Një dëshmi e gjallë e 15 prillit të vitit 1979 dhe reagimit shtetëror për tërmetin shkatërrimtar që goditi një pjesë të mirë të veriut të Shqipërisë është rrëfyer sot nga ish-sekretari i parë i Shkodrës, Muho Asllani.
Sot 82 vjeç, Asllani ka treguar me detaje çfarë ndodhi dhe si u vu në krye të të gjitha punëve për rimëkëmbjen.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24 ish-sekretari Asllani tregoi se e gjithë zona fushore e Shkodrës u shkatërrua plotësisht dhe se viktimat u nxorën deri mëngjesin e ditës tjetër dhe të gjithëve që iu prishën banesat iu dhanë çadra për strehim.
“Një tërmet 8 ballësh shkatërroi Shkodrën, Lezhën por edhe qytete të tjera. Unë i kam ndjekur vetë këto probleme. Në atë kohë nuk kam qenë anëtar i Byrosë politike, isha anëtar i komitetit qendror dhe deputet i Kuvendit Popullor. Ra tërmeti dhe shkatërroi tërë zonën fushore të Shkodrës, të tërë fshatrat plotësisht.
Lagjja e parë e Shkodrës ‘Baçallëku’ u shkatërrua plotësisht. Tërmeti preku zonën fushore, zonën më pjellore. Banesat nuk ishin shumëkatëshe, ose tip elbasanase, 1 katëshe por edhe 2 katëshe, ndërsa shkollat e të tjera më shumë.
Enver Hoxha në atë takim që isha unë, se kisha parë ndonjëherë aq shumë të shqetësuar. I bënte buza për- për, ishte shkatërruar gjithë Shkodra…17 mijë shtëpi të shkatërruara, 34 të vdekur në Shkodër, 6 në Lezhë, të plagosur 331 persona.
Menjëherë mblodha brenda orëve shtabin, komitetin e partisë, komitetin ekzekutiv, këshillin popullor dhe gjithë organizmat dhe iu thashë jemi në gjendje lufte. Do luftojmë me tërmetin”, rrëfeu Muho Asllani.
Ai deklaroi më tej se detyra nga Enver Hoxha ishte që brenda 9 muajve të tërë i duam në shtëpi të reja.
“Brenda dite të pajisen me çadra, brenda ditë të tërë të plagosurit të shkojnë në spital. Nuk kisha frikë se isha mësuar me vështirësi. Isha kalitur. Ndaj jam gjallë akoma.
Byroja politike dhe qeveria vendosën që brenda 9 muajve të likuidojnë pasojat e tërmetit. Iu dha porosia gjithë rretheve që aksionistë, kryesisht ndërtues të vinin në Shkodër. Dhashë porosi dhe urdhër që jemi në gjendje lufte”, deklaroi më tej Asllani.
Ai rrëfeu më tej se situata ishte shumë e rëndë por se ishte marrë me gjithçka.
“Ishte tmerr, bërtisnin gratë që i kishin zënë trarët e shtëpive. Operacioni i nxjerrjes nga rrënoja, ka zgjat nga 15 prilli, deri në orën 10 të ditës së nesërme kishin dalë të gjithë nga rrënojat. Dhashë urdhër që të dilnin nga spitali të gjithë të sëmurët që ishin në gjendje që mund të ecnin. Deri tek arkivolet jam marrë”, tha Asllani.
Ah lumëmadhi ti, o shoku Muho, tërë jetën ngelën duke u tallur me ty! Atëhere talleshin nën zë duke thënë që kanë bërë karrocierin anëtar byroje, sot tallen duke të vënë të kujtosh një kohë të vdekur një herë e përgjithmonë. Sot, në një sistem ekonomik diametralisht i kundërt me atë skllavërues që të detyronte me anën e forcës të punoje si dikush i zënë rob, tallen duke të përdorur si burim frymëzimi për mobilizim, por jo për punë, por për të të bërë qejfin që tu jepni votën! Sot njeriun e frymëzon vetëm paraja, o shoku Muho, jepu para dhe kur të shohëšh që edhe i vdekuri ngrihet nga varri për të punuar. Të bëjnë qejfin kot, o Muho, tallen me ty. Duan vetëm të votoni për Edin dhe jo për Metën. Lufta bëhet për votën e komunistëve, o Muho, jo për shkatrrimet nga tërmeti, shkatërrimin e rregullon vetëm paraja, o Muuuuuho! More vesh? Mora thuaj!
Njerez jeni apo hajvana, nuk ka njeri qe linde maje kalit .Te gjithe shkalle shkalle rriten ne jete .muho asllanit i hani mu..n, mehmet shehu qe i kishte inat shkodranet ja vuni epitetin karrocieri,
Por ja dha vetes plumin, muhoja ishte agronomo shum i zoti organizato e punetor i pa lodhur .ju qe shkruni jeni injorante e faqezij ,ai qofte jete gjate, se ju i rruni trapin.
Hala ky karrocieri. Mund te shpjegoj si è refuzoj Fatos Nano takimin me ate,se i shkrete ishte pa pune e te
ardhura. Sa njerez ka shkarkuar pa drejtesisht ai?
Turp qe del e jep dhe leksione. Perèndia e la dènuar
nje here.E dyta si ju duk qe e shkarkuan nga Byroja
Politike dhe e çuan drejtor ne N.B
SUKTH dhe se meriton.
HALA ME KÈTÈ HALE. TE NA SHPJEGOJ KARROCIERI QE U BE ANTAR BYROJE SA NJEREZ KA SHKARKUAR PER MENDJEMADHSI,DHE SI JU DUK KUR E PERJASHTUAN NGA BYROJA DHE E ÇUAN DREJTOR
NE N.B.SUKTH PA MERITUAR.
SI JU DUK REFUZIMI NGA FATOS NANO SE I SHKRETI ISHTE PA PUNE,A E COJ MENDJEN TEK VEPRIMTARIA
E TIJ? MGJITHE ATE PERENDIA JA DHA KUSURIN?!!!!!
Pse nuk e postoni momenti?
Mos botoni copa interviste pa kuptim sikur i keni marre tek kazanet e plehrave!
Me termetin e 79-tes ne Shkoder po beni njelloj si me LANC-in,qe nuk lini gje pa shpifur e njollosur!
Zhdukja e pasojave te termetit per 5,5 muaj duke strehuar 100 mije vete ne shtepi te reja me gjithe mobiljet dhe pajisjet e tjera te gjitha falas nga shteti socialist eshte nje deshmi e gjalle e vitalitetit te atij shteti njerezor!
Ndersa sot shohim nje kryeminister,qe tenton t’i veshe vetes te gjitha meritat,ndersa shteti ka futur koken poshte potureve te tij!
Por merita nuk ka se ai merret me gallata,fyerje,tallje ndaj fukarenjve duke deklaruar pa piken e turpit e pergjegjesise shteterore,se shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,as ne mesjete!
Ky i perbuz fukarenjte se i di njerezit di veten qe nuk i numeron dot miliardat ku i ka!
Ti zotrrote qe na tregon qe paraja i rregullon te gjitha punet.Verja mendjen qe,sot asht paraja qe do eleminoje pasojat e termetit 26 nendore 2019,sa kohe do te duhen dhe cilesia.
Ne kete dite gazetat tregojne qe nga fundi i janarit do mblidhen donatoret nga BE ne nji konference per te pasojat e termetit.Kur Muhoja tregoj qe brenda ditet i hyne punes dhe per 5 muaj cdo gje ishte komod me jeten sa mos me tu besue qe kishte rene termet apo ishin thashe theme.
Muhoja ka gabime te tjera qe nuk ia mban vugjuti ti thot: PSh.Lidhja me tela me xhemba e te vendosun mbi kamion te disa te rinjeve qe guxuan te shkelnin kufini, i shetitnin ne gjithe qytetin,per ti dhene te kuptojne te tjerve qe kjo pune do ju gjeje nese merrni guximin te ikni jasht atdheut.
E si Muhoja ka patur plot biroista e anetar te KQPPSh.Qe ne vend te japin shembull pozitiv ne interres te Partis.Kane dhene te kunderten.Keto kontigjente ishin servilet e PPSH.
Problemi eshte se ky brez qe po rritet sot do mesoj historine duke u nisur nga koha e Sali Serbit e Lul hollandezit, Enver Hoxha i mire apo i keq beri shtet, kish celua bicak,duhet te thuhet e verteta e mori vendin me nje regjim feudal ku benin ligjin kryepleqt me injorance d analfabetizem,dhe sot ku e ktheu Sali melezi te kujton ate kohe,sigurisht me ago mundesi qe kishte.sa per termetin per aq kohe sa ju deshen atj te ndertoj Lezhen e Shkodren ketij nuk do i dali as per te llogaritur demet.