Rënia e tërmetit, flet Dash Shehi: Përgjegjësia është e Ramës, nuk bashkëpunoj me të se s'dua të jem kornizë për pikturë

12 Dhjetor 2019, 16:33Politika TEMA

Ftesa e kryeministrit Rama drejtuar Lulzim Bashës, për të bashkëpunuar në procesin e rindërtimit të objekteve të prekura nga tërmeti shihet në forma të ndryshme në kampin opozitar.

Teksa vetë Basha e ka refuzuar uljen më Ramën në një tryezë, aleati i tij, Agron Duka ka një kusht, plotësimi i të cilit do ta bënte që ta pranonte ftesën.

“Nëse Rama kërkon siqerisht të bashkëpunojë, jam i gatshëm të jap kontribuin tim por jo për sot. Unë e njoh mirë zonën dhe banorët e Shijakut, i di problemet. Pranon Rama që të monitoroj unë fondet dhe ndërtimet që do bëhen, po pranon, eja ta shikojmë.”

Megjithatë Duka, si pjesa tjetër e opozitës thotë se ftesa e kryeministrit Rama është e pasinqertë, ç’ka i bën ta refuzojnë bashkëpunimin.

“Nuk bën ftesë të sinqertë bashkëpunimi, Rama”.

Kryetar i LZHK, Dashamir Shehi u shpreh: Për cfare të ishim për kornizë, për pikturë? Rama bën politike më tërmetin. Përgjegjësia është e tij.

Aleatët e Bashës thonë se krahas dy paketave me propozime, opozita spostoi të gjithë axhendën e saj politike për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti, përfshi edhe punën për reformën zgjedhore, drafti i të cilës pritet të jetë gati brenda muajit dhjetor.

7 komente në “Rënia e tërmetit, flet Dash Shehi: Përgjegjësia është e Ramës, nuk bashkëpunoj me të se s’dua të jem kornizë për pikturë”

  1. Usa says:

    Rakia,Dash rakia,hajvan

  2. Tarasi says:

    O PIJANEC ORDINER….PER CFARE TE DO RAMA TY MORE TRAP….CFARE BASHKEPUNIMI MUND TE BESH TI ME RAMEN O TRAP ME SYZE…RAMA NUK DO AS BASHKEPUNIM ME BASHEN ….THJESHT ASTHU THA SE JA DO POLITIKA,,,,TI TRAP ME SYZE MER BASHEN EDHE CA LEGENA EDHE BENI PROTESTA….

    1. LORA says:

      Dash-ploncit i duket se mund t’a ofroje
      Kryeministri Rama,ne cilesine e zv.kryeministrit te
      1997-es !!!!!!!!!!!

  3. KUJTIM PUSHKA says:

    Dashi ka qen I pire kur shkruan
    I PJERDHUR
    NUK DEMTONI RAMEN ME KETO DEKLARATA
    POPULLI NUK JU BESON
    JENI MASHTRUS GENJESHTAR LAPAQEN ADOLESHENT
    RAMA PO BEN DETYREN

  4. Po kujt po i plas k..i a bashkepunon me ramen ti mor legen i shpuar

  5. LULJA says:

    ME CILEN PARTI ESHTE KY ?

  6. NOC RROKU says:

    Po ku ka kohe Rama te merret me ty,o kryetar,po kush ta mbushi menjen se ti qenke kaq i domosdoshem per Ramen,po pse u katandise keshtu,o kryetar,naj tas groshe,kryetar spec djegs,turshi,naj raki mareje e naj qep te njome edhe e ke kry punen ti,o kryetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje