Gjykata dënon me vdekje për tradhti ish-presidentin e Pakistanit, Pervez Musharraf: Tejkaloi kompetencat kushtetuese

17 Dhjetor 2019, 09:17Bota TEMA

Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, është dënuar me vdekje. Ky vendim është  dhënë nga një gjykatë në Islamabad. Musharraf u dënua për tradhti të lartë, të bërë ndaj kombit të tij.

Akuza ka të bëjë me vendimin e marrë prej tij në vitin 2007, kur pezulloi Kushtetutën me vendosjen e “ligjit të emergjencës”, me qëllim për të zgjatur mandatin e tij, raporton BBC.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë  se gjenerali Pervez Musharraf mori pushtetin në vitin 1999 nëpërmjet një grushti shteti, ndërsa më pas u emërua president i Pakistanit nga viti 2001 deri në 2008-ën.

Sipas mediave, aktualisht ish-Presidenti pakistanez ndodhet në Dubai pasi është larguar nga vendi i tij  në vitin 2016 për trajtim mjekësor.

1 komente në “Gjykata dënon me vdekje për tradhti ish-presidentin e Pakistanit, Pervez Musharraf: Tejkaloi kompetencat kushtetuese”

  1. bravo

    terroristet islamike jane kercenim per tan shoqrite
    e Bots .
    #
    nuk arrij me kuptue kush i mbron ala terroristet islamike ish presidenta
    te shqypnise
    si kryekrimineli e mafiozi krimit saleh rrahmanbrrrisha e ilyer muta !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    cFar thine nDerrkombetaret per kta kriminele islamik ?
    aPO kane plane te tjera me shqiptaret qe i mbrojne nga Drejtesia dhe sabotoje ate e Shqiperi
    me pas ji shtet Ligjore sepse ashtu i do B

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje