Dvorani i përgjigjet Presidencës: Bllokimi i KED-së s’mund të ndodhë, çështjet e rendit të ditës s’janë kokrra mollësh

12 Dhjetor 2019, 16:26Politika TEMA

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani i përgjigjet Presidencës.

Në një deklaratë për mediat në faqen zyrtare të KED, Dvorani thotë se do vazhdojë të ushtroj deri në fund kompetencat dhe se nuk ka lënë asnjëherë të kuptohet se ndjekja penale ndaj tij mund të bllokojë këtë institucion.

Ndryshe nga sa paraqitet në këtë “sqarim”, unë jo vetëm nuk kam deklaruar, por as edhe nuk kam lënë të kuptohet se KED bllokohet nëse i nënshtrohem ndjekjes penale.

Përkundrazi, në përgjigje të pyetjes së gazetares jam shprehur qartë, në gjuhën shqipe, se nëse ndiqem penalisht nuk mund të ushtroj më funksionin (në KED).

I ndërprerë nga pyetja tjetër e gazetares, jam përgjigjur se KED, pra edhe ai i vitit 2020, do të vlerësojë situatën, duke u shprehur qartë se ka zgjidhje edhe për këtë lloj situate. Pa u menduar gjatë, kushdo e kupton se nuk bëhet fjalë për bllokim të KED. Kjo nuk mund të ndodhë”, thote ai.

Kreu i KED flet edhe për çështjet e rendit të ditës.

Deklaratë e plotë 

KED, sikurse gjatë gjithë këtij viti kalendarik vijon me intensitet punën e tij për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. Edhe në mbledhjen e gjatë të ditës së djeshme, për të cilën njoftimi publik gjendet në faqen zyrtare të Gjytës së Lartë, KED mori disa vendime të rëndësishme dhe zhvilloi intervistat me kandidatët për Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Në ditët e ardhshme, ky KED do të miratojë edhe Listën Përfundimtare me renditjen e kandidatëve, e cila së bashku Raportin e Arsyetuar dhe aktet përkatëse, menjëherë do t’i përcillet Kuvendit për të zgjedhur Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Ndërkohë, nëpërmjet medias, vij në dijeni të një “sqarimi” të zëdhënësit të Presidentit të Republikës i cili, me këtë rast, paska vendosur pikat mbi “i”, duke qetësuar opinionin publik dhe këdo të interesuar se “alibia” ime në komunikimin e djeshëm me median që nëse ndiqem penalisht bllokohet edhe veprimtaria e KED, nuk mund të ndodhë sepse ligji e ka të zgjidhur këtë situatë.

Gjatë gjithë kësaj kohe kam zgjedhur të jem i përmbajtur në komunikimin publik dhe të mos përfshihen në lojërat mediatike të cilat jo pak funksionarë publikë i kanë shumë përzemër, më shumë se sa kujdesin për të përmbushur detyrat që u ngarkon Kushtetuta e ligji, si edhe pritshmërinë e publikut. Kështu do të vazhdoj, të ushtroj deri në fund kompetencat, pa u shpërqëndruar nga të tilla fenomene. Ushtrimi i detyrës dhe dinjiteti i funksionit që kam, më kërkon të mos i përgjigjem këtyre lloj lojërave, nëse nuk është e domosdoshme për të mbrojtur autoritetin kushtetues të KED, të anëtarëve në përbërje të tij dhe figurën e dinjitetin tim në cilësinë e gjyqtarit.

Edhe në këtë rast mund të mos përgjigjesha, nëse nuk do të shikoja të njëjtën sjellje prej recidivësh në shfaqjen publike të të pavërtetave dhe gjysmë të vërtetave, me të cilat së paku vetëm transparencë nuk mund të bëhet.

Ndryshe nga sa paraqitet në këtë “sqarim”, unë jo vetëm nuk kam deklaruar, por as edhe nuk kam lënë të kuptohet se KED bllokohet nëse i nënshtrohem ndjekjes penale. Përkundrazi, në përgjigje të pyetjes së gazetares jam shprehur qartë, në gjuhën shqipe, se nëse ndiqem penalisht nuk mund të ushtroj më funksionin (në KED).

I ndërprerë nga pyetja tjetër e gazetares, jam përgjigjur se KED, pra edhe ai i vitit 2020, do të vlerësojë situatën, duke u shprehur qartë se ka zgjidhje edhe për këtë lloj situate. Pa u menduar gjatë, kushdo e kupton se nuk bëhet fjalë për bllokim të KED. Kjo nuk mund të ndodhë.

Në ditët që jetojmë, për të qenë të përgjegjshëm dhe të sinqertë, teknologjia na ndihmon për gjithçka, edhe për të verifikuar veten dhe që të mos nxitohemi për të folur pa u menduar.

Opinioni dhe kushdo i interesuar, për të vërtetën, nuk ka përse të më besojë as mua dhe as “sqaruesin”. Mjafton të shikojë dhe dëgjojë atë që çdo media ka përcjellë ditën e djeshme, të cilën për lehtësi e kam bashkëlidhur këtij komunikimi (në fund të këtij materiali mund të gjeni videon me deklaratën përkatëse).

Së dyti, “sqaruesi” evidenton “papërgjegjshmërinë” time përkundrejt transparencës duke njoftuar publikisht një rend dite të mbledhjes së KED, të ndryshëm nga ai dërguar anëtarëve dhe pjesëmarrësve në mbledhjet e tij.

Edhe për këtë “papërgjegjshmëri” të evidentuar nga “sqaruesi” nuk do të përpiqem të shpjegohem gjatë. Në të vërtetë, në të dy rastet kanë qenë 5 çështje në rendin e ditës, ndryshon vetëm numërtimi.

Sigurisht kalimet e procesverbaleve, si në veprimtarinë e çdo institucioni tjetër publik kolegjial nuk klasifikohen e vendosen si çështje të rendit të ditës. Përsëri, edhe në këtë rast, teknologjia na ndihmon për të verifikuar të vërtetën. Prandaj dy aktet e “papërgjegjshmërisë” time po ia bashkëlidh këtij komunikimi për t’i vlerësuar kushdo që mund të jetë i interesuar. Vetëm se i sjell në vëmendje “sqaruesit”, që çështjet e rendit të ditës së një mbledhjeje nuk janë kokrra mollësh që vetëm numërohen, por janë çështje që kuptohen dhe dallohen në përmbajtjen e tyre.

Ardian Dvorani

Kryetar i KED

19 komente në “Dvorani i përgjigjet Presidencës: Bllokimi i KED-së s’mund të ndodhë, çështjet e rendit të ditës s’janë kokrra mollësh”

  1. Kiço says:

    SUPER DVORANI ! RESPEKTE pafund për këtë BURRË me KOQE të RËNDA , që e ka bërë me “HIJE” HAJDUTIN E THESARIT TË SHTETIT në Presidencë !! HAJDUTËT E SHTETIT NË LITAR !! RROFTÉ ARDIAN DVORANI !! VDEKJE LSI KRIMIT dhe HAJDUTËRISË!! RESPEKTE për ARDIAN DVORANIN e NDERUAR

  2. Soni says:

    Fantstik dhe Brilant Ardian Dvorani ! Presidenti HAJDUT e ka Humbur Kontrollin dhe mund të përfundojë në PSIKIATRI

  3. MAJAKOVSKI says:

    RESPEKTE PA FUUUUNND Zoti Dvorani. E ke bllokuar rryshfetxhiun dhe hajdutin e madh Like floririn. Top tu befte pushka.

  4. Illyria-Shqiperia says:

    E ka prekur fundin Likja.

  5. Don says:

    Zoti Dvorani ju jeni nje magjistrat i devotshem dhe i ndershem. Ju jeni kurajoz dhe i patrembur kur vjen puna per mbrojtjen e etikes morale dhe profesionale te detyres qe ju mbani. Ju jeni pasuri intelektuale dhe profesionale e kombit shqiptar. Shpresat e popullit se nje dite shqiperia do te behet jane tek kontributet dhe ndershmeria profesionale e njerezve si ju. Ju pershendes me respekt.

  6. MACOKU says:

    bravo zotni dvorani burr me kultur rrespekt hajduti skraparit te haj mutin legen turp per ne shqiptaret qe kemi te till president

  7. serveti says:

    DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT , BE-ja, VENECIA , EURAKLIS , HAGA DUHET TE VENE ALARMIN , META PO JEP DOREN E FUNDIT TE BLLOKIMIT TE REFORMES NE DREJTESI , NE PRAPAVIJE TE FSHEHUR QENDROJNE TE KORRUPTUARIT , HAJDUTET DHE KRIMINELET…….KJO ESHTE NDIHMA E E MADHE QE DO I JEPET POPULLIT SHQIPTAR NGA AMERIKA DHE EUROPA……..

  8. keta jane vdekja says:

    Kush eshte “sqaruesi”? Tedi Blushi qe brekte i mbushi. Pas ILirit do shkoje dhe ai se e ka tepruar shume dhe te gjithe ata qe ka prakur do taprekin kudo qe mund te preket. E ka kruajtur me fik deti.

  9. rrushi says:

    Meta ka ikur per lesh, po mer me vete dhe blush e rrush ç’ti dale perpara. Akoma mendon se po ja hudh drejtesise me sajesa mediatike. Ec aty, para drejtesise se hakut popullor, plere.

  10. 19 says:

    Bravo e madhe per kta njerez te zgjuar .qe drejtohen nga kta fshatare si ilir meta me kompani familje kurvash .

  11. Koba says:

    Po nxirr te palarat e Like Floririt. Nxirr Shumen qe u ka paguar Likja Kolegve te tu si Arjana Fullani e tj ,qe kane marre nga 500 mije Euro ,plus riemerimin e te Shoqit Hajdut si Guvernator i Bankes,.

  12. Kellira says:

    Nje komunikim qe te imponon respekt sepse sqaron ligjin me thjeshtesi por edhe me menyren e “pidhave te somës” si jane mesuar Like floriri dhe Sali Qenefi.

  13. Tarasi says:

    nuk ja njof karieren po duket burre i zgjuar….

  14. Genti says:

    Cfare kafshe prehistorike duket Like Hajduti para kultures dhe etikes se Dvoranit.

  15. Lasgushi says:

    Shikoni, dëgjoni,krahasoni;formën,përmbajtjen e mendimin e fjalës dhe krahasoni Ilir Metën që të kall krupën me Ardian Dvoranin që flet si sinfonia e Çajkovski me pjekurinë e një të moshuarit.Ska nevojë.fare për të gjykuar kush ka të drejtë.

  16. Malo says:

    Komente post komunstesh,me vjene te qeshe nga poshte,sa te lehta i beni gjerat ju o ditezinje,sikur hapni e mbyllni deren e qenefit.

  17. Populli says:

    Bravo Dvoran mos u provoko nga Blushi. Je super, degjohen sakte bne video cfar ju keni thene. Qendro.

  18. Tomas says:

    Ardian Dvorani qenka SHQIPTAR FANTASTIK dhe Gjigand ! Me Njé Gjuhë Korrekte dhe ALLA SHKENCËTARI ja Mblodhi KRYEHAJDUTIT të THESARIT të Shtetit dhe KRYEKUSARIT President nga Çepani i Skraparit ! RESPEKTE pèr Ardian Dvoranin dhe i UROJ SUKSESE nê Punë dhe në Jetë . BURRË i RRALLË

  19. Deutsch says:

    Nuk lahet muti me shurr ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje