Neutralizimi i një bombe të Luftës së dytë Botërore, evakuohet gjysma e banorëve të Brindisit

15 Dhjetor 2019, 13:00Bota TEMA

Rreth 54 000 persona, më shumë se gjysma e popullsisës së qytetit, u evakuan sot në Brindisi, për të mundësuar neutralizimin e një bombe britanike që datonte që prej vitit 1941, operacioni më i madh i këtij lloji në Itali që prej përfundimit të luftës, sipas medias.

“Bomba me një gjatësi prej një metër dhe më shumë se 200 kilogramë, u gjend më 2 nëntor gjatë punimeve për restaurimin e një salle kinemaje”, shkruan e përditshmja “La Repubblica”.

Në një rreze prej më shumë se 1,5 kilometra rreth vendit ku u gjend bomba, e gjithë popullsia është dashur të evakuohet dhe në një rreze më të kufizuar, prej 500 metrash, gazi është ndërprerë. Gjatë kohës punimeve trafiku ajror dhe linjat e trenave do të ndërpriten gjithashtu në këtë zonë.

Më shumë se 1 000 anëtarë të forcave të sigurisë dhe 250 vullnetarë të Mbrojtjes Civile morën pjesë në këtë operacion.

Sipas agjencisë AGI, evakuimi që përfshin pothuajse më shumë se gjysmën e popullsisë së këtij qyteti prej rreth 87 000 banorë filloi dje, me transferimin e 217 të burgosurve nga burgu lokal drejt burgjeve të tjera.

Operacioni do të përfundojë në mesditë, sipas zyrtarëve lokalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje