Shkarkoi Franko Lerdën, presidenti Gaz Demi ndjek nga afër përgatitjet e ekipit në prag të Teutës

15 Dhjetor 2019, 18:54Sport TEMA

Skuadra e Partizanit ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës që e ka në transfertë kundër Teutës në “Niko Dovana”.

Seancën e sotme stërvitore e ka drejtuar dyshja Kalari-Tomorri, të cilët janë përkohësisht në krye të skuadrës pas shkarkimit të Franko Lerdës.

I pranishëm në seancën e sotme stërvitore ka qenë edhe presidenti Gaz Demi, i cili ishte njeriu që mori vendimin për shkarkimin e trajnerit italian pas disfatës së pësuar në derbi kundër Tiranës.

Demi ka pasur një bisedë me Genc Tomorrin, i cili do të drejtojë Partizani  deri në gjetjen e trajnerit të ri.

Në sfidën kundër Teutës, Partizani do të ketë në dispozicion dy mesfushorët Telushi dhe Broja që kanë shlyer pezullimin me kartona. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje