Masakroi gruan me thikë nga xhelozia, gjykata britanike dënon me 19 vite burg bashkëshortin shqiptar

16 Dhjetor 2019, 18:27Kronika TEMA
Masakroi gruan me thikë nga xhelozia, gjykata britanike dënon me 19

Një gjykatë angleze ka dënuar me burg  Fatos Xhetën, të akuzuar për vrasjen e gruas së tij. 46-vjeçari është burgosur për të paktën 19 vite.

Safie Xheta, 35 vjeç u gjet e vdekur më 17 Qershor 2019 në dhomën e gjumit të shtëpisë së tyre në Oxford të Britanisë së Madhe. Ajo ishte goditur për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj, Fatos Xheta.

Javën e kaluar, juria e gjykatës e shpalli fajtor 46-vjeçarin dhe iu deshën vetëm 90 minuta për të dalë në këtë konkluzion.

Ndërsa gjyqtari e dënoi sot me një minimum prej 19 vitesh burgim. Ai tha se Fatos Xheta ishte xheloz ndaj gruas së tij dhe e kishte qëlluar disa herë me thikë.

Ndërsa prokurori i çështjes deklaroi se goditjet me thikë në qafë i shkaktuan vdekjen e menjëhershme 35-vjeçares.

Përreth shtëpisë së çiftit, hetuesit gjetën edhe disa shënime, njëra prej të cilave në gjuhën shqipe, ku shkruhej: “Tradhëtia zgjidhet vetëm me vdekje”.

Gjatë seancës gjyqësore u dëshmua gjithashtu se burri kontrollonte dhe monitoronte vazhdimisht gruan e tij disa muaj para. Madje ai kontrollonte edhe profilin e Safies në Instagram.

Çifti Xheta jetonte dhe punonte në qytetin Oxford të Britanisë prej rreth 1 viti.

2 komente në “Masakroi gruan me thikë nga xhelozia, gjykata britanike dënon me 19 vite burg bashkëshortin shqiptar”

  1. o tourk'alvanos eshte i pabese! says:

    o Zot sa e pa fat moj goc qe ndaje krevatin me ket fytyre afghani……!!!

  2. Nje prind says:

    Ky njeri duhet djeg persegjalli me hekur te nxehete
    Deri kur te vdesi .ky model njerzish jan te smure menderisht , jo burg perkte lloje vdekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje