“Vajzën ma helmuan me fotoksinë”, mamaja e Rezartës akuza krushqisë për vrasje: Vëllai nuk i pranon në shtëpi, po shkojmë në polici

16 Dhjetor 2019, 13:35Kronika TEMA

Suzana Xibraku, mamaja e Rezartës, e cila u gjet e vdekur pak ditë më parë në banesën në fshatin Xhyrë të Librazhdit, pretendon se vajza e saj është helmuar.

“Vajzën ma helmuan, duam të zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denonimin në polici”, është shprehur mes lotëve ajo.

I vëllai i viktimës, Reshit Xibraku akuzon familjarët e dhëndrit për helmimin e motrës së tij.

“Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën. Të hetohet e vërteta. Po shkojme në polici. Fola me Olsin, e pyeta çfarë i bëtë motrës time, më tha nuk mbaj mend asgjë, ne morëm mangallin dhe fjetem”, është shprehur vëllai i Rezartës.

Rezarta kishte vetëm tre ditë që ishte martuar me Olsi Hajdarin, ndërkohë që prindërit e këtij të fundit i gjetën në dhomë të helmuar. Rezarta nuk arriti të shpëtonte, ndërsa Olsi ka mundur të mbijetojë pas trajtimit mjekësor.

2 komente në ““Vajzën ma helmuan me fotoksinë”, mamaja e Rezartës akuza krushqisë për vrasje: Vëllai nuk i pranon në shtëpi, po shkojmë në polici”

  1. kujtimi says:

    Ja pra kush eshte media kazan qe zien me genjeshtra e mashtrime deri kriminale.

  2. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    ndoshta gaboj[nese vertet eshe e helmuar me fotoxine]por duket si cestje ”nderi/virgjerie”,tipike per sunitet e pandershem………….te cilet nuk kursejne as jeten e femres!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje