Partia Demokratike ka denoncuar shpërndarjen e bonuseve të qerasë për përfituesit nga dëmet e tëremtit.
Sipas PD-së, e cila ka publikuar dokumentin me listat e përfituesve, rezulton se në Manzë nga 7 bonuse qiraje 3 i ka marrë familja e kryetarit të PS-së në fshatin Radë, Armand Basha.
“Ai është njëkohësisht shpërndarës i ndihmave në Manzë dhe pronar i firmës së ndërtimit “Armandi shpk”.
Siç tregon dokumenti, bonus qiraje ka përfituar edhe babai i kryetarit të PS, Hysni Basha, edhe ky ndërtues dhe gjyshi i Kryetarit të PS, Murat Basha.
Të tre këta jetojnë në një shtëpi, por paratë për qiranë e kanë marrë sikur të jetonin të ndarë për arsyen e vetme se drejtojnë Partinë Socialiste në zonën e Manzës”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Deklarata e plotë:
Bashkia e Durrësit publikoi pak ditë më parë familjet që përfitojnë bonuset e qerasë për shkak të dëmtimeve të shtëpive të tyre pas tërmetit të 26 nëntorit. Në media janë publikuar shpesh herë akuzat e banorëve të Durrësit dhe zonave përreth, më të goditurat nga tërmeti, se qeveria po i diskriminon ata banorë që njihen si kundërshtarë politikë, duke favorizuar deri në abuzim militantët e saj.
Një rast i tillë është provuar me Manzën. Ajo është një nga zonat më të goditura nga tërmeti, por shumë banorë vazhdojnë të flenë në çadra, ndërsa drejtuesit socialistë zhvasin bonuset e qerasë që nuk u takojnë. Për Manzën janë dhënë 7 bonuse qiraje, 3 prej të cilave janë për familjen e Kryetarit të Partisë Socialiste të fshatit Radë, Armand Basha.
Ai është njëkohësisht shpërndarës i ndihmave në Manzë dhe pronar i firmës së ndërtimit “Armandi shpk.”. Siç tregon dokumenti, bonus qeraje ka përfituar edhe babai i Kryetarit të PS, Hysni Basha, edhe ky ndërtues dhe gjyshi i Kryetarit të PS, Murat Basha. Të tre këta jetojnë në një shtëpi, por paratë për qiranë e kanë marrë sikur të jetonin të ndarë për arsyen e vetme se drejtojnë Partinë Socialiste në zonën e Manzës.
Shkoni ne prokurori ai eshte vend ku ju mund te bani kallxim penal.Mjaft me genjeshtra mashtime pa fund.Hiqni dore nga skenari “babale” prodhim I Shqup me regjizor Salianji & compani
Metro! Po te drejtohem ty personalisht. Pse nuk i botoni komentet. Jo vetem qe nuk i botoni,por edhe hiqni komplet artikullin nga faqja. Cfare jane keto veprime te tipit te fletushkes se Fahriut, te Atij more qe eshte bere i famshem se e han shume pacen. Duket se keni filluar ta keni zili se ku ka perfunduar. Konkretisht fjala eshte per artikullin qe flet per Ate hajnin qe eshte kryetar i PS i fshatit Rade. Ai u mundua te beje nje pergenjeshtrim per ato bonuset e strehimit ,por sic duket e fundosi vehten edhe ma shume. Aq shume eshte problem per ju qe mbroni nje hajdut ordinier qe manipulon me numrin e anetareve te familjes se tij per te perfituar nje gje te pa merituar? Mos e ulni veten aq poshte se deri tashti keni qene ne balle kunder kazanit. Por duket se per cfare nuk po merret vesh por ruajuni se do mbyteni edhe ju ne Kazan.