Shqipëria është një prej vendeve më të barabarta në botë, sa i përket barazisë gjinore. Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka publikuar raportin e hendekut gjinor 2020, një raport vjetor, i cili është më i rëndësishmi në nivel global në drejtim të barazisë gjinore.
Raporti i këtij viti, e rendit vendin tonë të 20-tin mes 153 shteteve, çka përkthehet në një përmirësim me 14 pozicione krahasuar me renditjen e vitit të kaluar, ku renditeshim të 34-tit. Vitin paraardhës renditej e 38-ta dhe në 2006-ën e 61-ta.
Në indeksin e përgjithshëm, pikëzimi i Shqipërisë sinjalizon një nivel barazie gjinore në 76%, ndërkohë që vendi i parë në listë, Islanda e ka në 85%, dhe vendi i fundit, Yemeni, në 49%.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria është padiskutim e para. Sipas kësaj renditje, të jesh femër në Shqipëri ke një nivel barazie me gjininë tjetër më shumë edhe se në vende si Belgjika, Australia, Portugalia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo edhe Holanda, sa për të përmendur disa.
Kapërcim galopant kanë bërë edhe dy nën-indikatorët e tjerë mbi të cilët përpilohet indeksi i përgjithshëm, ai i edukimit dhe ai i pjesëmarrjes politike.
Në atë të shëndetit dhe mbijetesës ndërkohë Shqipëria jo vetëm që lë shumë për të dëshiruar por ka bërë edhe ndjeshëm hapa prapa, nga vendi i 134-tët në botë, në të 145-tin sot, pra një prej 8 vendeve me rezultatin më të dobët në botë.
Renditja e dobët në këtë drejtim vjen për shkak të normës së pabarabartë në lindje, mes femrave dhe meshkujve.
Fakti që familjet shqiptare lindin më shumë meshkuj se femra, e vendos vendin tonë të 147-tin në botë, ndër 153 shtete.
Çështja e abortit selektiv dhe “fiksimit” të shqiptarëve me meshkujt është një temë që është ngritur shpeshherë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Po te shikosh te gjitha te dhenat nderkombetare, si ne kohen e utopise albaniste te socializmit diktatorial,
ashtu edhe sot ne shkerdhato-demokracine kapitaliste,
Shqiperia radhitet nder vendet e para per deklarimin e te dhenave te rreme, propagandistike…
Ne kemi nje qeveri inekzistente gjoja 50% me 50% meshkuj e femra,
por jeta shteterore ne rang kombetar dominohet nga nje person burre
dhe jeta shteterore lokale dominohet po nga nje burre; te dy ngelen neper ekranet e tv.-ve!
Kam përshtypjen që raporti bazohet në % e përfaqësimit të grave në politikë dhe qeveri dhe këtu kanë të drejtë, por në aspektet e tjera jo. Mungesa e barazisë gjinore është e rrënjosur thellë në kulturën shqiptare, ku si rrjedhojë kemi edhe abortet selektive, pa folur për fusha të tjera si dhuna e lartë ndaj saj si dhe diskriminimi në çdo sferë të jetës.
Per clirimin e femres merita i takon periudhes se socializmit e cila e nxorri vendin NGA mesjeta ne epoken moderne.Natyrisht duke kombinuar forcen,shkollen dhe edukimin.Dhe hapi i pare gjigand u be gjate LNCl kur mbi 7000 vajza dolen partizane dhe qindra dhane jeten .Nderkohe nuk patì nje ballste apo legaliste femer.Natyrisht ndjeshmeria atdhetare e femres shqiptare nuk mind te pranonte te rreshtohej ne krah te okupatorit.