“Anti-shpifja“, Rama: Projekti do hyjë nesër për miratim në Kuvend, keqardhje për ata që çirren për diktat imagjinar

17 Dhjetor 2019, 16:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ligjin “Anti-shpifje” që pritet të votohet nesër në Parlament.

Në një shënim në twitter Rama shpreh keqardhje për ata që sipas tij, lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë.

Më tej Rama bën me dije se projekti “anti-shpifje” do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE.

“Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;

për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri;

për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin http://ëëë.parlament.al/Neës/Index/9800

Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir.

I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore #Antishpifje”- shkruan Rama në Twitter. (TemA)

1 komente në ““Anti-shpifja“, Rama: Projekti do hyjë nesër për miratim në Kuvend, keqardhje për ata që çirren për diktat imagjinar”

  1. Greta says:

    Ti je diktator,Rama dhe shpifjen e ke bere ti ligjore,per deri sa ne Kuvend ju shpifni,shani me liber shtepie njeri tjetrin gjoja ne emer te rregullit kriminal,se :deputeti nuk mban pergjegjesi per ato qe thote”!
    Si nuk mban pergjegjesi deputeti kur shpif,kur fyen ndyre dhe ne degjojme se tani u dashka denuar shpifja.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje