Balla: Dezinformimi është beteja më e madhe që ka sot shoqëria shqiptare

12 Dhjetor 2019, 18:56Politika TEMA
Balla: Dezinformimi është beteja më e madhe që ka sot

“Komisoni përgjegjës që është ai i medias në Kuvendin e Shqipërisë ka bërë një punë të shkëlqyer prej muajsh për të adresuar një nga një të gjitha rekomandimet dhe në një vlerësim paraprak më shumë se 95% e këtyre rekomandimeve janë marrë në konsideratë.

Edhe rekomandimet e OSBE-së që lidhen me sigurinë juridike, fushëveprimin e kopetencave të autoriteteve të mediave audiovizive,  përfshirë edhe rregullimin e mediave në internet, të cilat supozpohet që mund të kenë një efekt negativ në lirinë e shprehjes.

Ne presim që komisioni i mediave të mbyllë raportin përfundimtar. Me mbyllljen e këtyre raporteve ne mund të japim vlerësimet tona finale.   Beteja më e madhe që ka sot shoqëria shqiptare është beteja me dezinformimin.

Historia në këtë vend që portale të caktuara apo media të caktuara guxojnë të përhapin panik aty ku nuk ka nevojë për panik dhe të trembin shqiptarët edhe pse jemi në një situatë post traumatike të shkaktuara nga tërmeti duhet të marë fund. Këtu nuk ka nevojë për politikë, por ka nevojë për të gjenë bashkë për një gjë që nevojë që ka vendi”, deklaroi Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje