaq, Partia Demokratike, si parti që mori pushtetin pas vitit 1992, e trajtoi krejt sektarisht lëvizjen e dhjetorit, duke e vënë 8 dhjetorin në një rang politik kremtimi si komunistët kishin bërë me 8 nëntorin 1941, datë kur u themelua Partia Komuniste Shqiptare.

E si pasojë e këtij trajtimi, lindën më pas polemikat me efekt domino se kush mori pjesë në mbledhjen themeluese, kush erdhi nga jashtë, çfarë u tha dhe si u zunë protagonistët.

Shoqëruar normalisht me ditarë e shënime që sjellin më shumë konfuzion sesa një qartësi politike e normalisht institucionale, për një datë që realisht duhej trajtuar si ditë Çlirimi Kombëtar.

Realisht, trajtimi i kronologjisë historike të ndodhive që shoqëroi të gjithë lëvizjen studentore është detyrimi dialektik për të ushqyer brezat, por ai duhet trajtuar ftohtë dhe i fokusuar: si lindi lëvizja studentore, kush ishin protagonistët, çfarë kërkuan ato, si e realizuan ndryshimin dhe cilat ishin pasojat.

Këtu përfundon gjithçka, por që padyshim duhet pasuruar edhe me elementet shoqëruese të garniturës historike.

Është fakt historik dhe unik krijimi i Partisë Demokratike dhe si i tillë ai duhet trajtuar, por nuk mundet që vetëm PD të privatizojë dhjetorin, pasi ishte një shoqëri e tërë që mbështeti ndryshimin, edhe pse nuk u ngjiz më këtë forcë politike për shumë e shumë arsye.

Partia Demokratike është “bija” e parë e dhjetorit ‘90, por nuk ka të drejtë të bëhet “nëna”, ashtu si komunistët e trajtonin PPSH-në si një “big mama”, që mendon për të gjithë.

Kush e mban mend 1990-n, shoqëria shqiptare ishte e gjitha që vibronte, në radhë të parë intelektualët, me Kadarenë e madh që dha sinjalin nga Parisi, me të përndjekurit e fisëm që ofruan mesazhin e pajtimit, me intelektualët që shkruanin në gazetat e kohës si “Drita”, “Zëri i Rinisë”, “Bashkimi”, apo daç edhe “Zëri i Popullit”, që jepnin sinjale për të përkrahur ndryshimin e madh.

Intrigat dialektike të diskutimeve për formimin e PD-së mes protagonistëve të Lëvizjes së Dhjetorit janë pjesë gossipi, më shumë sesa një fakt historik relevant.

Normalisht ata duhet të pasqyrohen se i japin ngjyrime lëmisë së dëshmive frenetike të atij dhjetori vibrant, por nuk duhet të pengojnë ndriçimin e së vërtetës së madhe të asaj lëvizjeje.

E cila duhet përkujtuar si një festë e të gjithëve, e jo vetëm e atyre që kanë qenë përfaqësues të komiteteve të rinisë së fakulteteve për të marrë pjesë në takimin me Ramiz Alinë.

Ka shumë njerëz që kanë përfituar  personalisht nga 8 dhjetori, duke marrë poste e gjësende që ndoshta nuk i kanë merituar, ka shumë sosh që nuk i kanë marrë këto përfitime, por ka shumë e shumë shqiptarë që e kanë ndjerë dhe e ndjejnë që ajo ditë ishte një rrëzim i Murit të Madh të Berlinit shqiptar.

Dhe si e tillë duhet të mbetet një kremtim kombëtar i ardhjes së lirisë. Po kush janë tribunët e saj?!

Eh, ne nuk patëm as një Havel apo Valesë, por kishim një Azem Hajdar, një Sali Berishë, një Gramoz Pashko e të tjerë që u bënë udhëheqësit e asaj lëvizje.

Mendoni pak sikur të kishim vënë Ismail Kadarenë apo Isuf Vrionin në krye të asaj Shqipërie të re pas 8 dhjetorit…

Por këto janë hipoteza, historia e ka dhënë verdiktin e saj, si gjatë por edhe pas 8 dhjetorit! Ne na takon thjesht ta kremtojmë me seriozitetin që i takon…

5 komente në “Tentativat politike për ta kthyer 8 dhjetorin si 8 nëntorin e themelimit të PKSH-së dhe pse ne nuk patëm Havel-in tonë”

  1. GJINOJA says:

    Z. Pata e ke gabim: nuk ishte lëvizja e 8 dhjetorit ajo që rrëzoi regjimin 45 vjeçar dictatorial, por vetërrëzimi i atij regjimi solli lëvizjen e 8 dhjetorit.

  2. Qinani says:

    Shife fotografin.
    Sikur je ne nji kopsht fmijsh..
    Ftyra kalamajsh t perkdhel,
    Prandaj jemi sot kshtu..
    E ku ka burra n ate foto “historiko heroiko herkuliko …”
    Aty jan ca fmij bythpambuk qe si majmuna me dur e gishta perpjet imitojn diçka qe se kuptojn..
    Ehu.
    Me bo shtet prej verteti duhen burra shteti,e kalamaj lagjesh..

  3. Kam per te bere nje propozim: 8 Dhjetori te mos quhet” dita e demokracise por dita e pluralizmit. Persa i perket demokracise ajo mbetet akoma ne horizontin shoqeror politik shqiptar. Demokracia realizohet nepermjet aprovimit dhe zbatimit te ligjeve nga ana e parlamentit. Demokracia realizohet nepermjet kontrollit te qeverise nga parlamenti. Parlamenti zgjidhet nga vota e lire e popullit votues. Jemi ne vitin 2019 dhe nuk kemi realizuar asnje nga keta tregues: sa demokratik eshte parlamenti, sa te denuar ordinere jane deputete, sa here parlamenti i ka vene para pergjegjesise qeverite e ndryshme ne periudhen”e demokracise”. Nga te gjithe anet gelojne deputete, gjykates, prokurore, nepunes shteterore te korruptuar, qe jane demaskuar edhe ne gazeten tuaj, dhe ketyre banditeve nuk i ka hyre asnji gjemb ne kembe. Korrupsioni nuk eshte demokraci. Nje koincidence e bukur eshte qe Dita Nderkombetare Kunder Korrupsionit eshte e njejte me Diten e Demokracise. Nqs 8 dhjetorin e doni dite te Demokracise, me lejoni te bej nje shtese: Dita e Demokracise alla Shqiptare. Ashtu si vaujtem 40 vjet komunizem alla shqiptar, na takon te vuajme demokraci alla shqiptare. Prap vuajtje eshte.

  4. === KJO SHTEPIJA ME QERPICKA , 30 VJET VEC PJELL PARTICKA ”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””’ .
    —– Nje mengjes, prane oborrit gjimnazit [Kelcyre- 1967] , Priftii I atyre aneve, po shkonte te hiqte mjekren , ne berberanen po krahe shkolles.
    Disa qe kishin njohje me shaka po debatonin , se eshte shkenca dhe jo feja qe sjelll ndryshim e zhillim. Si shembull , merej Micurini . I cili , me kombinimet e nenshartesave e te mbi shartesave, kish prodhuar varjetetet me te mira te frutave [moll, dardh etj]. Prifti ndegjonte e buzeqeshte, ne mbarim I pyeti : ‘’Po mire mor djem , miire . Po ate lulen e pare, qe prodhoje MOLLEN e EGER , ku e gjeti. ….??..!!
    —- Micurini, vete lule polli ..?? Jooo, lule s’polli. // Lulet , nga LULJA I nxori..!
    Vec I ndau ne FAMILE , // Ne FERRA , dhe TRENDAFILE..!!
    Besoj, se dhe RAMIZI , duke e njohur gjendjen e te djathtes Shqipetare ne fund vitet 80 , si ‘’nenshartese’’ ate ‘’LULEN e EGER’’, ekzistusen [PPSH] do te shfrytzonte. Dihet se kush mund ta cmontoje, , apo prishi me mire nje makineri [ nje shtepi ,], vec se ai qe e ka montuar , ndertuar , askush tjeter me mire se ai.
    —- E keqia ish se Ai NUK ZGJODHI DREJT ‘’ KALEMAT e MBISHARTESAVE’’ . U zgjodhen kryesisht njerez me vese , te pa ndershem , servile e lehtesisht te korruptushem , jo te afte e kopetent , jo idealiste e te sacrifices, jo viziionare e largpames. Depertertuan servilet e mashtruset, hajdutet e imoralet, gjak –shprishurit e pshurrurit, bese thyret e bes preret, bisht perdredhurit e kurriz perkulurit.
    — Me apo pa qellim ju happen dyert e penetrimit dhe instalimit gradual te ‘’Kuajve te Trojes’’ , ne cdo fushe e drejtim te SUSTEMIT PIRAMIDAL [ nga qendra ne baze] . E kthyen Shqiperine ne nje ‘’MINI-POLIGON e KOPESHT- EKSPERIMENTAL’’ per shkaterrimin, shperberjen hap pas hapi te cdo gjeje , ne te gjitha fushat deri ne qelize. KUJTONI; = ‘’2 PRILLIN -91’’,… ‘’CEKUN E BARDHE’’…’’TERAPINE SHOK’’ apo ‘’TEORINE E ZEROS’’ , ‘‘FAJDET- E FAMSHEME’’,….’’ 97— 98 E ZEZE’’..’’GERDECIN E KRIMIT’’,,, ‘’21 JANARIN E BURRIT T SHTETIT ‘’ etjer.. etj …THIRRJE MAKABRE per fatet e vendit,. ‘’ DORA E LIRE ‘’ DHE PA KONTROLL e segmenteve dhe qarqeve ANTI-SHQIPTARE…………………
    — Nuk u mbeshteten mendimet per KONSENSUS, per PAJTIM e BASHKE QEVERISJE, nuk u caktuan piketat e perbashketa= NJE KOMB –NJE QENDRIM . Ne se Shqipera dote kish filluar ndryshimet ‘; = ASGJE TE MIR E TE VLEFSHEME TE MOS PRISHIM—SHQIPERINE TA BEJME ME TE MIRE E ME TE BUKUR. Sot pas 30 vjetesh do ish me vendet e zhvilluara.
    == Eshte PARADOKSALE te kerkosh zgjidhjen tek KRIJIMI PARTIVE TE REJA bazuar ne metoden e vjeter konfliktuale ……………Per tu cliruar pak nga ‘’ NGERCI 30 vjecar’’ , po perciell disa vargje..[si me posht];;
    ………………………………………..
    — KJO SHTEPIA ME QERPICKA , 30 VJET QE PJELL PARTICKA ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    * Ne shtepicken me qerpicka. //8 Nentor, lindi particka .
    Dhe u rrit ne ball t’furtunes.// Sokolesh , Partia e Punes .
    Sokolesh, por mbet’ beqare // Thone se s’u martua fare
    **
    Thone s’u martua kurre // Vec shkoi , burre me burre .
    Ku me Titon, ku me Stalinin //Ku me Mosken ,ku me Pekinin..
    Rrugn’e m…t kishte marre.//Domosdo, mbeti e barre.
    ***
    Mbire fara komuniste // Rritur barku sa ti pelciste .
    Here qante e here villte // Mbetur barse , por nuk po pillte .
    Dhe u beme pike e vrer // C’ka Partia qe s’po nxjerr
    Pritem pritem, 50 vjet // Prit te pjelle, partia shtet.
    ****
    Kur aty, nga 90-ta // Tu shtri Partia , or tungjatjeta .
    Dhe renkonte, si nje dreq // I plasen ujrat, i plasen keq..
    Hajde mor te pjelle hajde // E zbrazi barkun si gajde .
    *****
    Dhe nuk polli pak e pake // Ku binjake e ku trinjake .
    Pill parti e pill particka . // Ku te beshme, e ku kerthicka .
    Mengjarashka e djathtanicka. // Parti blu , roze e kaleshka .
    Pill e pill, e s’ju lodh pjeshka // O ta lumsha moj parti nene .
    Edhe bushter te kishe qene..!!
    ******
    Moj parti ta lumsha synin // Kyce pjeshken , e ver’ drynin..!!
    30 VJET QE NXJER PARTICKA // NGA SHTEPIJA ME QERPICKA …!!
    …………… Pershendetje – Tomor Voda – NY- USA

  5. kujdesuni says:

    Vetem me ate Kadarene e ke dhier shkrimin qe dha sinjal nga Parisi! Sikur te mos jetoja, do te besoja, por te lutem, lerini dengelat se e kam jetuar me mire se ti ate kohe. Nuk shtoj me tutje se e di qe komentin tim nuk e nxierr Mero po zure ne goje Kadarene: tu rroje juve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje