Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se gatishmëria e shtetit shqiptar ndaj tragjedisë së 26 nëntorit ka qenë shumë e madhe.
Xhaçka u shpreh se Forcat e Armatosura janë nisur nga Tirana menjëherë pasi është dhënë kushtrimi dhe se kanë mbërritur në vendngjarje, në Durrës e Thumanë për 1 orë e gjysmë.
Sipas Xhaçkës, shpejtësia me të cilën janë nisur Forcat e Armatosura drejt vendngjarje ka bërë që të shpëtohen 38 jetë njerëzish.
“Ne kemi i një bilanc tashmë të qartë të godinave që janë shkatërruar.
Padiskutim që paniku vazhdon, sepse për të gjithë ata qytetarë që kanë përjetuar tronditjet e tërmetit dhe kanë krisje muri, ka pasiguri.
Vlerësimi është një proces që vazhdon. Autoritetet kanë vepruar në mënyrë korrekte.
Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur. Ne kemi marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë përsipër. Reforma tek Emergjencat ka shërbyer për mirë.
Kam preferuar të mos flas ndaj kritikave, sepse kam menduar se nevoja për të qenë në terren ka qenë shumë e madhe, për të bërë vlerësimin financiar të dëmeve që më pas të fillojë faza e rindërtimitpër të gjithë komunitetin e prekur nga tërmeti.
Nuk besoj që ka fatkeqësi natyrore të këtyre përmasave, që gjen të përgatitur asnjë shtet. Por na ka kapur më të përgatitur seç mund te na kapte një vite apo pesë vite më parë.
Forcat e Armatosura kanë qenë për 1 orë e gjysmë nga dhënia e kushtrimit. Ekipet tona të kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar 38 persona”, tha Xhaçka.
Kjo ministre ka mbi 20 dite qe na perserit me mburrje poshteruese se ushtria paska shpetuar 38 vete nga termeti!
Po perse i meshon kaq shume kesaj shifre kur ne te gjithe kemi qene deshmitare se asnje personel shqiptar nuk kishte asnje mjet ne dore,bile s doreza per te bere punen ,kur ekipet e huaja,duke filluar nga Kosova ishin si nata me diten nga keto mburrjet e saj?
Si nuk keni turp ,qe mburreni per gjera pa vlere,kur per shpetimin e jeteve te njerezve nen germadha me shume pune bene te huajt,qe ishin pajisur maksimalisht?
Ne vend qe te mburret kjo zonje,do bente mire qe te na njoftonte se cfare mesuan nga pervoja e ekipeve te huaja,cfare programi kane bere per pajisjen,organizimin,stervitjen dhe vendosjen e tyre afer zonave me te prekura nga termetet e mundeshme!
Po te isha ne vend te saj do t’i kisha deguar menjehere pas largimit te ekipeve te huaja listen e pajisjeve te nevojshme qe duhen blere,makinerite,aparaturat,qente,varkat e shpetimit etj!
Gjithashtu do kisha paraqitur propozimet konkrete per riorganizimin e forcave te emergjences civile te perqendruar ne 3 zona:
-Nje ne Shkoder_lezhe per perballimin e permbytjeve , nje ne Durres-Vore per perballimin e termeteve dhe nje ne veri per perballimin e zjarreve ne pyje!
Duhet te hartohej organizimi,stervitja etj e forcave sipas programeve me te mira te shteteve te ndryshme duke krijuar edhe rezervat shteterore per kete qellim!
Nga ministrite e tjera te studiohen masat qe duhen marre per ndertimin,sizmiken,ruajtjen e pyjeve dhe disiplinimin e ujrave te lumenjve e perrenjve qe shkaktojne rrezik per permbytje!
Eshte me lehte te parandalosh se sa perballosh!
Nuk ishte budalla shteti socialist,qe mbante ne kembe nderrmarrjet e ujrave,bonifikimit,pyjeve etj sepse ato ishin parandaluese e situatave emergjente!