Gazetari i “Le Iene”, kolegëve të tij në Tiranë: A iu lënë pronarët oligarkë të protestoni për lirinë tuaj?

18 Dhjetor 2019, 09:55Sociale TEMA

Gazetari shqiptar i emisionit “Le Iene”, Taulant Kopliku i cili zbuloi rastin e Alvin Berishës i cili kishte mbetur në Siri, i është bashkuar qëndrimit të gazetarëve në vend kundër projektligjeve të propozuara nga kryeministri Rama për median.

Por përveç kësaj, Kopliku ka dhënë edhe një mesazh për kolegët duke u thënë se ky problem nuk zgjidhet as me peticione dhe as me postime në rrjetet sociale por me një aksion të mirëorganizuar dhe me sakrifica.

Ai ka risjellë në vëmendje grevën e ndërmarrë nga Pjetër Arbnori në vitin 1997, i cili u ngujua në zyrën e Komisionit për Liritë e të Drejtat e Njeriut në kryesinë e Kuvendit.

“Pjeter Arbnori hyri ne greve urie i vetem ne nje zyre te parlamentit per te mbrojtur lirine e fjales. Ata qe e njohin kete histori e dine shume mire se kjo nisem individuale e Mandeles shqiptar, ka qene ndoshta e vetmja greve e vertete urie, ne te cilen Arbnori rrezikoi seriozisht jeten.

Ky akt ekstrem vetesakrifikimi eshte ndoshta nje udherrefyes per te gjithe gazetaret e ketij vendi. Nje shembull sesi problemi i paketes famekeqe antishpifje nuk zgjidhet as me peticione e as me postime ne fb por me aksion te mireorganizuat dhe me sakrifica individuale.

Problemi eshte a jane te gatshem te pozicionohen ajo shumice kolegesh qe (megjithe respektin), jane aq te frustruar nga oligarkia qe drejton mediat kryesore, saqe edhe per tu organizuar ne nje situate te tille dramatike per te ardhmen e fjales se tyre, me perpara duhet te testojne humorin e pronarit”, shkruan Kopliku.

3 komente në “Gazetari i “Le Iene”, kolegëve të tij në Tiranë: A iu lënë pronarët oligarkë të protestoni për lirinë tuaj?”

  1. Tarasi says:

    O shoku me rroba doku… Gazetarët në Shqipëri janë në shërbim të oligarkeve edhe pushtetarëve… Kot bërtasin këta barbona gazetarë se gjoja ligji antishpifje cenon lirinë e media’s… Në Shqipëri media është pronë e pushtetarëve…. Nuk ka media të pavarur në Shqipëri…

  2. Rebel says:

    Pronaret jane te lidhur me nje mije fije me qeverine qe nga reklamat qeveritare e deri tek tenderat e koncesionet e rrugeve etj me qindra milione euro!
    Kam bere denoncim tek STOP i Klanit dhe FIKS FARE i Top Channel-it per vjedhjen qe u ben qytetareve te Tiranes bashkia me taksa te jashte ligjeshme,qe shkojne ne miliarda leke,por pasi me sorollaten disa muaj nuk ma moren persiper!
    Mbase keto denoncime i pranojne kundrejt ryshfetit,por une nuk e dija!
    Po keshtu heshten edhe Avokati i Popullit,KLSH,ndersa vete kryeministri Rama me pergjigjet se “Ke gabuar adrese”!
    Ky eshte shteti diktatorial qe kemi sot!

  3. kasemi says:

    Epo edhe ky debili. Kemi mjaft berisha ketu edhe ti na duhesh qe te sulmosh nga krahet. Plehra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje